Connect with us

Aktuale

Komunat hezitojnë të ndajnë buxhet për shpronësimet, mbesin shumë rrugë pa u ndërtuar ani pse janë ndarë financa për to nga MI-ja

Published

on

Ndërtimi i rrugës Vojnik-Osojan ishte paraparë të ndahet në dy pjesë (llote).

Çmimi i kontratës për llotin 1 të këtij projekti ishte 502,000 euro ndërsa për llotin 2 ishte 1,347,374 euro.

Kontratat për të dyja këto llote kishin hyrë në fuqi në janar të vitit 2016 dhe të dyja ishin buxhetuar nën të njëjtin kod buxhetor, shrkuan në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Fondi i buxhetuar për vitin 2016 ishte vetëm 400,000 euro, kjo do të thotë se MI-ja nuk kishte buxhetuar mjete të mjaftueshme për t’i kryer pagesat paralel me zhvillimin e punimeve, edhe pse për ndërtimin e një rruge të tillë nevojiteshin (sipas MI-së) vetëm 155 ditë pune.

Me fjalë tjera, rruga do të mund të ndërtohej brenda vitit 2016 ndërsa mjetet e buxhetuara mbulonin vetëm afër 22% të vlerës së kontraktuar. Plani i financimit të projektit shtrihej përgjatë tri viteve, deri në vitin 2018, sipas të cilit 600,000 euro do të siguroheshin në vitin 2017 dhe 1.5 milion euro në vitin 2018.

Gjatë viteve 2016-2017 për llotin 1 ishin faturuar punë në vlerë prej afër 380,000 euro (62% e vlerës së kontraktuar) prej të cilave në vitin 2016 mbi 108,714 euro, ndërsa rruga nuk është në dispozicion fare për qarkullim për shkak se problemet pronësore i kishin ndërprerë punimet.

Gjatë viteve 2016-2018 për llotin 2 ishin faturuar punë në vlerë prej 1,108,761 euro (75% e vlerës së kontraktuar), prej të cilave 323,590 euro në vitin 2016, mirëpo vetëm gjysma e rrugës ishte ndërtuar për shkak se problemet pronësore i kishin ndërprerë punimet.

Gjasat për rifillim të punimeve në cilindo prej këtyre dy lloteve ishin minimale për shkak se për shpronësimin e tokave mbi të cilat do duhej të ndërtohej rruga, as MI e as komuna e Istogut dhe ajo e Skenderajt nuk kishin ndarë mjete fare, e as që kishin bërë ndonjë zgjidhje alternative (ndonjë) formë tjetër të kompensimit për pronarët e tokave).

Për pasojë punimet ishin pezulluar për afat të pacaktuar ndërkohë punët e kryera deri më tani kishin degraduar deri në atë masë sa që qarkullimi i automjeteve motorike ishte i pamundur dhe në pjesën më të madhe të rrugës ishte e pamundur të dallohen punimet që ishin zhvilluar./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending