Connect with us

Tech

Përdorimi i printerëve 3D për prodhimin e maskave mbrojtëse

Published

on

Ka disa javë që pandemia e Coronës ka ndryshuar jetën e përditshme të njerëzve në Gjermani. Disa janë bërë shumë kreativë, si Dirk Thelen, që pasionin e tij e përdor tani për të prodhuar maskat aq të kërkuara këto kohë.

Pesë printera 3D ka Dirk Thielen në shtëpi. Normalisht ai printon me ta figura filmash si Batmani. Por tani printerat prodhojnë 24 orë në ditë diçka që kërkohet me urgjencë këto kohë. Maskat. 100 copë maska transparente plastike mbrojtëse – të ashtuquajturat “Face Shields” prodhon tani në ditë Dirk Thelen. Pesë printera dhe dy aparate laser, – pasioni që Dirk kishte për printimin 3D tani është kthyer në një prodhim të rëndësishëm. Dirk Thelen furnizon tani personelin mjekësor në azilet e pleqve, që ka nevojë urgjente për maska mbrojtëse.

35-vjeçari punon normalisht si supervizor në një firmë autobusësh, që ndër të tjera iu vihen në dispozicion edhe shkollave. Por shkollat janë mbyllur, autobusët qëndrojnë në vendparkim. Dirk Thielen ëshë dërguar në punë me orar të shkurtuar. Ai jeton pranë Heinsbergut, një nga zonat e para që u kthyen në vatra të krizës së Coronës në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Barbara i dha idenë të printonte maskat transparente plastike në dhomën e punës. Ajo vetë punon në një azil pleqsh. Kur filloi kriza e Coronës, personelit i mungonin maskat mbrojtëse. Çmimet që kërkoheshin në treg ishin të papërballueshme, “çmime astronomike”, thotë Dirk Thielen. Kështu ai vendosi të printojë vetë. Bashkëshortja dhe kolegët ishin mirënjohës. Edhe nga banorët në azilin e pleqve erdhën mesazhe pozitive. “Sidomos të sëmurët dementë, që orientohen e ruajnë përmes fytyrës, ishin të gëzuar që maskat ishin transparente”.

Kërkesë e lartë për “Face Shields”

Kanë kaluar katër javë ndërkohë. Ndërkohë Dirk Thielen ka prodhuar 700 Face Shields. Makineritë e nxehin materialin deri në 220 gradë dhe e formojnë në një maskë transparente. Mesatarisht duhet një orë e 40 minuta deri sa një maskë të jetë gati. Para se Face Shields të përdoreshin në azilin e pleqve, Dirk Thelen dhe bashkëshortja e tij bënë një test. “Gruaja ime e vuri maskën dhe unë e sprucova me lëndë pastrimi. Asgjë nuk depërtoi”, thotë Thielen.

Megjithatë këto maska nuk mund të krahasohen me Face Shields që përdoren në sallat e operacionit në spitale. Për këtë ato nuk janë menduar. Megjithatë Thielen përpiqet të ruajë higjienën në prodhim dhe përdor gjithmonë dorashka dhe maskë, kur punon me teknologjinë e printimit 3D.

Interes edhe tek prodhuesit e automjeteve dhe azile të tjera

Pasi Thielen furnizoi azilin e pleqve, ku punon gruaja e tij, ai shkroi në Facebook një status, që u përhap shumë. Ai u regjistrua edhe në një faqe online që bashkon ofertat e njerëzve me printera 3D. “Komuniteti i teknologjisë së printimit 3D është i lidhur mirë”, thotë Dirk Thielen. Një prodhues automjetesh e telefonoi dhe porositi maska për të mbrojtur punëtorët. Edhe një azil pleqsh bëri kërkesë, së fundmi i ka ardhur edhe një ofertë nga Berlini. “Më ka shkruar edhe një grua e sëmurë, që duhet të shkojë rregullisht tek mjeku. Ajo donte të porosiste një maskë”.

Dirk Thielen thotë, se me Face Shields nuk ka ndonjë fitim, ai kërkon vetëm pak euro, për të blerë materialin. Shqetësimi i tij është fatura e rrymës elektrike. “Printerat 3D shpenzojnë shumë rrymë elektrike”, thotë Thelen. Ai i ka shkruar operatorit të rrymës elektrike dhe shpreson për një subvencion ose një përjashtim. Ndërkohë edhe një autoshkollë po bashkëpunon me Dirk Thelen. Ajo ka ofruar printerin e saj 3D. Kështu Thelen mund të vazhdojë të printojë në javët e ardhshme 24 orë në ditë maskat kaq të kërkuara këto kohë. /DW/

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending