Connect with us

Auto

Prodhuesit e makinave po përballen me mungesë të çipave, rrisin investimet për ndërtimin e fabrikave për prodhim të tyre

Published

on

Industria globale e makinave do të përballet me mungesa të gjysmëpërçuese vitin e ardhshëm, ndërkohë që tranzicioni drejt automjeteve elektrike sa vjen e përshpejtohet, sipas paralajmërimeve të grupeve kryesore të automjeteve dhe prodhuesve të çipave.

Hassane El-Khoury, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së prodhimit të çipave me qendër në SHBA, Onsemi, tha se kompania e tij tashmë ka shitur të gjitha çipat e karbitit të silikonit (SiC), gjysmëpërçues të avancuar të energjisë të cilët përdoren kryesisht te makinat elektrike, të paktën deri për në fund të vitit 2023, për shkak të kërkesës së madhe.

“Nuk mund të bëjmë asgjë tani për të ndryshuar vitin 2023,” tha drejtuesi i një prej kompanive kryesore të prodhimit të çipave të makinave në botë. “Ne do të shtojmë kapacitet çdo tremujor, çdo muaj të vitit 2023, në mënyrë që të mund të përmbushim kërkesat e klientëve tanë.”

Jochen Hanebeck, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së prodhimit të çipave të makinave, Infineon, dha një paralajmërim të ngjashëm lidhur me furnizimet në një event të organizuar në Mynih së fundmi. “Pres që të ketë një mungesë mjaft afatgjatë,” tha ai.

Prodhuesit e makinave po përgatiten gjithashtu lidhur me këto probleme. Carlos Tavares, drejtuesi ekzekutiv i Stellantis, prodhuesi i katërt më i madh i automjeteve në botë për nga shitjet, ka thënë se kufizimet e çipave do të vazhdojnë të ndikojnë në industrinë e automobilave edhe vitin e ardhshëm.

Kërkesa për çipa ka shtuar prodhimin nga kompani të tilla si Onsemi, Infineon, si dhe STMicroelectronics, NXP Semiconductors dhe Nexperia.

Muajin e kaluar, Infineon shtoi parashikimin e tij për rritjen e të ardhurave nga 9 për qind në më shumë se 10 për qind për vitet e ardhshme, pa dhënë një afat specifik kohor.

Prodhuesi gjerman i çipave njoftoi gjithashtu investimin e vet më të madh prej 5 miliardë eurosh për të ndërtuar një fabrikë në Dresden, e cila do të prodhojë gjysmëpërçues analogë, me sinjal të përzier dhe me energji, produkte të cilat përdoren te makinat dhe në shumë industri të tjera.

El-Khoury tha se Onsemi po zgjeron prodhimin në fabrikat në Roznov të Republikës Çeke, në Busan të Koresë së Jugut dhe në New Hampshire të SHBA-së. Kompania vlerëson se këto ndryshime do të rrisin kapacitetin me 30 për qind vitin e ardhshëm.

“Ne kemi shumë klientë në të ashtuquajturat ‘marrëveshje afatgjata të furnizimit’ dhe po ndërtojmë kapacitetet e nevojshme për të mbështetur së pari ata,” shtoi ai.

Kërkesa për çipa është nxitur kryesisht nga funksionet gjithnjë e më të ndërlidhura të automjeteve me karburant dhe nga tranzicioni drejt makinave elektrike, i cili ka të ngjarë të përshpejtohet pasi motorët me djegie kanë filluar të eliminohen gradualisht./Media Ndërtimi

Auto

“Volvo” pritet të hap degë në Kosovë

Published

on

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se kompania suedeze e veturave, “Volvo” së shpejti do të hap degë të re në Kosovë. Këtë konfirmim tha se e ka marrë nga ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, raporton Ekonomia Online.

Kryeziu tha se me ambasadorin Westerlund, kanë folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe se ka marrë premtimin e Suedisë se do ta ketë përkrahjen e saj në këtë drejtim si udhëheqëse e BE-së për gjashtë muaj.

“Biseduam për atë se çfarë po kalon Kosova dhe për ndihmën që Suedia afron për Kosovën. Suedia ka qenë një ndër vendet e para që ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Me marrjen e presidencës, ata janë të gatshëm që të na ndihmojnë edhe me tutje në këto procese”.

“Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do të kemi edhe takim me dy komisionet parlamentare. Qoftë, me një ftesë, që deputetët suedez të vijnë në Kosovë por edhe ne të shkojmë atje. Meqenëse Suedia e ka mbështetur Kosovën në çdo aspekt, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje”.

Përveç kësaj, Kryeziu tha se ka marrë premtimin e ambasadorit Westerlund se do ketë investime suedeze në Kosovë, teksa kompania e veturave “Volvo” së shpejti do ta hapë një degë në Kosovë.

“Një gjë e rëndësishme që është thënë nga ambasadori është se do të sillen investitorë të huaj. Na u tha se jo shumë larg, kompania e veturave ‘Volvo do të hap degë të re në Kosovë”, u shpreh ajo.

Continue Reading

Auto

Genesis po synon lansimin e një makine elektrike të vogël por luksoze

Published

on

Genesis po mendon të lansojë një makinë elektrike të vogël luksoze për tregun në Evropë bazuar në konceptin Mint, raporton Autocar.

Koncepti Mint u prezantua në Auto Show 2019 në New York me dimensione kompakte që e bëjnë atë ideal për tregun evropian, ku makinat më të vogla janë të njohura, transmeton Telegrafi.

Mark Choi, kreu i planifikimit të produktit për Genesis, ka konfirmuar se firma koreano-jugore po shqyrton zgjerimin e modeleve të saj dhe një model më i vogël është duke u studiuar, veçanërisht për tregun evropian.

“Por nuk është një rast i thjeshtë për futjen e modeleve të reja; ne duhet të faktorizojmë rritjen e shitjeve të parashikuara për makinat tona aktuale, ta peshojmë atë kundrejt kapacitetit tonë prodhues dhe më pas të marrim parasysh rritjen e kostos së lëndëve të para dhe të kuptojmë se si kjo ndikon në vendim“, shtoi Choi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BE planifikon lejimin e veturave me motor që përdor karburante neutrale

Published

on

Komisioni Europian hartoi një plan që lejon shitjen e automjeteve të reja me motor me djegie të brendshme që funksionojnë vetëm me e-karburante neutrale për klimën, në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Gjermaninë, mbi eliminimin gradual të makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035.

Projekt-propozimi, i parë të martën nga Reuters, synon të krijojë një lloj të ri të kategorisë së automjeteve në Bashkimin Europian për makina që mund të funksionojnë vetëm me karburante me emetime zero.

Automjete të tilla, sipas planit, duhet të përdorin një teknologji që i pengon të qarkullojnë nëse përdoren karburante të tjera.

Kjo do të përfshinte “një sistem nxitës të karburantit” për të ndaluar ndezjen e makinës nëse ajo përdor karburante joneutrale në lidhje me emetimet e karbonit.

Propozimi mund t’u ofrojë prodhuesve të automjeteve një mënyrë për të vijuar shitjen e makinave me motor me djegie të brendshme pas vitit 2035, kur hyn në fuqi ligji i BE-së i cili ndalon shitjen e makinave të reja që emetojnë CO2.

Pas disa muajsh bisedime, vitin e kaluar vendet e BE-së dhe Parlamenti Europian miratuan ligjin.

Por këtë muaj, Ministria gjermane e Transporteve befasoi vendet e tjera, duke paraqitur disa kundërshtime ndaj ligjit në minutën e fundit, disa ditë para votimit përfundimtar, që do ta kishte parë të hynte në fuqi.

Kërkesa kryesore e Ministrisë është që BE të lejojë shitjen e automjeteve të reja me e-karburante pas vitit 2035. Ministria nuk ishte e gatshme për të dhënë një koment.

Të hënën, Ministria deklaroi që bisedimet me Komisionin mbi përfundimin e planifikuar të motorëve të rinj me djegie duke nisur nga viti 2035 po ecnin përpara, por shtoi se nuk mund të thoshte se kur do të arrihej një marrëveshje./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending