Connect with us

Aktuale

Përfundon debati për situatën ekonomike, votimi i rezolutës së PDK-së shtyhet për seancë tjetër

Published

on

Ka përfunduar seanca ku u debatuar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, e cila ishte ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në mungesë të kuorumit deputeti i PDK-së, Bedri Hamza kërkoi që rezoluta e propozuar të shtyrë për votim në ndonjë seancë tjetër, përcjell Telegrafi.

Hamza gjatë debatit parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 ka thënë se Qeveria nuk e ka marr seriozisht çështjen e rimëkëmbjes.

Sipas tij, pa vaksinim të popullatës nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike në vend.

“Pa vaksinim të popullatës nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike. Kemi një numër të madh të bizneseve që janë mbyllur dhe shumë punëtorë janë larguar nga vendet e punës. Borxh publik është rrit dhe shpenzimet kapitale janë ulur. Në planin qeveritar nuk është paraparë asnjë masë se si do të bëhet rimëkëmbja ekonomike. Shfrytëzojeni këtë seancë t’iu tregoni qytetarëve se a do t’i rrisin tatimet. Nëse nuk keni plan, atëherë zbatojeni Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Nëse filloni me këto masa, do të ishte një ndihmesë për qytetarët dhe bizneset. Siç e dini ky Ligj ka afat edhe gjashtë muaj”, tha Hamza.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë po ndodh shumë më shpejtë se që është parashikuar.

Ish-ministrja e Financave shtoi se ish-Qeveria Hoti ka ndarë mbi 285 milionë euro për qytetarët, bizneset e institucionet.

“Vetëm gjatë viti 2020 janë dhënë 285 milionë euro drejtpërdrejtë, dhe gjithsej për gjashtë muaj jajë vu në mbështetje qytetarëve 285 milionë euro por ato kanë qenë kapacitetet tona. Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, kemi ndihmuar bizneset e grave. Qeveria Kurti ka marr mandatin me 22 mars dhe si mund ju të krenoheni me progresin ekonomike”, tha Bajrami.

Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj tha se nuk po shohin ndonjë ide për financim ekonomik për të ndihmuar qoftë bizneset.

“Prandaj është koha dhe momenti juaj, realizoni atë që premtuat. E nderuara Qeveri Kurti, qytetarët nuk harrojnë që Vetëvendosja ishte ajo që bllokoi me muaj të tërë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku sipas jush ishte një projektligj i pa logjikshëm dhe i rrezikshëm, e siç e dimë mungesa e këtij ligji hendikepoi shumë veprimtari, biznese e qytetarë të Kosovës dhe se një pjesë të madhe të fajit në këtë proces të humbjeve të mëdha ekonomike keni gisht ju si parti madje më shumë se të gjithë”, tha Lekaj.

Në fund, ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë debatit parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 ka thënë se, sivjet performanca e ekonomisë do të jetë më e mira në dy dekadat e fundit.

“Arsyeja e rënies ekonomike ka pasur me pasigurinë dhe çfarëdo likuiditeti shtesë nuk ka mundur ta rris ekonominë, sepse qytetarët kanë pasur pasiguri. Rruga e vetme për të dal nga kjo gjendje, ka qenë marrja nën kontroll të rritjes së rasteve. Ardhja e mërgatës dhe rritja e shpenzimeve gjatë akullimit të të ardhurave, presim që këtë vit ta kemi performancën më të mirë ekonomike në këto dy dekadat e fundit. Duhet të bëjmë thirrje për konsumim të prodhimit vendor dhe formatizim të ekonomisë”, përfundon ai. /Telegrafi/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending