Connect with us

Aktuale

Përforcohet objekti i Sallës së Koncerteve në Tiranë

Published

on

Kur i vumë vetes synim restaurimin e Sallës së Koncerteve të Universitetit të Arteve, skeptikët ishin të shumtë, madje pak besonin se do ia dilnim.

Falë një fryme të re bashkëpunimi me TAP – Shqipëri, që iu bashkua vizionit tonë për rijetësimin e kësaj salle #historike, këtij poli të ri kulturor, po punohet me hapa të shpejtë në përforcimin e strukturës së godinës, punimet në sistemin mekanik e elektrik, si dhe fasadën e saj.

Salla e koncerteve do t’i kthehet studentëve e artistëve sipas standardeve bashkëkohore, por edhe duke ruajtur trashëgiminë #kulturore.

Vitin e kaluar në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve ishte nënshkrua marrëveshja e bashkëfinancimit për restaurimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e Sallës së Koncerteve të Universitetit të Arteve midis TAP, Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Arteve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Z. Malfor Nuri (Drejtor Vendi për TAP në Shqipëri), Znj. Elva Margariti (Ministre e Kulturës) dhe Prof. Kastriot Çaushi (Rektor i Universitetit të Arteve).

Godina e Universitetit të Arteve është ndërtuar në vitin 1942. Ajo është projektuar nga arkitekti italian Gherardo Bosio dhe konsiderohet si pikë referimi për arkitekturën shqiptare të periudhës së mes shekullit të 20-të. Kjo godinë, gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë II dhe si rrjedhojë mbrohet me ligj.

Projekti i rikonstruksionit bën së bashku një sërë partnerësh, si Ministrinë e Kulturës dhe TAP në cilësinë e bashkëfinancuesve të projektit, Universitetin e Arteve, Agjencinë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Cooperazione Italiana), Atelier4 dhe Universitetin e Firences.

Duke marrë parasysh statusin e veçantë të godinës, rinovimi i Sallës së Madhe kërkon kujdes dhe ekspertizë të veçantë teknike. Universiteti i Firences, i cili ka përvojë të konsiderueshme në restaurimin e godinave historike dhe objekteve të artit, ka kryer tashmë një studim lidhur me qasjen e konservimit dhe do të vijojë të monitorojë dhe të mbështesë zbatimin e këtij projekti.

Punimet restauruese janë planifikuar të zgjasin 14 muaj dhe pritet të përfundohen brenda prillit të vitit 2022./Media Ndërtimi.

Aktuale

Energjia Elektrike pritet të shtrenjtohet sërish

Published

on

Mosekzekutimi i subvencionit prej 100 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës para pak muajve tash mund t’i kushtojë Kosovës deri në 5 milionë euro në ditë import, ose mund të sjellë shtrenjtim të energjisë.

Kosovarët prej ditësh po përballen me reduktime të energjisë elektrike. E që të kjo të parandalohej, Zyra e Rregullatorit kishte propozuar një subvencionim prej 100 milion eurosh nga shteti i Kosovës.

Këto mjete qeveria i ndau që të blihet energji më e lirë, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë.

Nga KEDS thonë se edhe në rast se kjo ndodhë, tash është vonë.

Viktor Buzhala, zëdhënës në këtë kompani, paralajmëron se Kosova mund të paguajë shifra marramendëse për import të rrymës muajve të dimrit.

Nga Shoqëria Civile thonë se mos ndarja e mjeteve për energjinë nga Qeveria, do të mund t’iu kushtojë kosovarëve me rritje enorme të tarifave të rrymës.

Në këto ditë  vendi ka prodhuar afër 120 mega vat në orë më pak sesa nga kërkesa e konsumatorëve.

Continue Reading

Aktuale

AKP shpalli shitjen e re të aseteve përmes likuidimit nr. 58 

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.58. Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 40 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.58 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 shtator 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Bashkëlidhur (si më poshtë) gjeni shtegun me  listën e aseteve të tenderuara në këtë valë të shitjeve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Reagon “Prishtina Parking” për kontratën prej 750 mijë euro

Published

on

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. sqaron opinionin publik rreth disa shkrimeve dhe reagimeve të aktivistëve politikë lidhur me vazhdimin e kontratës “Shërbime për Menaxhimin e Parkingjeve”, ku vlera indikative për 36 muajt e ardhshëm është 750,000.00€ (shtatëqind e pesëdhjetë mijë euro).

Ndërmarrja sqaron se kjo nuk është shuma që do t’i paguhet Operatorit Ekonomik, por në bazë të kontratës së nënshkruar, Ndërmarrja do t’i paguajë kompanisë 15 % të të hyrave për çdo shërbim që kryen kompania e kontraktuar nga Ndërmarrja.

Ta zëmë, nëse Operatori Ekonomik kryen shërbime nga të cilat Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” inkason 100€ (njëqind euro), nga kjo shumë 15 % e të hyrave (15€) do t’i marrë kompania e kontraktuar për të kryer shërbimet.

Gjithashtu në bazë të kontratës së nënshkruar, Operatori Ekonomik ka për obligim të furnizojë stafin me pajisje elektronike si telefona dhe printer digjital, ndërtimin e një server room, vijëzimin e të gjitha parkingjeve në të gjitha lagjet e Prishtinës, vendosjen e tabelave vertikale, mirëmbajtjen e sistemit, si dhe trajnimin e stafit për përdorimin e sistemit.

Është me rëndësi të theksohet se kompania e kontraktuar ka krijuar softuerin dhe tre aplikacione: aplikacioni ku palët paguajnë me sms, aplikacioni për banorët rezident si dhe aplikacioni për smart phone, ku për to është investuar një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga kompania e kontraktuar.

Prishtina Parking me punën dhe angazhimin e treguar është shndërruar në një Ndërmarrje model në vend, andaj çdo tentim për të prishur imazhin nga informata të pasakta të sponzorizuara që kanë dështuar të implementojnë sisteme të tilla, është i papranueshëm për ne.

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. fton mediat dhe qytetarët që për çdo informatë të drejtohen pranë zyreve të Ndërmarrjes dhe të mos publikojnë njëanshëm qëndrime nga individë politik.

Continue Reading

Trending