Connect with us

Aktuale

Prishtina me mbi 20 milionë euro detyrime ndaj bizneseve e qytetarëve

Published

on

23 milionë euro është vlera e shumës që Komuna e Prishtinës ka paraqitur si detyrime kontingjente për pjesën e parë të këtij viti. Këto detyrime janë pretendime të bizneseve dhe individëve, të cilët kanë paditur Komunën me arsyetimin se janë dëmtuar në çështje të ndryshme, si pronësore, administrative, kompensim dëmi për shkëputje të kontratave dhe të tjera.

Ato mund të kthehen në borxhe detyruese nëse për këtë vendos gjykata, raporton KOHA.

Në raportin financiar të Komunës për tremujorin e dytë janë paraqitur vlerat e këtyre detyrimeve për periudhën janar-qershor 2020, ku shumica kanë të bëjnë me kompensim dëmi. Vlera më e lartë e pretenduar është një milion e 298 mijë euro, derisa më e ulëta 9 mijë euro. Mirëpo, për vlerën këtyre detyrimeve, sipas Iniciativës për Progres (INPO), që monitoron punën e Komunës, nuk është ndëshkuar asnjë zyrtar.

Qëndrim Arifi nga kjo organizatë thotë se praktika e këtillë mosndëshkuese duhet të ndryshojë.

Për Arifin shqetësuese është edhe mungesa e informacioneve që tregojnë se sa prej këtyre detyrimeve Komuna realizon pagesa. LDK-ja, që është parti opozitare në Prishtinë, e vlerëson shqetësuese rritjen e padive ndaj Komunës gjatë udhëheqjes së kryetarit Shpend Ahmeti.

Zyra për informim e Komunës nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje. Nuk janë deklaruar as kryetari Ahmeti e as këshilltarët komunalë të partisë së tij, PSD.

Ndër vite, Auditori i Përgjithshëm ka vlerësuar se niveli i lartë i detyrimeve kontingjente mund të përkeqësojë gjendjen financiare të Komunës nëse vendimet përfundimtare të gjykatës do të jenë në favor të palëve paditëse.

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prishtinës hap kuletën, jep miliona për “Arkitektin e kryeqytetit”

Published

on

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveqla i vazhdoi në seri publikimin e faktuarve me shifra të larta parash, për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

Continue Reading

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending