Connect with us

Ndërtim

Parqet më të vizituara në botë

Published

on

Sipas nje klasifikimi keto jane 5 parqet e lojerave me te bukur, me spektakolar e me te vizituar ne bote:

1.Magic Kingdom ne Florida, USA

Eshte padyshim parku me i vizituar ne te gjithe boten me rreth 17.5 milione vizitore ne vit. Ky park eshte hapur qe ne tetor te vitit 1971 me nje arkitekture dedikuar personazheve te perrallave dhe Disney, e cila duket qe ne pamjen e keshtjelles se Hirushes. Ky park eshte i ndare ne 6 “zona” te vecanta qe te gjitha bashke zene nje hapesire prej 43.3 ha.

  • Main street, USA, eshte si Hyrja per vizitoret ku mund te shetisesh e te shohesh arkitekturen e vecante apo te perfitosh nga dyqanet e suvenireve dhe te ushqimit. Nje atraksion i zakonshem ketu eshte xhiroja me tren ku tregohen Fantasyland, Frontierland, Keshtjella e Hirushes etj.
  • Adventureland, qe duket sikur jeni ne xhungel te Afrikes, Azise apo Lindjes se Mesme.
  • Frontierland, ku njihesh me Ameriken e vjeter perendimore, misteret e lumenjve dhe aventurat e kaubojsve.
  • Liberty Square(sheshi i lirise), nje qytet kolonial i Amerikes Revulocionare
  • Fantasyland, me nje stil perrallor dhe karnavalesh, me Peter Pan, Ëinnie The Pooh, Mickey etj. Pervec trenit nuk mungon as cirku me numra te ndryshem e interesante
  • Tomorrowland, nje qytet intergalaktik, i konceptuar si e ardhmja, me UFO, robote dhe udhetime ne hapesire.

2. Disneyland, Paris

Nje super resort ne Marne-la-Valle 32km larg qendres se Parisit, eshte parku i lojerave me i vizituar ne Evrope. Me nje siperfaqe prej 19km2, ku gjen 2 parqe lojerash, 13 hotele, dyqane, bare e restorante. 2 parqet jane Disneyland Park i hapur ne 1992 i ngjashem me Magic Kingdom ne Florida dhe Walt Disney Studios Park i hapur ne 2002 ku fokusohen ne shoëbiz, filma dhe prapa skena.

Ketu ka edhe nje fushe golfi, ku jo vetem mund te luani por mund te beni edhe kurs golfi. Atraksionet jane nga me te ndryshmet, te ndara ne zona te vecanta, si Pirati i Karaibeve, nje Bote e Vogel, Misioni 2 etj ku aventurat neper shpella, ujera, lartesi ju rrisin adrenalinen dhe ju bejne te perjetoni emocione te forta.

3. Tokio Disney Sea

Parku i lojerave ne Tokio, Japoni eshte ndertuar ne 2001, me nje investim gjigand qe e ka bere nje nga parqet me te bukur te botes. Ky park me nje siperfaqe prej 71 ha dhe Parku Tokio Disneyland jane te vetmit qe nuk zoterohen nga kompania Walt Disney. Ky park i eshte dedikuar shpirtit te aventures, imagjinates dhe kuriozitetit qe ndodhet tek secili prej jush.Ky park eshte konceptuar ne formen e porteve, ku fillon me Portin Mesdhetar me nje arkitekture si qyteti i Venecias, Itali me ura dhe gondola karakteristike, i cili zgjerohet ne 6 porte te tjera:

  • Porti Amerikan, me stil te qytetit te Neë York, Neë England, me nje tren ne lartesi i cili kalon e ne “Qytetin e Terrorit”
  • Delta e lumit te humbur, me nje stil te piramidave dhe tempujve antike te xhungles te Amerikes qendrore, ku smund te humbisni aventuren e Indiana Jones
  • Porti i zbulimit, ose marina e se ardhmes, ku mund te provoni disa udhetime eksperimentale ku te drejtoni vete midis shkembinjve e ujevarave.
  • Laguna e sirenave, ku vizitoret mund te behen pjese e botes nenujore te Ariel dhe miqve te saj
  • Bregdeti arab, ku perfshihesh ne boten  e Aladinit dhe 1001 neteve
  • Ishulli misterioz, me nje vullkan ne qender ku mund te eksploroni thellesite e oqeanit ose te udhetoni ne qender te tokes.

Edhe pse i pershtashem per cdo moshe, ky park me shume eshte dizenjuar per te rriturit, me lojera me te frikshme, me te rrezikshme, ushqim te perzgjedhur ne restorante dhe pije alkolike.

4. Europa Park, Rust, Gjermani

Parku me i madh ne Gjermani dhe i dyti me i famshem pas Disneyland Paris me nje siperfaqe 85 ha ku mund te prese 50.000 vizitore ne dite. Atraksione te ndryshme per cdo moshe, si per shembull Poseidon, toka greke ku gjeni nje kombinim te shpejtesise se rollercoaster dhe momenteve ne uje, apo tematikat e ndryshme si Halloëeen. Me shume se 100 shoë dhe aktivitete, ku perfshihen 11 “rollercoaster” nga me te thjeshtet tek me ekstremet, Pegasus, ne pjesen Ruse me Euro-Mir, ne pjesen Franceze me Silver-Star etj.

Gjate vitit organizohen evenimente te ndryshme si, Festa e Veres, netet e Horrorit ne Tetor kur eshte dhe festa e Halloëeen dhe ne fund te cdo sezoni organizohet nje feste e vertete me muzike e fishekzjarre. Gjate stines se veres parku hapet ne 9.00 te mengjesit deri ne 6.00 te mbasdites. Ky park ka filluar te prese vizitore edhe ne dimer qe ne vitin 2001, dhe sot ai rri gjate gjithe vitit hapur megjithese gjate dimrit disa lojera nuk funksionojne per shkak te motit.

Europa Park eshte e ndare ne 17 zona te ndryshme:

  • Toka e aventurave
  • Pylli i magjepsur
  • Bota e femijeve ose Toka Viking
  • Gjermania
  • Rusia
  • Italia
  • Franca
  • Skandinavia
  • Portugalia
  • Spanja
  • Hollanda
  • Zvicra
  • Greqia
  • Anglia
  • Austria
  • Islanda
  • Europa Park resort ku ka hotele dhe kamping per vizitoret

5. Ferrari World, Abu Dhabi, Dubai

Ky park i inaguruar ne 2010 ndoshet ne Abu Dhabi por eshte projektuar dhe dedikuar Italise ose me sakte Rosse di Maranello, qendra e Ferrarit. Rreth 20 atraksione qe mund te provoni ku nuk mungojne “rollercoaster” qe arrijne nje shpejtesi deri 240km/ore dhe mundesia per te qene pilot i nje makine te vertete te Formula Uno.

Keto jane pistat dhe atraksionet ne hapesiren prej 86km2:

  • Italia e bukur, me rruge e pamje te Italise
  • Tyre Tëist, version i pistes tradicionale te Ferrarit ne forme filxhani
  • Kinemaja Maranello, teater ku shfaqen film ate viteve 1920
  • Drejtim makine me Kampionet, nje shoë 3-D
  • Sfida Fiorano GT
  • Formula Rossa, me nje shpejtesi 240km/ore
  • Galleria Ferrari
  • G-Force, ku leshohen makinat nga nje kulle 62m e larte
  • Junior Grand Prix, e konceptuar per femijet
  • Junior GT, shkolle trajnimi per femijet
  • Made in Maranello, nje tur virtual per tu njohur me nga afer me ndermarrjen Maranello
  • RED, nje shoë 25 minutesh ku behet levizje plot pasion, spektakolare shpejtesie, kercimi dhe koreografike.
  • Magjia e shpejtesise, nje udhetim fantazios 4-D

E jo vetem pista gare e makina te shpejta por gjithashtu edhe bare, restorante, dyqane suveniresh Ferrari per nje eksperience per tu mbajtur mend.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Ndërtim

Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?

Published

on

Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.

“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.

Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.

“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:

Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.

Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha

Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.

Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!

Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.

Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.

Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

on

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Skanska do të ndërtojë një kampus të dhënash në vlerë prej 242 milionë dollarë në SHBA

Published

on

Skanska me bazë në Suedi, një kompani globale ndërtimi dhe zhvillimi, njoftoi se ka marrë një kontratë të re me vlerë rreth 2.5 miliardë SEK (242 milionë dollarë) në shtetin e Virxhinias në SHBA.

Projekti synon të ndërtojë një kampus të dhënash prej 23,000 m2.

Firma njoftoi se do të kryejë gjithashtu punë në terren dhe shërbime për qendrën e re.

“Fushërimi përfshin gjithashtu një përshtatje të një hapësire administrate dhe tre salla të dhënash,” tha Skanska.

Puna filloi këtë muaj me një datë të pritshme përfundimi deri në dhjetor 2025./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending