Connect with us

Infrastrukturë

Parregullsi në “Projektimin e çerdhes tipike të parafabrikuar për 80 fëmijë”!

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ministrinë e Arsimit, në veçanti për proceset e vlerësimit të tenderëve. Sipas Auditorit, në aktivitetin e prokurimit “Projektimi i çerdhes tipike të parafabrikuar për 80 fëmijë’’, vlerësimi i ofertave ishte kryer me 16 ditë vonesë përtej afateve ligjore duke i marrë për bazë edhe afatet shtesë.

Procesi i hapjes së ofertave u zhvillua më 17.07.2023, ndërsa vlerësimi u përfundua me 21.09.2023”, thuhet në Raportin e Auditimit për Pasqayrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2023.

Po ashtu në dosjen e tenderit “Furnizimin me lëndë të parë dhe paisje të profilit të floktarisë, estetikës për kryerjen e praktikës profesionale”, te kapacitetet teknike dhe profesionale është kërkuar që operatorët ekonomik pjesëmarrës të kenë kontrata për furnizime të ngjashme, në tri vitet e shkuara.

“Nga lista e kontratave të realizuara që kishte ofruar operatori fitues vërehet që furnizimet nuk e kishin natyrën e ngjashme (aktivitet kryesor kishin botimin dhe shtypjen e materialeve). Komisioni i vlerësimit nuk e kishte parandaluar këtë mangësi dhe këtë kriter e kishte konsideruar si të përmbushur. Kontrata ishte lidhur me datë 09.08.2023 në vlerë 117,000 euro”, thuhet në raport./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Qendra e vizitorëve për Butrintin, arkitekti suedez: Projekti japonez rrezikon të dëmtojë peizazhin historik të zonës arkeologjike

Published

on

Vetëm dy ditë para dëgjesës publike mbi projektin e trumbetuar të qendrës së vizitoreve në parkun e Butrintit, dy arkitekte te huaj shprehen me një letër publike me kritika mbi projektin imponues.

Arkitekti suedez Peter Hallen, pedagog ne Akademinë Mbretërore te Stokholmit dhe arkitekti qe ka dizenjuar Kep Merlin dhe disa godina në Tiranë dhe Liza Fior, lektore pranë Universitetit te Arteve ne Londër, ngrenë shqetësimin se projekti japonez rrezikon të dëmtojë në mënyrë te pakthyeshme peizazhin historik të zonës arkeologjike pasuri botërore e UNESCO-s.

Letra

Së fundmi Kengo Kuma, projekti i një arkitekti japonez u përzgjodh si fitues i një konkursi në lidhje me qendrën e vizitorëve në zonën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit në Shqipërinë e Jugut.

Ndoshta Kuma, thjesht ndoshta, e ka keqkuptuar se si ne në Perëndim i trajtojmë pasuritë hitsorike. Për shkak të pikëpamjeve të ndryshme mbi restaurimin dhe ndoshta edhe respektimin e fragmenteve të ndërtesave historike që nuk janë ekzaktësisht dërrmuese për syrin e patrajnuar.

Të qenit një arkitekt suedez dhe që kam punuar mjaft në Shqipëri dhe një fans i madh i Shqipërisë dhe Japonisë më jep frymëzim për të reflektuar mbi këtë projekt japonez për Butrintin.

Në vizitën time të parë u dashurova me Butrintin, jo vetëm për arsye historike, por edhe për vendin, peizazhin që të ofronte. Një vend ku uji i ëmbël dhe i kripur takohen dhe ka tërhequr njerëzit që nga fillimi i kohërave. Ujë për të pirë dhe ushqim për të ngrënë…

Atje kam përjetuar një koncert të mrekullueshëm të muzikës së shekullit të 16-të nga kori Romeo dhe Zhuliet nga Teatri Dramatik Mbretëror i Ingemar Bergman në Stokholm./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shpallet tenderi 45 milionësh për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq

Published

on

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpallur tenderin për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, për katër lote. Vlera e parashikuar e kontratës është 45 milionë e 690 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është 29 korriku, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve. i Tenderi duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.

“Shuma e Sigurimit të Tenderit është për Lot 1 200,000.00€, Lot 2 220,000.00€, Lot 3 250,000.00€ dhe Lot 4 200,000.00€ për periudhë valide prej në ditë 120. Sigurimin e tenderit duhet të dorëzohet i skanuar së bashku me ofertë, ndërsa forma origjinale e sigurimit të tenderit do të kërkohet të dorëzohet nga një tenderues të cilin autoriteti kontraktues ka për qellim që ta shpërblej me kontratë. Mos dorëzimi i formës Origjinale të sigurimit të tenderit shpije në zbatimin e nenit 99.2 të LPP. Sigurimin e tenderit duhet të dorëzohet për te gjitha lotet nese dergon oferte ne te gjitha lotet”, thuhet në njoftim./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Vdes punëtori që u rrëzua nga objekti, arrestohet pronari i firmës ndërtimore në Lipjan

Published

on

Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të mërkurën, si pasojë e lëndimeve të marra pasi u rrëzua nga një objekt në vendin e tij të punës.

Viktima pësoi lëndime të rënda pasi u rrëzua në objektin ku po punonte të mërkurën në Lipjan.

Ngjarja, sipas raportit policor, ka ndodhur rreth pasdites së djeshme.

“Një mashkull kosovar ka ndrruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës”, tha Policia.

Dy persona, pronari i firmës ndërtimore në të cilën ai punonte dhe pronari i pronës në vend-punishten në Lipjan, janë arrestuar, tha Policia të enjten./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending