Connect with us

Turizëm

Prezantohet Raporti për potencialet natyrore dhe kulturore tё pjesës jugore tё Kosovës

Published

on

Raporti paraqet një analizë tё situatës aktuale dhe flet pёr potencialet natyrore dhe kulturore, pёr zhvillimin e turizmit rural dhe agro-turizmit nё pjesën jugore tё Kosovёs

Raporti paraqet një analizë tё situatës aktuale dhe flet për potencialet natyrore dhe kulturore, për zhvillimin e turizmit rural dhe agro-turizmit nё pjesën jugore tё Kosovës duke u fokusuar në analizën e gjendjes së legjislacionit në Kosovë dhe teknologji së, identifikimin e produkteve të reja turistike dhe agroturistike inovative dhe unike për zonën.

Për më shumë klikoni linkun: https://bit.ly/4308I5f

Turizëm

Udhërrëfyesit turistik duhet të pajisen me leje në Kosovë

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton subjektet, që ofrojnë veprimtari të agjencive organizatore të udhëtimit (tour operatorët)  si dhe udhërrëfyesit turistik (guidat turistike), se me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, që dalin nga Ligji nr. 08/L-074 për Turizmin, obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimit në regjistrin turizmit.

Agjencitë organizatore të udhëtimit, që organizojnë paketa të udhëtimit, turne ose ekskursione, duhet të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë dhe të sigurojnë përmbushjen e detyrimeve për ofrimin e këtyre shërbimeve. Me përmbushjen e kritereve dhe kushteve të përcaktuara sipas ligjit për turizmin dhe akteve tjera nënligjore, agjencitë do të mund të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët, respektivisht për turistët, të cilët i blejnë këto shërbime.

Turistët vendorë dhe ata ndërkombëtarë tani do të jenë të siguruar, që paketa turistike të zbatohet sipas marrëveshjes kontraktuale me agjencinë organizatore. Kjo është bërë e mundur meqenëse agjencia e udhëtimit duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të saja kontraktuale ndaj palëve të treta përmes një polise të vlefshme sigurimi.

Udhërrëfyesit turistikë, me rastin e regjistrimit në regjistrin e turizmit dhe pajisjes me kartelën identifikuese të lëshuar nga MINT, do të publikohen duke u promovuar zyrtarisht si udhërrëfyes turistikë për të operuar në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa nuk lejohet operimi i udhërrëfyesve turistikë të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës pa shoqërimin e një udhërrëfyesi turistik vendor të regjistruar në MINT, si parashihet me ligjin e turizmit dhe aktet nënligjore në fuqi.

Subjektet me rastin e aplikimit për leje, kartelë identifikimi, plotësojnë edhe formularin me të dhënat e kërkuara për përfshirje në regjistrin e turizmit.

Deri në funksionalizimin  e platformës elektronike të “Regjistrit të Turizmit” aplikimet bëhen në formën fizike për pajisjen me leje për agjencitë organizatore të udhëtimit dhe kartelë identifikimi dhe regjistrim të udhërrëfyesve turistikë.

Po ashtu,  njoftohen operatorët ekonomikë se me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve administrative, agjencitë organizatore dhe udhërrëfyesit turistik obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimi në regjistrin e turizmit, në të kundërt Ministria do të veprojë sipas procedurave të mbikëqyrjes dhe inspektimit të paraparë me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Të gjitha informatat e detajuara si dhe formularët e aplikimit ministria i ka publikuar në uebfaqen e tyre./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

“Shqipëria, një perlë mesdhetare”, këtë e thotë gjiganti mediatik botëror CNN

Published

on

Gjiganti mediatik botëror i informimit CNN e rendit Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.

“Shqipëria (me Krujën në foto) është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia.”, shkruan CNN.

Në këtë listë janë të vendosur vendet si Madridi, New York, Cape Toën, Vjena etj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Udhërrëfyesit e huaj nuk lejohet të operojnë në Kosovë

Published

on

A e dini se nga viti 2023 ndalohet operimi i të gjithë udhërrëfyesve turistik të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës?

Udhërrëfyesit e huaj nuk lejohet të operojnë në Kosovë nëse nuk kanë leje qëndrimi apo leje pune në Republikën e Kosovës.

Dispozitat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi fillojnë nga 3.000 deri në 9.000 euro, si për operatorin turistik po ashtu edhe për personin juridik që ofron shërbimin e udhërrëfyesit turistik.

Për këtë qëllim gjithmonë angazhoni udhërrëfyes turistik lokal për vizitat tuaja në Kosovë! Udhërrëfyesit lokal gjithmonë kanë informatat më relevante dhe kanë kualifikim profesional për punën që e bëjnë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending