Connect with us

Infrastrukturë

Projekti për Sazanin, Rama: Është bërë aplikimi, do ta diskutojmë nëse përputhet me vizionin

Published

on

Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë edhe më e kërkuar jo vetëm për turistët, por edhe investitorët e huaj, deklaroi kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes në selinë e PS, teksa u pyet në lidhje me projektin turistik për Sazanin.

Rama shtoi se transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme.

“Objektivi ynë është që Shqipëria të ngjitet në atë majë pa mundësi kthimi pas.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është ambicie e kahershme. E kanë pasur dhe qeveritë dhe paraardhësit e mi, nuk është bërë ende realitet.

Sot, Shqipëria është bërë adresë gjithmonë edhe më e kërkuar jo vetëm nga turistët, por edhe nga investitorët. Ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim, i cili ende nuk është në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi në agjencinë tonë të investimeve të huaja, AIDA.

Do ta diskutojmë dhe nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe me domosdoshmërinë e krijimit të ekuilibrit mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, duke e kthyer natyrën në asetin kryesorë të atij zhvillimi, atëherë do ecim përpara.”

Më herët, “Bloomberg” shkroi se kompania amerikane “Affinity Partners”, që zotërohet nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është në diskutime të avancuara për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë vlerën e 1 miliard dollarëve.

Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon ta transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës “Aman”, tha Kushner në një intervistë me “Bloomberg News”./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Hapet Panairi Ndërkombëtar – EXPOKOS

Published

on

Porta e Ballkanit hapet me edicionin e 23-të të Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS nga sot me 15 dhe nesër 16 maj 2024 në Sallën 1 tetori në Prishtinë. Ky panair mbulon sektorit e Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë, Mbrojtjes e Sigurisë.

Për 23 vite me radhë EXPOKOS ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare, që ka mundësuar krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja duke ju mundësuar kompanive vendore të zgjerojnë tregun e tyre ndërkombëtarë. Fokusi i këtij edicioni vazhdon të mbetët tek promovimi i kompanive vendore duke shfrytëzuar kredibilitetin dhe reputacionin që panairi gëzon në tregjet evropiane dhe më gjerë.

Si vlerë e shtuar e panairit kësaj radhe, janë prezantimet e ndryshme që do të mbahen në kuadër të aktiviteteve paralele nga institucione dhe shoqata që vazhdimisht kontribuojnë në ekonominë e vendit. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mbajë një prezantim mbi të bërit biznes me Gjermaninë, ku do të shtjellohen mes tjerash temat se si te gjinden partnerët në Gjermani dhe si të eksportohet atje, marrëdhëniet ekonomike Gjermano-Kosovare dhe si të bëhet biznes me gjermanët. Në të njëjtën formë do të vazhdojë Oda Sllovene e Bizneseve ku do të mbulojë këto tema për shtetin e Sllovenisë.

Krahas këtyre dy odave, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës do ti shtjellojnë mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të vet, bizneseve nga odat tjera si dhe pjesëmarrësit në Panairin EXPOKOS.

Pjesëmarrja kompanive vendore të ndryshme që kryesisht janë prodhues dhe atyre ndërkombëtare, që mbulojnë sektorë të ndryshëm duke përfshirë sektorin e energjisë, sektor ky i rëndësisë se veçantë për vendin, e bën panairin EXPOKOS ngjarjen më të rëndësishme në vend për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media e CEO shpk – Congress and Event Organization./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zvicra do të ndajë 16.4 miliardë franga për infrastrukturën hekurudhore

Published

on

Këshilli Federal dëshiron të sigurojë një kornizë pagese prej 16.4 miliardë frangash për vitet 2025 deri në 2028 për funksionimin dhe rinovimin e rrjetit hekurudhor ekzistues, sistemeve hekurudhore dhe stacioneve, përcjell albinfo.ch.

Kjo është rreth dy miliardë më shumë se në periudhën aktuale. Këshilli Federal fillimisht donte të shpenzonte 1.3 miliardë franga më pak.

Në përgjithësi, paratë janë të destinuara për funksionimin dhe rinovimin e rrjetit ekzistues hekurudhor, sistemeve hekurudhore dhe stacioneve. Shpenzimet financohen tërësisht nga fondi federal i infrastrukturës hekurudhore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gurthyesit po gërryejnë dhe braktisin bjeshkët e Kosovës

Published

on

Të paktën një për qind e territorit të Kosovës llogaritet të jetë e degraduar nga industria e nxjerrjes së gurëve.

Kjo industri shumë fitimprurëse, sipas raporteve zyrtare, i ka kushtuar mjedisit, sidomos pasi shumica e guroreve nuk janë rehabilituar pas përfundimit të aktiviteteve.

https://www.evropaelire.org/a/industria-gerryen-braktis-bjeshket/32938491.html

Continue Reading

Trending