Connect with us

Ndërtim

Përfundon epoka e “San Siro”, ekipi italian Milan me projekt për ndërtimin e stadiumit të ri

Published

on

Milani thuhet se ka vendosur të ndërtojë stadiumin e ri pa Interin dhe ka identifikuar tre pika të mundshme për epokën pas San Siros..

Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë të gatshëm të ndajnë rrugët me rivalët e tyre të qytetit, Interin, duke ndërtuar vetëm një stadium të ri.

Dy klubet kishin miratuar një vit një projekt të quajtur ‘Katedralja’, për stadiumin e tyre të ri. Një stadium i përbashkët që duhet të ishte ndërtuar në zonën e stadiumit ekzistues, por sipas GDS, ai plan nuk është më në agjendën e Gerry Cardinale.

Pronari i ri i kuqezinjve dëshiron të ndërtojë një stadium të ri i vetëm, pa rivalët e tyre të qytetit. Kampionët në fuqi të Serie A kanë identifikuar tashmë tre pika ku mund të ndërtohet shtëpia e tyre e re.

Opsioni i parë është në Sesto San Giovanni, pak jashtë Milanit. Këshilli i qytetit i ka dhënë tashmë dritën jeshile çdo projekti që përfshin stadiumin e ri të Milanit. Një zonë e madhe është në dispozicion për kuqezinjtë, të cilët, megjithatë, do të luanin për herë të parë jashtë qytetit të Milanos.

Opsioni i dytë është San Donato, gjithashtu jashtë Milanit; ndërsa e treta është një zonë prej 75 hektarësh e quajtur ‘La Maura’, jo shumë larg nga San Siro, në pronësi të Grupit FCMA.

Cardinale do të bëjë vlerësimin e tij dhe do të marrë një vendim së shpejti.

Gazzetta dello Sport raporton se ai është i vetëdijshëm se Milani ka nevojë për një stadium të ri dhe ka nevojë vetëm për të, veçanërisht pasi pa se klubi fitoi më shumë se 9 milionë euro për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit javën e kaluar, të ardhurat më të larta të një ndeshjes në futbollin italian./Media Ndërtimi

Ndërtim

Miratohet ndërtimi i qendrës kompjuterike prej 260 milionë eurosh në Gjermani

Published

on

Qeveria gjermane i ka dhënë dritën jeshile një aplikacioni planifikimi për një qendër të re kompjuterike 260 milionë euro në Bavari, me ndërtimin që do të nisë së shpejti.

Ministri i Shkencës Markus Blume miratoi planin për Qendrën e Informatikës me Performancë të Lartë të Bavarisë Veriore.

Objekti i ri në Friedrich-Alexander-Universität Erlangen-Nürnberg (FAU) do të jetë partner i Qendrës Superkompjuterike Leibniz (LRZ) në Garching.

Kjo do të thotë gjithashtu se Shteti i Lirë i Bavarisë ka investuar tashmë më shumë se 1.5 miliardë euro në projekte të reja ndërtimi në FAU që nga viti 2019./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pëson rënie për (-1.3%)

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar këtë të enjte Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2023.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë thuhet se ka pasur rënie për (-1.3%) në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

Rënie më të madhe kishte: transporti (-6.9%); materialet (-1.4%); dhe pagat (-0.4%).

Ndërsa, rritje kishte te: kostot e tjera (1.4%); makineritë (0.9%); dhe energjia (0.5%).

Ndërkaq, krahasuar tremujori i parë i vitit 2023 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte rritje për 3.3%.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 3.3% në TM1 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Rritja kryesisht u vërejt te: transporti (16.4%); makineritë (11.1%); kostot e tjera (10.1.%); pagat (2.8%); dhe materialet (2.4%).

Ndërsa, kishte rënia te energjia me (-14.9%)./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Shqetësuese ndërtimi i Moteleve afër shtëpive të banimit në Prishtinë!

Published

on

Ndërtimi i moteleve pranë shtëpive të banimit, po i shqetëson banorët e disa lagjeve të kryeqytetit.

Kohëve të fundit, në shumë qytete të Kosovës shihen ndërtime të shpeshta e të shumta të moteleve.

Një motel ka nisur të ndërtohet në lagjen Arbëria në Prishtinë, ndërsa disa banorë në adresë të portalit Ndërtimi.info kanë dërguar disa fotografi, ku shihet se afër shtëpive të banimit të kenë nisur së ndërtuari këto njësi të shndërruara në “Vila”.

Të njëjtat, kryesisht po përdoren për pushime të shkurtra.

Ndërtuesit, apo pronarët e tyre, nuk po zgjedhin vende se ku po i ndërtojnë ato. Në shumë raste, objekte të tilla janë fare pranë shtëpive të banimit në zona rurale e urbane. Këto ndërtime po dalin të jenë shqetësuese për banorët e atyre shtëpive fare pranë.

Baki Hoti, udhëheqës në Unionin e Turizmit në Kosovë, tha ditë më parë në Klan Kosova se është duke u punuar në një Udhëzim Administrativ që rregullon operimin e hoteleve e moteleve.

Hoti tha se edhe si Union e kanë një anëtarë në grupin punues, për çka do t’i shtyjnë tutje disa kritere për këto motele.

I pyetur se “A do të ketë ndërtime të moteleve të tilla afër objekteve të banimit?”, Hoti, u shpreh se “absolutisht jo”. Ai shtoi, se përmes këtij Udhëzimi Administrativ do të rregullohen kriteret se ku mund të ndërtohen ato, si në qytete si në fshatra, me çfarë kritere dhe kushte./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending