Connect with us

Tech

Përdorimi i printerëve 3D për prodhimin e maskave mbrojtëse

Published

on

Ka disa javë që pandemia e Coronës ka ndryshuar jetën e përditshme të njerëzve në Gjermani. Disa janë bërë shumë kreativë, si Dirk Thelen, që pasionin e tij e përdor tani për të prodhuar maskat aq të kërkuara këto kohë.

Pesë printera 3D ka Dirk Thielen në shtëpi. Normalisht ai printon me ta figura filmash si Batmani. Por tani printerat prodhojnë 24 orë në ditë diçka që kërkohet me urgjencë këto kohë. Maskat. 100 copë maska transparente plastike mbrojtëse – të ashtuquajturat “Face Shields” prodhon tani në ditë Dirk Thelen. Pesë printera dhe dy aparate laser, – pasioni që Dirk kishte për printimin 3D tani është kthyer në një prodhim të rëndësishëm. Dirk Thelen furnizon tani personelin mjekësor në azilet e pleqve, që ka nevojë urgjente për maska mbrojtëse.

35-vjeçari punon normalisht si supervizor në një firmë autobusësh, që ndër të tjera iu vihen në dispozicion edhe shkollave. Por shkollat janë mbyllur, autobusët qëndrojnë në vendparkim. Dirk Thielen ëshë dërguar në punë me orar të shkurtuar. Ai jeton pranë Heinsbergut, një nga zonat e para që u kthyen në vatra të krizës së Coronës në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Barbara i dha idenë të printonte maskat transparente plastike në dhomën e punës. Ajo vetë punon në një azil pleqsh. Kur filloi kriza e Coronës, personelit i mungonin maskat mbrojtëse. Çmimet që kërkoheshin në treg ishin të papërballueshme, “çmime astronomike”, thotë Dirk Thielen. Kështu ai vendosi të printojë vetë. Bashkëshortja dhe kolegët ishin mirënjohës. Edhe nga banorët në azilin e pleqve erdhën mesazhe pozitive. “Sidomos të sëmurët dementë, që orientohen e ruajnë përmes fytyrës, ishin të gëzuar që maskat ishin transparente”.

Kërkesë e lartë për “Face Shields”

Kanë kaluar katër javë ndërkohë. Ndërkohë Dirk Thielen ka prodhuar 700 Face Shields. Makineritë e nxehin materialin deri në 220 gradë dhe e formojnë në një maskë transparente. Mesatarisht duhet një orë e 40 minuta deri sa një maskë të jetë gati. Para se Face Shields të përdoreshin në azilin e pleqve, Dirk Thelen dhe bashkëshortja e tij bënë një test. “Gruaja ime e vuri maskën dhe unë e sprucova me lëndë pastrimi. Asgjë nuk depërtoi”, thotë Thielen.

Megjithatë këto maska nuk mund të krahasohen me Face Shields që përdoren në sallat e operacionit në spitale. Për këtë ato nuk janë menduar. Megjithatë Thielen përpiqet të ruajë higjienën në prodhim dhe përdor gjithmonë dorashka dhe maskë, kur punon me teknologjinë e printimit 3D.

Interes edhe tek prodhuesit e automjeteve dhe azile të tjera

Pasi Thielen furnizoi azilin e pleqve, ku punon gruaja e tij, ai shkroi në Facebook një status, që u përhap shumë. Ai u regjistrua edhe në një faqe online që bashkon ofertat e njerëzve me printera 3D. “Komuniteti i teknologjisë së printimit 3D është i lidhur mirë”, thotë Dirk Thielen. Një prodhues automjetesh e telefonoi dhe porositi maska për të mbrojtur punëtorët. Edhe një azil pleqsh bëri kërkesë, së fundmi i ka ardhur edhe një ofertë nga Berlini. “Më ka shkruar edhe një grua e sëmurë, që duhet të shkojë rregullisht tek mjeku. Ajo donte të porosiste një maskë”.

Dirk Thielen thotë, se me Face Shields nuk ka ndonjë fitim, ai kërkon vetëm pak euro, për të blerë materialin. Shqetësimi i tij është fatura e rrymës elektrike. “Printerat 3D shpenzojnë shumë rrymë elektrike”, thotë Thelen. Ai i ka shkruar operatorit të rrymës elektrike dhe shpreson për një subvencion ose një përjashtim. Ndërkohë edhe një autoshkollë po bashkëpunon me Dirk Thelen. Ajo ka ofruar printerin e saj 3D. Kështu Thelen mund të vazhdojë të printojë në javët e ardhshme 24 orë në ditë maskat kaq të kërkuara këto kohë. /DW/

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Tech

SpaceX do të nisë raketën më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë

Published

on

Një raketë SpaceX Starship është kthyer në pikën e lëshimit në objektin Starbase në Boca Chica, Teksas, pas dy fluturimeve testuese në vitin 2023.

Sistemi i raketave në hapësirë ​​të thellë synon ta kalojë atë përmes një testi të integruar fluturimi njëorësh, shkruan CNN.

Nëse është e suksesshme, anija kozmike do të spërkatet në Oqeanin Indian, duke e vënë mjetin gjigant në një pozicion për të lëvizur në fluturime testuese më komplekse dhe, përfundimisht, për të çuar astronautët e NASA-s në sipërfaqen e Hënës.

Nisja është planifikuar të bëhet në çdo kohë gjatë një dritareje 110-minutëshe që hapet në orën 7 të mëngjesit CT (8 të mëngjesit ET) të enjten, sipas një emaili nga SpaceX të dërguar të mërkurën pasdite.

SpaceX e konsideron sistemin Starship thelbësor për misionin e tij themelues: të çojë njerëzit në Mars për herë të parë. Dhe në mënyrë kritike, NASA ka zgjedhur Starship si mjetin e uljes që do të transportojë astronautët e saj në sipërfaqen hënore në misionin Artemis III që pritet të ngrihet në shtator 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Arrestohet ish-inxhinieri i Google nën akuzat për vjedhjen e sekreteve të kompanisë

Published

on

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) ka njoftuar për padinë ndaj një shtetasit kinez dhe një banori në Kaliforni të cilët akuzohen për vjedhjen e informacioneve nga Google ndërsa punonin fshehurazi për dy kompani teknologjike me bazë në Kinë.

Linwei Ding i njohur ndryshe si Leon Ding, ish-inxhinier i Google i cili u arrestua më 6 mars të vitit 2024, “ka transferuar ndjeshëm sekrete dhe informacione konfindenciale nga Google në kompanitë me bazë në Kinë”.

I pandehuri thuhet se ka vjedhur nga gjiganti teknologjik mbi 500 dokumente konfidenciale që përmbajnë sekrete tregtare të Inteligjencës Artificiale (AI), me qëllim për t’ia transferuar ato dy kompanive kineze që kërkojnë avantazh në garën e vazhdueshme të industrisë me AI.

Bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur nga 21 maji i vitit 2022 deri më 2 maj të vitit 2023 nga një llogari personale e Google Cloud, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për më tepër, Ding dyshohet se ka lejuar një tjetër punonjës të Google të përdorte distinktivin e tij për të skanuar hyrjen në një ndërtesë të kompanisë. Ai dha dorëheqje nga gjiganti teknologjik më 26 dhjetor të vitit 2023.

Nëse Leon shpallet fajtor për katër akuzat për vjedhje të sekreteve, ai do të përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg dhe deri në 250 mijë dollarë (mbi 200 mijë euro) gjobë për çdo akuzë.

Ky zhvillim vjen disa ditë pas arrestimit të punonjësit civil të Forcave Ajrore të SHBA-së, David Franklin Slater, nën akuzat për transmetimin e informacionit të klasifikuar në një platformë të huaj.

Informacioni përfshinte të dhëna të Mbrojtjes Kombëtare (NDI) në lidhje me objektivat dhe aftësitë ushtarake ruse gjatë pushtimit të Ukrainës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Si mund të përmirësojë rezultatet akademike miratimi i Realitetit Virtual në edukimin e arkitekturës?

Published

on

Edukimi luan një rol kyç në formësimin e së ardhmes së fushave të ndryshme dhe adoptimin e Realitetit Virtual (VR) në edukimin e arkitekturës. Duke integruar VR në kurrikulë, institucionet akademike synojnë të përmirësojnë të kuptuarit, të rrisin kreativitetin dhe në fund të nxisin rezultatet akademike në fushën e arkitekturës.

Shekulli 21 përfshin përparimin teknologjik dhe aplikimet e tij të panumërta në çdo dekadë. Përparimi më i fundit që tërheq vëmendjen është Realiteti Virtual (VR), i cili dihet se ka ndikuar pothuajse në çdo disiplinë që mund të mendohet. Duke ripërcaktuar qasjen tradicionale edhe në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit, VR është një hap vizionar që nxit ndryshime të konsiderueshme për të zgjeruar mundësitë.

Duke iu referuar sondazhit të firmës së AIA-s “Biznesi i Arkitekturës” në 2018, rreth 67% e firmave të mëdha adoptuan teknologjinë VR në praktikën e tyre. Megjithatë, kjo tani nuk është e kufizuar vetëm në praktikën e botës reale, por gjithashtu përshkon edukimin arkitektonik.

Çfarë është Realiteti Virtual (VR)?

Mjedis virtual me përdorimin e modelimit kompjuterik. Shpesh akronim si VR, aplikacionet e tij përdorin teknologji të avancuar për të imituar përvojat e jetës reale në kushte jo reale përmes pajisjeve interaktive si kufjet, syzet, kostumet e trupit, dorezat dhe të tjera. Kur vishen, këto pajisje zbulojnë lëvizjet e njeriut dhe transmetojnë sinjale në kohë reale për të rregulluar skenarët në vazhdim dhe për të krijuar një iluzion të pranisë (teleprezencës) në mjedisin sipërfaqësor 3D.

Në varësi të qëllimit, teknologjisë, shtrirjes së angazhimit dhe përvojës zhytëse që promovon, sistemet VR klasifikohen gjerësisht në tre kategori, përkatësisht – jo-zhytëse, gjysmë-zhytëse dhe plotësisht zhytëse. Këto dallime zakonisht përcaktohen nga shqisat e një individi që stimulohen kur përjeton një ndërveprim virtual që ndihet afër realitetit.

Kategoria plotësisht zhytëse e VR përfshin pamjen, zërin dhe madje edhe prekjen në disa raste. Eksperimentet me përfshirjen e nuhatjes në këtë teknologji janë ende në fillimet e saj. Kështu, aplikimi i sistemeve të tilla të ndryshme VR për qëllime të ndryshme arsimore dhe trajnimi ka shumë përfitime. Duke ofruar siguri më të madhe me një kosto të reduktuar, simulimet VR mund të ofrojnë hapësirë për të mësuar dhe trajnim që është e barabartë ose pothuajse në të njëjtin nivel me sistemet e botës reale. Në kontekstin e industrisë arkitekturore, saktësia dhe detajet në dizajne, dhe një kuptim i ndërlikimeve të ndërtesave mund të arrihet më mirë duke përdorur teknikat dhe burimet progresive të paraqitura nga VR.

Integrimi i Realitetit Virtual në edukimin arkitektonik

Shkolla e vjetër mësonte bazat që nxitnin imagjinatën duke vëzhguar vizatimet 2D shpesh e bënin sfidues lidhjen e marrëdhënieve dhe përmasave hapësinore 3D. Meqenëse mjetet tradicionale në klasa janë të rrënjosura në teori, ato ofrojnë një kuptim të kufizuar të hapësirave dhe procesit të ndërtimit. Duke reformuar mjetet mësimore konvencionale dhe moderne, ardhja e VR është përparimi teknologjik më bashkëkohor në industrinë e arkitekturës dhe ndërtimit. Duke u shfaqur në praktikën profesionale kohët e fundit, VR tani po zgjerohet për të fituar popullaritet edhe në fushën e edukimit arkitektonik. Përdorimi i tij në arkitekturë ndihmon në tejkalimin e vizualizimit përtej kapaciteteve të vizatimeve 2D dhe paraqitjeve 3D dhe e pajis njeriun për të përjetuar zhytjen aktuale në një projekt.

Me pajisje futuriste si kufjet VR, kostume trupore dhe të tjera, mund të krijohet një mjedis dixhital interaktiv i një dizajni ende për t’u ndërtuar. Duke përdorur kontrollues, ky mjedis dixhital lehtëson ndërveprimin me shumë elementë të dizajnit si eksplorimi i sipërfaqeve dhe përfundimeve të ndryshme të materialeve, eksperimentimi me ndriçimin dhe ajrosjen, objektet lëvizëse etj. Një simulim i tillë i ngjashëm me jetën kur futet në studiot e mësimit të dizajnit ndihmon në promovimin e një kuptimi më të mirë të ergonomisë dhe marrëdhënieve hapësinore. Modelet e prototipit për referencë dhe përdorim në të ardhmen janë gjithashtu të mbështetura. Kështu, edukimi arkitektonik i realitetit virtual inkurajon asimilimin e aftësive të projektimit duke marrë parasysh të dhënat e mjedisit real duke përforcuar prekshmërinë dhe duke lejuar korrigjimin pa mundim të gabimeve në vetë procesin e projektimit.

Continue Reading

Trending