Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se qeveria e ardhshme duhet të rishikojë buxhetin për vitin 2020, e krejt kjo për të ofruar mbështetje për sektorin privat, pensionistët, familjet me asistencë sociale, pas përballjes me virusin COVID-19.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, tha se Qeveria e vendit është duke u vonuar në ofrimin e stimujve për sektorin privat. Ai ka propozuar se shteti duhet të bëjë pagesën e të gjithë punëtorëve në sektorin privat me një pagë mbi pagën mesatare në vend.
“Buxheti për vitin 2020 është dashur t’i reflektojë nevojat dhe situatën aktuale, nevoja dhe situata aktuale nuk është e reflektuar në buxhet. Qeveria prapë është duke u vonuar dhe ne mendojmë që shumë shpejt duhet të ndodh rishikimi i buxhetit. Pse të nd odh rishikimi i buxhetit, për shkak se ekonomia ka nevojë për përkahje dhe stimuj financiar. Sado që vonohemi kostoja ka me qenë më e madhe dhe mjetet të cilat investojmë më vonë munden me qenë më të mëdha sesa që investojmë sot, po efekti i tyre në ekonomi ka me qenë më i vogël. Propozimi jonë është që pasi ne si vend kemi segmente shumë të kufizuara të politikës monetare, komplet barra e madhe bie mbi qeverinë dhe masat të cilat duhet t’i ndërmerrë qeveria. Ne mendojmë se duhet të ketë stimuj konkret financiar për sektorin privat. Të gjithë të punësuarit në sektorin privat të cilët si rezultat i situatës së krijuar ju ka pamundësuar që të realizojnë të ardhura për vete dhe familjen e tyre shteti tua bëjë pagesën e të ardhurave me një pagë mbi pagën minimale”, tha ai.
E gjithë kjo, Hamza tha se mund të realizohet pasi që shteti ka para të mjaftueshme.
“Shpesh herë iu ka ra me dëgjua juve dhe qytetarëve të Kosovës se shteti i ka shpenzuar rezervat, nuk është e saktë. Është një dallim shumë i madh mes rezervës për shpenzime të paparashikueshme dhe rezervës së qeverisë. Në fund të vitit 2019 gjendja e shtetit është mbyllur me më shumë se 400 milionë euro para kesh, para të gatshme. Prandaj shteti ka para për të marrë masa stimuluese dhe kryesisht me u fokusua tek sektori privat dhe në dy segmente. E para, tek të punuësuarit në sektorin privat dhe pagesën e pagave për të punësuarit në sektorin privat për aq sa kohë zgjatë kjo situatë dhe kjo pagë të jetë mbi pagën minimale dhe pjesën tjetër të jetë i stimuluar biznesi, sepse rrezikohen ndërmarrjet e mesme dhe të vogla”, tha ai.
Ai tha se nuk guxojnë të lejojnë që të ndërmarrjet në vend tà « bankrotojnë, prandaj sipas tij, Qeveria është duke u vonuar me stimujt për këtë kategori.
Përveç për sektorin privat, ai tha se duhet të ketë stimulim edhe për disa profesione në sektorin publik, si mjekët, policët, zjarrëfikësit.
Hamza tha se duhet rritja e kapitalit të fondit për garantimin e kredive, që pastaj ky fond me ua garantua bizneseve kreditë që ato të mos kenë vështirësi sa i përket hipotekave. Po ashtu, ai tha se Banka Qendrore me sektorin bankar duhet të bëjnë një pushim nga pagesa e kësteve të kredive për një kohë të caktuar kohore. Kamatat vonesë, ai tha se duhet të lirohen qytetarët nga kjo.
Ai ka propozuar edhe krijimin e një fondi që do të jetë në dispozicion për Ministrinë e Mbrojtjes, Policinë e Kosovës dhe zjarrëfikësit, që atyre t’iu mundësohet që të operojnë në këtë situatë emergjente.
Po ashtu, një fond humanitar për familjet në nevojë dhe personat në nevojë.
“Pensionistët janë kategoria më e rrezikuar dhe në këtë kohë ata kanë me pas nevojë që të kenë furnizime më të mëdha, të jenë mjaftueshëm të furnizuar edhe me medikamente dhe ka nevojë që të përkrahet si kategori dhe familjet me asistencë sociale. Duhet të krijohet një fond i cili kish me qenë në dispozicion për Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Policinë e Kosovës, zjarrëfikësit, që atyre t’iu mundësohet që të operojnë në këtë situatë emergjente. Personave mbi 60 vjet duhet t’i rimbulësohen të gjitha medikamentet. Gjithashtu, edhe një fond humanitar për familjet në nevojë dhe personat në nevojë. Nga krejt kjo që thash fola për qindra miliona euro, krejt këto që thash janë qindra miliona euro që duhet të shkojnë me përkrahje të sektorit pr ivat, po edhe të kategorive të caktuara të sektorit publik. Derivon pyetja logjike, kah paratë. Me një rishikim të buxhetit ka mundësi të riorganizohet buxheti dhe të krijohet ky fond, po flasim për mbi 300 milionë euro ”, tha ai.
You must be logged in to post a comment Login