Connect with us

Trashëgimia

Miratohet Rregullorja për përcaktimin e perimetrit mbrojtës të aseteve të trashëgimisë kulturore

Published

on

Përmbushet edhe një standard jetik për mbrojtjen efektive të trashëgimisë kulturore, miratohet Rregullorja për përcaktimin e perimetrit dhe zonës mbrojtëse të aseteve të trashëgimisë kulturore dhe politikave për konzervim dhe zhvillim të tyre.

Dy dekada zhvillim i pakontrolluar, sidomos në fushën e ndërtimit, prodhoi pasoja të rënda për monumentet tona.

Degradimi urban i vendbanimeve tona u mundësua edhe nga mungesa e legjislacionit sekondar për mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë.

Përfundimisht dhe pas një pune të madhe, rregullorja krijon kushte për përfshirjen e trashëgimisë kulturore në dokumentet e planifikimit hapësinor.

Kufijtë e perimetrave dhe zonave mbrojtëse të përcaktuar, së bashku me kriteret për ndërhyrje në këto zona, do të krijojnë bazën për një zhvillim të balancuar urban e rural, në mënyrë që të sigurohet integriteti i aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje.

Rregullorja është përpiluar si rezultat i bashkëpunimit ndër-institucional, ku krahas institucioneve të trashëgimisë kulturore, kontribut përmbajtësor kanë dhënë edhe përfaqësues të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe profesionistë të fushës./Media Ndërtmi.

Trashëgimia

“Lumbardhi Përsëri Publik” shpërblehet me çmimin Europa Nostra

Published

on

“Lumbardhi Përsëri Publik” është ndër fituesit e çmimit më prestigjioz për trashëgimi kulturore për vitin 2022 Çmimit Europa Nostra.

“Ringjallja e kinemanë në bashkëpunim me CHwB Kosova dhe një numër partnerësh vendas dhe ndërkombëtarë përmes ndërhyrjeve urgjente dhe restauruese, ka mundësuar afro1,000 programe publike që arrijnë te më shumë se 100,000 përdorues dhe vizitorë” thuhet në komunikatën zyrtare të Europa Nostra.

Punët e para restauruese u ndërmorën nga CHwB Kosova në kuadër të bashkëpunimit të programit Cultural Emergency Response të financuar nga Prince Claus Fund, e me pas vazhdoi edhe realizimi i shumë aktiviteteve tjera në kuadër të programeve tona si #HeritageLab, #HeritageSpace dhe bashkëpunimeve tjera si në nivelin lokal poashtu edhe nacional.

“Lumbardhi Publik Again” është një nismë për të shpëtuar kinemanë Lumbardhi nga privatizimi dhe shembja dhe për ta rifituar atë si një vend të trashëgimisë kulturore të hapur për të gjithë. Kinemaja, e përbërë nga ekrane të brendshme dhe një kinema në ajër të hapur, është ndërtuar në vitet 1950 dhe ka pasur popullaritet të madh në qytetin e Prizrenit deri në fund të viteve 1980.

Kjo iniciativë e udhëhequr nga DokuFest dhe EC Ma Ndryshe, pas dy fushatave në vitin 2007 dhe 2014, lansoi Fondacionin Lumbardhi në vitin 2015, i cili i arriti qëllimet e tij themeluese gjatë tetë viteve. Duke ringjallur kinemanë në bashkëpunim me CHwB Kosova dhe një numër partnerësh vendas dhe ndërkombëtarë përmes ndërhyrjeve urgjente dhe restauruese, ajo ka mundësuar afro 1,000 programe publike që arrijnë te më shumë se 100,000 përdorues dhe vizitorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Betejës së UP-së për pronën me Kishën s’i shihet fundi as pas një dekade

Published

on

Kanë kaluar dhjetë vjet nga koha kur Universiteti i Prishtinës ka nisur një betejë gjyqësore për të drejtën e shfrytëzimit të një parcele të tokës afër kampusit universitar, ku gjendet një kishë e papërfunduar ortodokse.

UP-ja dhe Kisha Ortodokse Serbe po përballen në një proces të stërzgjatur gjyqësor dhe të dyja palët thonë se ai nuk është as afër fundit.

Vendimi gjyqësor për tokën 4-hektarëshe do të mund të përcaktonte fatin e kishës së papërfunduar, të quajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar.

UP-ja pretendon se ky objekt është ndërtuar ilegalisht në tokën e universitetit në vitet ’90. Historianët e lidhin atë me represionin e regjimit të atëhershëm serb, me në krye Sllobodan Millosheviqin.

Kisha Ortodokse Serbe, në anën tjetër, mohon se objekti ka karakter politik dhe kërkon që të lejohet shfrytëzimi i tij për rite fetare.

Toka e kontestuar, ku gjendet kisha, është në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës, në padinë që ka ushtruar në gjykatë, pretendon se tokën e ka pasur në shfrytëzim të lirë e të papenguar nga viti 1975.

Sipas UP-së, kjo tokë i është dhënë kishës në shfrytëzim, në mënyrë të jashtëligjshme, në vitin 1990.

Nga Kisha Ortodokse Serbe këmbëngulin se “nuk kanë nevojë të fitojnë të drejtën mbi tokën”, pasi toka dhe objekti kishtar, sipas tyre, i takojnë Kishës Ortodokse Serbe.

“Është detyrë e palës tjetër ta provojë të kundërtën”, thotë për Radion Evropa e Lirë Aleksandar Radovanoviq, avokat përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe.

Çështja e të drejtës së shfrytëzimit të tokës në kampusin universitar është bërë lëndë gjyqësore nga viti 2012.

Universiteti i Prishtinës e ka humbur gjyqin fillestar lidhur me këtë çështje, pas mosparaqitjes së përfaqësuesve të tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në vitin 2015.

Më pas, edhe Gjykata e Apelit në vitin 2017 i ka dhënë të drejtë Kishës për pronësinë e tokës, duke e hedhur poshtë padinë e UP-së.

Në po atë vit, UP-ja ka iniciuar një padi të re, për të cilën nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore deri në fillim të vitit 2021./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Të rinjtë kosovarë mësuan teknika mbi restaurimin dhe riciklimin e mobileve të vjetra

Published

on

I organizuar nga Manifesta 14 Prishtina përmes programit HeritageLab, në këtë kamp një grup pjesëmarrësish mësuan teknika mbi restaurimin dhe reciklimin e mobiljeve të vjetra të ish- Bibliotekës Hivzi Sulejmani.

Tutje, krijimet e tyre do të ripërdoren në ndërtesën e njëjtë por me funksion të ri si Qendra për Praktikë Rrëfyese, një institucion i ri ndërdisiplinor./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending