Connect with us

Infrastrukturë

Projekti i Unazës së Madhe lë pa shtëpi 840 familjet në Tiranë

Published

on

Banorë të lagjes “5 Maji”, Laprakës, Paskuqanit, Kombinatit e Kodrës së Priftit protestuan mbrëmjen e së mërkurës para bashkisë Tiranë.

Me thirrjen “Mbrojmë shtëpitë tona” ata e konsiderojnë të padrejtë shembjen e banesave të tyre si dhe politikat e ndjekura nga bashkia dhe qeveria shqiptare sa i përket shpronësimeve dhe strehimit.

“Nuk thuhet as ku do e marrësh, nuk thuhet as kur do e marrësh. Do trajtohesh me bonus qiraje edhe kjo banesë që do të marrësh do të jetë banesë sociale, nuk do të jetë e jotja. Nesër kjo banesë sociale mund ti shërbejë një çifti të ri se ndryshojnë politikat sociale në vend”,-tha përmes megafonit Bled Marku, banor i Laprakës.

Banorët e lagjes “5 Maji” shtëpitë e të cilëve janë shembur tanimë, bënë thirrje para bashkisë Tiranë për vendosjen e drejtësisë.

Rreth 700 shtëpi preken nga projekti i Unazës së Madhe në Laprakë. Banorët prej disa muajsh janë ngritur në protestë pasi theksojnë mungesën e transparencës së bashkisë lidhur me projektin.

Bashkë me banorët e Laprakës u bashkuan në protestë edhe ata të Paskuqanit. Projekti i Unazës së madhe prek rreth 100 shtëpi në këtë zonë, Sipas banorëve, plani fillestar i unazës parashikonte ndërtimin e rrugës përgjatë lumit në Paskuqan, por më pas ndryshoi duke e devijuar atë përmes zonës.

Në zonën e Kodrës së Priftit si pasojë e devijimit të lotit të katërt të Unazës së Madhe preken 40 shtëpi. Banorët shprehen se janë skualifikuar nga legalizimi, duke mos pasur informacion dhe transparencë.

“Rindërtim mbi eksperiza të rreme”

67 pallate në Kombinat kanë marrë miratimin për t’u shembur nga bashkia Tiranë si pasojë e tërmetit. Banorët e kanë kundërshtuar shembjen pasi sipas tyre procesi i verifikimit ka qenë i pavërtetë.

Ata kanë ngritur 15 padi ndaj bashkisë Tiranë, 3 prej të cilave i kanë fituar në Gjykatën Administrative. Padi këto që kanë kërkuar rrëzimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës që përcaktonte shembjen e pallateve pasi u shpallën të pabanuara.

Procedura e ndjekur për pallatet në Kombinat për të çuar në shembjen e tyre ishte përcaktimi i dëmtimit të tyre në një shkallë të lartë sikurse DS4, ndryshe nga ç’ishte dëmtimi në të vërtetë.

Sipas nenit  34 të aktit normativ numër 9/2019 të miratuar për përballimin e pasojave të tërmetit, nëse ndërhyrjet për riparimin e strukturës së godinës kushtojnë më shumë se 70% e kostos së rindërtimit nga e para të godinës, atëherë autoriteti përgjegjës vendos shembjen e detyruara të këtij objekti.

Prej tërmetit një pjesë e banorëve të Kombinatit janë zhvendosur nga lagjja e tyre duke përfituar bonusin e qirasë. Në mars 2022 ata protestuan për të kërkuar ndërtimin e pallateve aty ku ishin dhe sa më shpejt nga ana e bashkisë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending