Connect with us

Ndërtim

13.9 milionë euro kostoja e ndërtimit të FSHMN-së, 2.300 studentë pritet të ndjekin mësimet në mjedis modern

Published

on

Një kapitull i ri në arsimin e lartë ka filluar pasi që zyrtarisht ka nis ndërtimi i ambienteve të reja të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.

Ambientet e reja do të presin më shumë se 2,300 studentë dhe 133 anëtarë të stafit që studiojnë, hulumtojnë dhe punojnë në pesë departamente të ndryshme duke përfshirë matematikën, fizikën, kiminë, biologjinë dhe gjeografinë.

Ndërtimi i objekteve të reja të fakultetit, me vlerë 8.9 milionë euro, është pjesë e një programi më të gjerë të BE-së për Punësim dhe Arsim dhe është një nga shumë projektet e infrastrukturës arsimore të financuara nga BE-ja në Kosovë.

BE-ja do të financojë ndërtimin e objekteve, ndërsa Universiteti i Prishtinës do të furnizojë mobilje dhe pajisje laboratorike në vlerë prej 5 milionë euro.

Ky ndërtim i objekteve i financuar përmes IPA II po udhëhiqet dhe zbatohet nga UNOPS, i cili ruan llogaridhënien dhe mbikëqyrjen përfundimtare mbi të gjitha aspektet e menaxhimit të projektit dhe rezultateve të tij. I gjithë procesi që nga planifikimi, dizajnimi dhe menaxhimi i projektit zbatohet dhe udhëhiqet nga UNOPS./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Miratohet ndërtimi i qendrës kompjuterike prej 260 milionë eurosh në Gjermani

Published

on

Qeveria gjermane i ka dhënë dritën jeshile një aplikacioni planifikimi për një qendër të re kompjuterike 260 milionë euro në Bavari, me ndërtimin që do të nisë së shpejti.

Ministri i Shkencës Markus Blume miratoi planin për Qendrën e Informatikës me Performancë të Lartë të Bavarisë Veriore.

Objekti i ri në Friedrich-Alexander-Universität Erlangen-Nürnberg (FAU) do të jetë partner i Qendrës Superkompjuterike Leibniz (LRZ) në Garching.

Kjo do të thotë gjithashtu se Shteti i Lirë i Bavarisë ka investuar tashmë më shumë se 1.5 miliardë euro në projekte të reja ndërtimi në FAU që nga viti 2019./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pëson rënie për (-1.3%)

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar këtë të enjte Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2023.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë thuhet se ka pasur rënie për (-1.3%) në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

Rënie më të madhe kishte: transporti (-6.9%); materialet (-1.4%); dhe pagat (-0.4%).

Ndërsa, rritje kishte te: kostot e tjera (1.4%); makineritë (0.9%); dhe energjia (0.5%).

Ndërkaq, krahasuar tremujori i parë i vitit 2023 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte rritje për 3.3%.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 3.3% në TM1 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Rritja kryesisht u vërejt te: transporti (16.4%); makineritë (11.1%); kostot e tjera (10.1.%); pagat (2.8%); dhe materialet (2.4%).

Ndërsa, kishte rënia te energjia me (-14.9%)./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Shqetësuese ndërtimi i Moteleve afër shtëpive të banimit në Prishtinë!

Published

on

Ndërtimi i moteleve pranë shtëpive të banimit, po i shqetëson banorët e disa lagjeve të kryeqytetit.

Kohëve të fundit, në shumë qytete të Kosovës shihen ndërtime të shpeshta e të shumta të moteleve.

Një motel ka nisur të ndërtohet në lagjen Arbëria në Prishtinë, ndërsa disa banorë në adresë të portalit Ndërtimi.info kanë dërguar disa fotografi, ku shihet se afër shtëpive të banimit të kenë nisur së ndërtuari këto njësi të shndërruara në “Vila”.

Të njëjtat, kryesisht po përdoren për pushime të shkurtra.

Ndërtuesit, apo pronarët e tyre, nuk po zgjedhin vende se ku po i ndërtojnë ato. Në shumë raste, objekte të tilla janë fare pranë shtëpive të banimit në zona rurale e urbane. Këto ndërtime po dalin të jenë shqetësuese për banorët e atyre shtëpive fare pranë.

Baki Hoti, udhëheqës në Unionin e Turizmit në Kosovë, tha ditë më parë në Klan Kosova se është duke u punuar në një Udhëzim Administrativ që rregullon operimin e hoteleve e moteleve.

Hoti tha se edhe si Union e kanë një anëtarë në grupin punues, për çka do t’i shtyjnë tutje disa kritere për këto motele.

I pyetur se “A do të ketë ndërtime të moteleve të tilla afër objekteve të banimit?”, Hoti, u shpreh se “absolutisht jo”. Ai shtoi, se përmes këtij Udhëzimi Administrativ do të rregullohen kriteret se ku mund të ndërtohen ato, si në qytete si në fshatra, me çfarë kritere dhe kushte./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending