Connect with us

Ndërtim

Pas stërgjatjeve të punimeve QMF-ja në Veternik përfundon së ndërtuari këtë vit  

Published

on

Planifikohet që deri në fund të vitit pritet të përfundojë së ndërtuari Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Veternik të Prishtinës.

Ndonëse ishte paraparë të përfundojë vitin e kaluar ky projekt i komunës së Prishtinës, ai u zgjat për shkak të disa punëve shtesë dhe fushatës zgjedhore të 2021-ës, raporton magazina televizive “Ju flet Prishtina”.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, pacientët në këtë QMF do të mund të trajtohen në mjekësi familjare, stomatologji, do të kenë laboratorë e mund të kryejnë shërbime në radiologji./Media Ndërtimi.

 

 

Ndërtim

Punimet filluan 15 vite më parë, Qendra Protokollare në parkun e Gërmisë larg përfundimit

Published

on

Edhe pas 15 viteve, ende ka mbetur pa u përfunduar Shtëpia e Protokollit në parkun e Gërmisë, objekt ky i cili ishte iniciuar nga Kuvendi i Kosovës që të bëhet Qendër Protokollare.

Por, për shkak të reagimit të shoqërisë civile, për këtë rast ishte hapur edhe rasti në gjykatë. E derisa nuk ka një vendim përfundimtar në lidhje me këtë, qytetarët thonë se këto hapësira janë bërë strehë e përdoruesve të mjeteve narkotike.

Hapësirat e Shtëpisë së Protokollit,  objekt që nuk u përfundua edhe pas 15 viteve e që ishte paraparë të shfrytëzohet nga Kuvendi i Kosovës, sipas qytetarëve, janë bërë strehë e përdoruesve të mjeteve narkotike.

Njëri ndër ta, e që  frekuenton shpesh “Parkun e Gërmisë”, në kushte anonimiteti i tha Radio Kosovës se gjendja në të cilën është tash e shumë vite kjo ndërtesë,  e dëmton shumë këtë pjesë të parkut dhe se shumë me mirë do të ishte të përfundohej dhe të shfrytëzohej për destinimin që e kishte.

“Ma mizërie nuk ka hiq qysh me qenë. Duhet të shfrytëzohet i gjithë objekt se dihet në çfarë pozicioni është. Nuk është me rëndësi çka, po duhet të shfrytëzohet për diçka që kontribuon. E kështu tani po shfrytëzohet për të marrë drogë. Mendim i mirë ka qenë ai që e ka planifikuar profesori, ajo ka qenë idealja sepse duhet kemi vend ku t’i presim”, tha ai.

Për këtë çështje, edhe pas shumë përpjekjeve, Radio Kosova nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës. Se çfarë do të ndodhë tani e tutje me këtë projekt, Komuna e Prishtinës në një përgjigje me shkrim i tha Radio Kosovës se nuk kanë ndonjë plan. Nga ana tjetër, ka pasur një proces gjyqësor, pasi disa organizata të shoqërisë civile patën paditur Kuvendin, ndërsa kundërshtonin që ky objekt të ndërtohet në Parkun e Gërmisë.

Projekti ka nisur me probleme, të cilat pastaj kanë pasuar me një proces gjyqësor. Në kohën kur ka filluar ndërtimi i këtij objekti sipas të dhënave, Kuvendi për ndërtimin e Qendrës Protokollare, është pajisur me leje sipas kushteve të përcaktuara me ligjet aktuale. Ndërkaq,  aktivistë të shoqërisë civile kërkojnë rrënimin e këtij objekti.

Ndryshe, Qendra Protokollare ishte iniciuar nga ish kreu i Kuvendit, Nexhat Daci. Kjo qendër ishte paraparë që të shërbejë për akomodimin e delegacioneve që vizitojnë Kuvendin dhe institucionet e tjera të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Në Mitrovicë do të ndërtohen çerdhe modulare

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se shumë shpejt në veri të Mitrovicës do të sjellin një formë të re të çerdheve, atë modulare.

Nagavci në një prononcim për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se kjo formë e çerdheve (modulare) është një risi që po aplikohet edhe në vendet e ndryshme të Evropës.

“Viti i kaluar ka qenë një vit sfidues edhe për shkak të pandemisë. Sa i përket planifikimit kemi ecur mjaft mirë përpara. Një formë e re e çerdheve, të cilën jemi duke e shqyrtuar, do të jap mundësi për realizmin e premtimit, dhe ndërtimin e çerdheve dhe përmirësimin e kushteve. Bëhet fjalë për çerdhe modulare në veri të Mitrovicës. Është një risi që po përdoret në vendet e ndryshme të botës. E shkurton kohën e ndërtimit dhe shmang rreziqet për fëmijë në vendet ku bëhen ndërtimet…”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, fajtor për ngecjen e punëve në këtë sektor janë disa nga problemet infrastrukturore.

“Përtej problemeve financiare, problemet kanë qenë dhe gjetjen e hapësirave, të pronave dhe problemeve të tjera të cilat kanë ndikuar. Besoj që shumë shpejt, në fillim të muajit të ardhshëm do të definohet dhe kjo dhe do ta kemi të qartë rrugën që do të vazhdojmë për para në këtë drejtim”, tha tutje ajo.

Nagavci u pyet gjithashtu edhe për platformën online, e-shkollori.

Siç bëri të ditur ajo e-shkollori implementohet në komuna të ndryshme, sipas marrëveshjes me komuna.

“Platforma e-shkollori implementohet në komuna të ndryshme, sipas marrëveshjes me komuna. Pra nuk ka një marrëveshje me ministrinë e Arsimit. Reflektimet se sa është i suksesshëm nga komunat, në përgjithësi në komunën ku është e pilotuar, në Komunën e Prishtinës dhe në komunat tjera është referu që ka qenë e suksesshme në rregullim kjo dhe për faktin që është përdorë dhe gjatë kohës së pandemisë. Mësimdhënësit janë familjarizuar. Është e tëra në gjuhën shqipe dhe ka mjaft elemente pozitive. Në prezantimin që na është bërë dhe neve si ministri, kemi adresu dhe mjaft pyetje konkrete. Në momentet që po vazhdojmë me implementim të procesit të digjitalizimit duhet të respektojmë të gjitha procedurat e hapura për aq sa është e mundur duke shmangur kontratat një burimore kur kjo është e mundur”, ka thënë Nagavci./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Kabashi: Cilësia e ndërtimit në Kosovë nuk qëndron keq, por janë disa mangësi?

Published

on

Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë rikthyer në temë rëndësinë dhe cilësinë e ndërtimeve të shumta në vendin tonë.

Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë ka theksuar se Kosova sa i përket cilësisë së ndërtimit nuk qëndron keq, por janë disa mangësi.

“Koncepti i parë është i projektimit ku projektimi mendoj që është në nivel, dhe bëhet në standarde evropiane. Pastaj është përdorimi i materialeve që mendoj deri diku ka performancë ose rritje të performancës. Procesi më kritik është procesi i vënies në vepër ose realizimi i punimeve, e për mu  si profesionist njëri nga problemet është mbikëqyrja e realizimit të punimeve”, ka deklaruar Kabashi në RTV Dukagjini.

Kabashi këshillon që të forcohet mbikëqyrja, dhe të bëhet vlerësimi i sigurisë së objekteve ekzistuese të vjetra, përfshirë banesat e banimit, e po ashtu ato të rëndësisë nacionale.

Përgjatë shekullit të fundit zona të ndryshme të Kosovës janë goditur nga tërmete të fuqishme. Prizreni e Peja ishin goditur nga një tërmet me fuqi 6 shkallë të Rihterit, ndërkaq në vitin 1921, në Ferizaj, Gjilan e Viti kishte ndodhur tërmet edhe më i fuqishëm, 6.1 shkallë e Rihterit.

Ndërkohë në regjionin e Gjilanit më datë 24 prill 2002, u shënua tërmeti tjetër me fuqi 5.7 shkallë të Rihterit, me ç’rast një person kishte vdekur e ishin shkaktuar dëme të mëdha material./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending