Presidentja Vjosa Osmani të martën ka takuar në shkollën e mesme Atatürk në komunën e Mamushës, disa gra zejtare nga komunitetet joshumicë, të cilatpo marrin pjesë në trajnime profesionale për rrobaqepësi dhe zejtari.
Pjesëmarrëset po ndërtojnë gjithashtu aftësitë e tyre në biznes dhe marketing dixhital, ndërkohë që po shoqërohen – si pjesë e iniciativës për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave në përgjigje të pandemisë COVID.

Trajnimi po organizohet nga partneri UN Women Kosova në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Mamushë/Mamuša/Mamuşa dhe Yunus Emre Enstitüsü – Prizren, të ndihmuar nga Orkide Prizren Kadınlar Derneği (Shoqata e Grave ‘Orkide’) dhe OJQ-ja Shoqata Bardha.
Pjesë e projektit ‘Përgjigjja ndaj #COVID19 Emergjente dhe Mbështetja e Shërimit të Hershëm’ (HAP), financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga UNDP Kosovë./Media Ndërtimi.