Connect with us

Prokurim Publik

Pas 15 muajve funksionalizohet ‘Gjykata e Tenderëve’

Published

on

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit pas 15 muajve që kur ky institucion nuk ishte funksional.

Në bordin e OSHP-së janë zgjedhur edhe Nita Bejta dhe Agon Ramadani, dy prej kandidatëve që Qeveria ia kishte propozuar Kuvendit përkundër faktit që nuk kishin aplikuar fare në konkursin për bordin e OSHP-së.

Përveç tyre, në bordin e OSHP-së janë emëruar edhe Kimete Gashi dhe Vedat Poterqoi Vjosa Mexhuani Gradinaj është zgjedhur kryetare e bordit të OSHP-së.

Mexhuani ishte kandidatja më e poentuar nga ekspertët britanikë në konkursin e parë, por i cili kishte dështuar.

Konkursi për kryetar dhe anëtarë të bordit të OShP-së është zhvilluar pa asistencën e ekspertëve britanikë. Ambasada britanike ishte tërhequr nga ky proces pasi Kuvendi kishte dështuar dy herë të votonte kandidatët e përzgjedhur në bashkëpunim me ekspertët britanikë.

Qeveria e kishte rishpall konkursin për bordin e OSHP-së. Pas përfundimit të shortlistimit, Qeveria kishte vendosur që Kuvendit t’ia propozojë edhe tre emra që nuk kishin aplikuar fare: Nita Bejtës, Agon Ramadanit dhe Milot Spahiut.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kishte thënë për Kallxo.com se Qeveria ka respektuar poentimin e bërë nga komisioni vlerësues duke nominuar disa persona të përzgjedhur nga komisioni vlerësues dhe ka shtuar edhe disa të tjerë, sipas diskrecionit të vet. Ai kishte thënë se kjo është në përputhje me ligjin e Prokurimit.

Bllokada e ‘Gjykatës së Tenderëve’

Mungesa e bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit ka bllokuar këtë institucion për më shumë se një vit, dëmet nga kjo bllokadë kapin shifrat e qindra milionë eurove.

Deri në fund të muajit mars të këtij viti  janë grumbulluar gjithsej  704 ankesa të kompanive kundër institucioneve, që kërkojnë zgjidhje në OSHP.

Derisa vlera e projekteve të cilat janë bllokuar në OSHP ka shkuar mbi 200 milionë euro për shkak të mungesës së bordit, organ ky që vendos për ankesat e kompanive.

Që nga koha kur OSHP ka mbetur pa bord funksional, është tentuar dy herë të zgjidhen anëtarët e bordit të ri. Për herë të parë, procesi nuk kishte shkuar deri në fund ndërsa për herën e dytë, zgjedhja e anëtarëve të bordit të OSHP-së ka dështuar në Kuvendin e Kosovës./Media Ndërtimi.

Prokurim Publik

Komuna e Deçanit largon kërkesën jo valide për tenderin ‘Mirëmbajtja verore dhe dimërore të rrugëve’

Published

on

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, organizata INPO është duke monitoruar edhe aktivitetin e prokurimit me titull: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve në Komunën e Deçanit”, me numër të prokurimit 631-22-6182-2-1-1 dhe vlerë të parashikuar 1,887,120 euro, të udhëhequr nga Komuna e Deçanit.

INPO gjatë monitorimit të këtij aktiviteti ka vlerësuar se Komuna e Deçanit ka vendosur kërkesa shumë të larta, jo proporcionale, madje edhe jo valide.

Komuna e Deçanit tek përshtatshmëria profesionale ka kërkuar një numër shumë të madh të ISO standardeve, ku njëri prej tyre OHSAS 18001 nuk është fare valid që nga muaji mars i vitit 2021.

Komuna e Deçanit gjithashtu ka vendosur kritere shumë të larta dhe jo proporcionale lidhur me kërkesat mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale.

Përveç se këto kërkesa janë shumë të larta dhe jo proporcionale, shumica prej tyre fare nuk kanë të bëjnë me shërbimin që pritet ta përmbush operatori ekonomik. Posaçërisht duke pasur parasysh faktin që kjo kontratë do të jetë me kohëzgjatje tre (3) vjeçare.

Për shembull, Komuna e Deçanit për mirëmbajtje të rrugëve gjatë sezonit të verës dhe të dimrit, kërkon dy kamion 40 ton, një kamion 30 ton, rimorkio 50 e 30 ton dhe shumë kërkesa tjera të cilat fare nuk janë të domosdoshme për përmbushje të kontratës në mënyrë cilësore.

Gjithashtu, kërkesa 2 “Minimumi i mesatares së fuqisë punëtore së paku nga 50 (pesëdhjetë) punëtorë në tri vitet e shkuara”, është shumë e lartë, përjashtuese dhe fare nuk ndikon në përmbushjen e kësaj kontrate.

INPO përmes një reagimi të brendshëm më 23.06.2022, ka kërkuar nga Komuna e Deçanit që të largohen të gjitha këto kërkesa shumë të larta, jo proporcionale, madje edhe jo valide nga Dosja e Tenderit dhe në Dosje të mbeten vetëm kërkesat e domosdoshme të cilat sigurojnë menaxhim dhe cilësi të duhur.

Gjithashtu, është rekomanduar që Komuna e Deçanit përmes Formularit B54 – Formulari për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara, të bëj përmirësimet e duhura në mënyrë që të sigurohet konkurrencë për të gjithë operatorët ekonomik. Sepse kjo përveç që është parim i Ligjit për Prokurimin Publik, në të njëjtën kohë edhe autoritetit kontraktues i siguron çmim më të lirë.

Më 27.06.2022, Komuna e Deçanit ka publikuar FormularinB54 – Formulari për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara, ku është larguar ISO jo valid, numri i punëtorëve nga pesëdhjetë (50), është ulë në njëzet e pesë (25), si dhe janë larguar, përkatësisht janë ulur kërkesat lidhur me mundësitë teknike dhe/ose profesionale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Komuna e Vitisë largon kërkesat e larta në tenderin për rregullimin e rrugëve

Published

on

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar edhe aktivitetin e prokurimit të titulluar “Rregullimi i rrugëve bujqësore me zhavorr”, me numër të prokurimit 657-22-5287-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar 310,000 euro, të udhëhequr nga Komuna e Vitisë.

Gjatë monitorimit, INPO ka gjetur se Komuna e Vitisë ka vendosur kërkesa shumë të larta dhe jo proporcionale lidhur me mundësitë teknike dhe/ose profesionale. Konkretisht bëhet fjalë për kërkesën 2, ku është kërkuar: “Stafi i të punësuarve, minimum 20 punëtorë. Menaxheri i projektit të jetë inxh. i diplomuar i ndërtimtarisë- drejtimi konstruktiv ( ose master) me minimum, 5 vite përvojë; Një (1) inxh. dipl. hidroteknik (ose master) me minimum, 5 vite përvojë; Një (1) inxh.dipl. i gjeodezisë (ose master) i licencuar nga AKK; Dy (2) bachelor të gjeodezisë të licencuar nga AKK.  me minimum, 5 vite pervojë; Dy(2) Bsc të ndërtimtarisë- konstruktiv me se paku 3 vite përvojë pune në realizimin e projekteve të ngjashme. Një (1) master  ose Bsc.i. komunikacionit   me se paku 5 vite përvojë pune në realizimin e projekteve të ngjashme, Punëtorë për siguri dhe  mbrojtje në punë 10, dhe 10 punëtorë për mbrojtje nga zjarri të kenë dëshmi certifikatën”. Kërkesat e larta dhe jo proporcionale me natyrën e prokurimit janë të ndaluara me nenin 69, paragrafi 1 të Ligjit për Prokurimin Publik, lidhur me nenin 26 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik.

Më 09.06.2022, nëpërmjet një reagimi të brendshëm, INPO kishte kërkuar nga Komuna e Vitisë që nëpërmjet formularit standard B54 – Formulari për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara, t’i ulë kërkesat sa i përket numrit të inxhinierëve përfshirë edhe përvojën e tyre të punës dhe të kufizohet vetëm në inxhinier të cilët janë të lidhur ngushtë për natyrën e aktivitetit të prokurimit. Gjithashtu, të ulet për nga numri i punëtorëve edhe kërkesa “Punëtorë për siguri dhe  mbrojtje në punë 10, dhe 10 punëtorë për mbrojtje nga zjarri të kenë dëshmi certifikatën”.

Pas reagimit të INPO-s, Komuna e Vitisë i ka ulur këto kërkesa në vetëm menaxherin dhe katër (4) inxhinier, ku menaxheri dhe tre (3) inxhinier duhet të kenë së paku tre (3) vite përvojë pune, ndërsa kërkesa për “Punëtorë për siguri dhe  mbrojtje në punë 10, dhe 10 punëtorë për mbrojtje nga zjarri të kenë dëshmi certifikatën”, është ulur në “Punëtorë për siguri dhe  mbrojtje në punë 5, dhe 5 punëtorë për mbrojtje nga zjarri të kenë dëshmi certifikatën”./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Prokurim Publik

Komuna e Leposaviqit përmirëson gabimin në shpallje të aktivitetit të prokurimit

Published

on

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar edhe aktivitetin me titull “Blerja e kompjuterëve tabletë për nxënësit në shkolla” me numër të prokurimit 641-22-5400-1-3-6. Në platformën e-prokurimi vërehet një gabim, ku në rubrikën emërtimi i aktivitetit, në vend të emërtimit të saktë, shënon “Pesë mijë e katërqind e njëzet e tre euro e njëzet e tetë cent”.

Ky emërtim përveç që nuk pasqyron titullin e saktë të aktivitetit të prokurimit, në të njëjtën kohë mund të ndikoj negativisht në interesimin e operatorëve ekonomik kompetent lidhur me këtë aktivitet, apo të njëjtit mund t’i vë në lajthitje gjatë përgatitjes dhe dorëzimit të ofertës. Pra, emërtimi i aktivitetit të prokurimit duhet të jetë i qartë dhe duhet të pasqyroj atë çfarë autoriteti kontraktues ka për qëllim të prokuroj.

Nëpërmjet një reagimi jo publik, INPO më 7 qershor 2022, ka kërkuar nga Komuna e Leposaviqit që ta ndryshoj këtë emërtim të aktivitetit të prokurimit sa më parë që të jetë e mundur, dhe nëse kjo nuk është e mundur teknikisht, atëherë aktiviteti të anulohet në tërësi dhe të shpallet aktivitet i ri pa gabime të tilla.

Një ditë më vonë, përkatësisht më 8 qershor 2022, Komuna e Leposaviqit ka përmirësuar gabimin e evidentuar nga INPO. Ky adresim i menjëhershëm i rekomandimit është për tu përshëndetur dhe është rezultat i bashkëpunimit në kuadër të prokurimit publik që INPO ka me komunat e Republikës së Kosovës.

INPO do të vazhdoj të monitoroj prokurimin publik në gjithë Republikën e Kosovës./Media Ndërtimi.

 

 

Continue Reading

Trending