Aktuale
Për herë të parë në Kosovë mbahet Ekspozita Ndërkombëtare e Studentëve të Arkitekturës
125 projkete të studentëve të arkitekturës nga universitete të ndryshme të Evropës kanë zënë vend në hapësirat e Muzeut të Kosovës. Punimet e studentëve nga 11 universitete, me përmbajtje të ndryshme u shfaqen në kuadër të Ekspozitës Ndërkombëtarë të Arkitekturës, që u organizua për herë të parë, shkruan Ndërtimi.info.
Për pesë ditë radhazi, duke filluar nga e hëna, publiku kosovar do të ketë mundësi të shoh nga afër punimet arkitektonike që prekin fusha të ndryshe ndër to edhe planifikim hapësinorë e e trashëgimi.
Në hapje të saj u vlerësua se kjo ekspozitë do të ndihmojë studentët drejtë rrugës së tregut, sidomos ata kosovarë jashtë vendit.
Lulzim Beqiri, dekan i Fakultetit të arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinorë në UBT, që organizoi këtë ngjarje, potencoi se ekspozita pasqyron qasjen që kanë institucionet e dnryshme shkollore në fushën e arkitekturës.
“Ekspozita ka për qëllim që t’i pasqyrojë qasjet që kanë shkollat e ndryshme në fushën e arkitekturës dhe që të ofrojë studentit, stafit akademik dhe komunitetit të arkitektëve një ekspozitë mjaftë atraktive dhe krahasuese”, tha ai.
Në anën tjetër, drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj tregoi se cila është e vecanta e kësaj ekspozite.
“E shoh ekspozitë më shumë për të rinjtë si mjet të punës, mjet komunikimit, mjet të vendosjes të kontakteve dhe mënyrë e mirë që në këtë rast UBT e promovon urbanistin e ri për të futur në treg evropian. E vecanta e ekspozitës është se po të mos i shohësh titujt e prezantimeve nuk mund ta dallosh prej cilit vend vjen, por e sheh që kjo gjeneratë frymon brenda një shije të kohës”, u shpreh ai.
Ndërkaq, studentët punimet e të cilëve po ekspozohen, janë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia, Hungaria, Zvicraa, Polonia, Austria dhe Holanda. /Ndërtimi.info/
-
Infrastrukturë2 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Infrastrukturë2 days ago
SHAK: Zgjidhja e problematikave dhe rimendimi i qytetit, angazhim për të ardhmen
-
Infrastrukturë3 days ago
Zbulohet një metodë më racionale e prodhimit të hidrogjenit si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës!
-
Infrastrukturë3 days ago
Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon
-
Infrastrukturë2 days ago
Diskutohet metodat për ndërtimin e digës së Pollatës në Podujevë
-
Auto3 days ago
SHBA rrit tarifat për automjetet elektrike nga Kina
-
Aktuale3 days ago
Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës
-
Aktuale11 hours ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar