Connect with us

Aktuale

Piramida në Tiranë bëhet me shkallë për akomodimin e vizitorëve

Published

on

Piramida ikonë e kryeqyteti të Shqipërisë i është nënshtruar transformimit për t’u bërë një ndër qendrat më të rëndësishme të Inovacionit Teknologjik kombëtar.

Nën mbikëqyrjen e autorit të projektit, arkitektit të famshëm hollandez Winny Mass, Piramida po merr pame tjetër.

Dikur ajo shërbente si qendër skijimi, ndërkohë që pas renovimit të brendshëm forma e saj po behet me shkallë.

“Është emocionuese, jemi afër përfundimit. Ajo që kemi bërë është që kemi hapur ndërtesën dhe e kemi përshtatur në një mënyrë që krijon më shumë hapësirë dhe qasje për publikun. Kemi filluar të testojmë shkallët, në mënyre që të japin më shumë siguri për njerëzit që di i përdorin.”, deklaroi arkitekti Winny Mass.

Piramida e Tiranës është padyshim simbol si edhe pikë referimi e kryeqytetit, një relike e një të shkuare të trazuar dhe një të ardhmeje të pasigurt por gjithsesi shpresëdhënëse.

Ndërtesa u ndërtua si një muze dhe memorial për Enver Hoxhën, diktatorin e Shqipërisë. Ajo ishte projektuar nga vajza e tij dhe burri i saj, të cilët thanë se frymëzimi i tyre ishte mali që ngrihet mbi qytet. Rëndësia e tij reale ishte e dukshme për të gjithë.

Aktuale

Protestojnë studentët e Fakultetit të Bujqësisë, duan kyçjen e rrymës në objektin e ri mësimor

Published

on

Studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë përmes një proteste kanë pezulluar nisjen e procesit mësimor për vitin e ri akademik deri në marrjen e një vendimi nga ana e KOSTT për kyçje të energjisë elektrike në objektin ri.

Kallxo.com ka raportuar se ndërtimi i Objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë jashtë kushteve teknike të lëshuara nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka bërë që studentët e këtij fakulteti të mbesin pa hapësira të veta edhe këtë vit.

Bedri Dragusha, dekan në Fakultetin e Bujqësisë tha se studentët e FBV-së nuk iu gëzuan nisjes së vitit akademik, për shkak se nuk arritën të hyjnë në objektin që u takon.

“Sot është dita e  parë e vitit  aksdemik dhe stafi me studentët nuk iu gëzuan pasi kanë vendos të pezullojmë mësimin pasi nuk arriten të transefrohen  në objetin e ri. Ndërtimi  ka nis nga viti 2013. Kur erdhi momenti i kyqjes së rrymës u vërtetuua se ka  shkelje të distancës. Kjo është linë ndërkombëtare dhe sipas tyre kjo duht të jetë 7 metra distancë”- tha ai.

Blenda Fazliu, kryetare e Këshillit të Studentëve tha se po protestojnë pasi nuk po arrijnë të nisin ligjëratat në objektin e ri.

Ajo shtoi se kanë mungesë të hapësirave për vijim të duhur të mësimit.

“Po protesojmë për objektin  e ri pasi është dashur të fillojmë këtu. Nuk kemi as kushtet minimale për studime. Nga sallat e leximit, e ushtrimeve. KOSTT le të veprojë pasi për shkak të kësaj trafoje jemi në këtë gjendje. Do protestojmë deri sa të merret vendim për  zhvendosje të kësaj trafo. Kemi përkrahjen e stafit akademik për këtë pezullim”-u shpreh ajo./Media Ndërtimi.

9 vjet për ndërtimin e 9 mijë m² për objektin e ri të Fakultetit të Bujqësisë, KOSTT-i refuzon kyçjen e energjisë

Continue Reading

Aktuale

“Nga Kosova po largohen punëtorët e zellshëm që punojnë 12-15 orë në ditë!”

Published

on

Menaxheri i Trajnimeve në Innovation Center Kosovo (ICK), Shpend Lila përmes rrjetit social facebook ka shpjeguar se cila kategori e punëtoreve është duke u larguar nga Kosova në drejtim të shteteve evropiane.

“Jon tu ike njerëzit prej Kosovës shumë. Njerëz me rroga t’mira ama. Me profesione t’mira. Ne Kosove nuk ka mungese te veneve te punes, ka mungese te rrogave tmira. Dhe dinjitetit.

Nga Kosova po largohen dy kategori:

  1. Punetori i zellshëm qe punon 12-15 ore ne dite, pa kontrate, pa sigurim, me gjyse rroge n’banke (sepse oligarku duhet me pagu taksa, nuk i konvenon)
  2. Njerez te kualifikuar, te cilet me shume e durojne nje ankese profesionale prej gjermanit, se sa “n’sa ke ardhe sot?” nga raptisha.

E ardhmja e tregut te punes ne Kosove NUK duket premtuese.”, shkruan Lila./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending