Connect with us

Turizëm

Sa funksionojnë guidat profesionale të turizmit në Shqipëri

Published

on

Turizmi, qoftë ai malor apo bregdetar, kanë pasur një zhvillim të madh vitet e fundit në Shqipëri. Madje kemi vënë re që në zonat turistike nuk ka më as dallim mes stinëve dhe turistët e huaja janë të pranishëm gjatë gjithë vitit. Por ka pasur raste që të huajt nuk janë lidhur me guida profesionale turistike dhe për këtë arsye kanë rrezikuar apo edhe kanë  humbur jetën.

“Dje Federata Shqiptare e Rafting iu bëri bërë thirrje agjencive, operatorëve turistikë, si dhe mediave televizive, që të informojnë turistët e huaj për rrezikshmërinë e hyrjes në kanione pa informacionin dhe pajisjet përkatëse. Kjo deklaratë vjen dy ditë  pas zhdukjes së turistit hollandez në kanionin e Osumit, i cili po bënte rafting së bashku me bashkëshorten e tij, ku fatmirësisht kjo e fundit arriti të shpëtojë nga rrjedhja e ujit. Më tej Federata këshillon turistët që duan të bëjnë aktivitete sportive, t’i referohen guidave profesioniste të licencuara dhe të trajnuara nga Federata e Rafting, për t’u pajisur me të gjitha informacionet dhe pajisjet e nevojshme për të hyrë në kanion në siguri të plotë”- thuhet në deklaratën e Federatës së Rafting.

Shtetasja holandeze u gjet vetëm me rrobat e trupit, pa jelek shpëtimi, pa skafandër, pa kostum dhe xhup termik, të cilat janë pajisjet e domosdoshme për të praktikuar rafting, kayaking dhe eksplorim kanioni në siguri.

Në të njëjtin vend, në 10 maj të vitit të kaluar ka humbur jetën edhe një turist gjerman. Ndërsa një ditë më parë një turist holandez u rrëmbye nga ujërat e lumit në kanionin e Osumit dhe trupi i tij nuk është gjetur ende./Media Ndërtimi./Media Ndërtimi.

Turizëm

AKB: Mbi 1 milion euro kosovarët shpenzojnë për fundjavë në Greqi

Published

on

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes (AKB) Agim Shahini ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën, më së shumti po përfitojnë shtetet që tradicionalisht ishin të vizituara nga kosovarët deri rreth viteve 91 .

Sipas tij, Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti.

“Nga liberalizimi i vizave për Kosovën, më së shumti po përfitojnë shtetet që tradicionalisht ishin të vizituara nga kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish Jugosllavin. Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës, sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitorë për vikend për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë,mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milionë euro për konsum ,sigurime të makinave dhe shoping, sipas një studimi të AKB-ës. Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova, për të shkuar në Selanik për vetëm 8€”, ka shkruar Shahini në Facebook./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Kosova vend atraktiv për turizëm, rritet numri i vizitorëve rreth 90 për qind

Published

on

Kosova po bëhet një vend atraktiv për turistë të huaj, veçanërisht Prishtina. Vitin e fundit numri i vizitorëve nga vende të ndryshme të botës në Kosovë është rritur rreth 90 për qind. Gjatë vitit 2023 numri i net-qëndrimeve të vizitorëve vendorë dhe të jashtëm ishte 1 milion e 523 mijë ose 86 për qind rritje krahasuar me vitin 2022.

Sipas Unionit të Turizmit rol të madh në promovimin e vendit tonë luajnë institucionet për shkak se duhet të ndajnë buxhet më shumë dhe të kenë prioritet turizmin. Për këtë arsye unioni bënë apel institucioneve që të rrisin fondin për turizmin për shkak që është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe punësimit të këtij vendi.

Kryetari i unionit të turizmit, Baki Hoti shprehet për KosovaPress se një vizitor për të qëndruar 24 orë është e paraparë mesatarisht që të shpenzon rreth 150 euro, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe gjëra të tjera. Sipas tij, sa më shumë që të ketë vizitorë aq më shumë dhe pozitive do të ketë të hyra në biznese dhe në shtet.

Ndërsa, nga ministria për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti thonë për KosovaPress se së shpejti Republika e Kosovës do të ketë logon dhe sloganin e saj zyrtar të turizmit, pasi që përmes këtyre simboleve synohet të zhvillohet turizmi gjatë viteve të ardhshme. Po ashtu sipas MINT-it, jo vetëm si një forcë enorme për punësim e zhvillim ekonomik, por edhe si një mundësi për të ndërtuar një imazh të shtetit më të ri në Evropë, i cili promovon vlerat unike të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Rritet numri i vizitorëve në hotele, regjioni më i frekuentuar Peja

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Janar 2024.

Sipas ASK-së, numri i vizitorë në hotele në janar të këtij viti është rritur krahasuar me një vit më parë.

“Në janar 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 mijë e 295, prej tyre 42,1%, ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin janar të vitit 2023 (sa ishin  51 mijë e 253 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 50,8%”, thuhet në raport.

Numri i net-qëndrimeve ishte 152 mijë e 51, prej tyre 38,5% nga vendorët dhe 61,4% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e kishte rajoni i Pejës me 19 mijë e 472 vizitorë dhe më 33 mijë e 80 net-qëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Janar 2023) ka rritje të vizitorëve për 50,8%. Në total, 77 mijë e 295 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending