Në afërsi të liqenit të Ohrit, gjendet një muze jashtëzakonisht i veçantë. Në pamje të parë duket që je diku në hapësira tropikale të pashkelura më parë, por në fakt jeni duke shijuar pamjet mbreslënëse të “Gjirit të eshtrave”
Pikërisht në këtë vend gjendet edhe muzeu në ujë, muze ky i cilësuar si një nga më të veçantit në Evropë.
Ky muze ka ndërtim autentik, një rikonstrukturim i jetës në ujë.
Lashtësia e këtij muzeu daton prej vitit 1200 para lindjes së Krishtit dhe atëbotë kishte 8500 metra katrorë.
Në anën tjetër, ky muze u mundëson vizitorëve të njohin jetesën parahistorike.
Pamjet mahnitëse ju bëjnë të zhyteni aq thellë në parahistori sa që do të harroni gjithçka tjetër.
Në afërsi të muzeut janë bërë gërmime të ndryshme që nga viti 1997 deri me 2005 dhe janë zbuluar një numër i madh i mbetjeve arkeologjike. Gjetjet kanë quar në një vendbanim masiv të mbështjellur nga 10,000 grumbuj drunjsh.
Ndërkaq, sipas supozimeve vendbanimi daton nga fundi i epokës së bronzit dhe fillimi i epokës së hekurit, duke e bërë kështu vendin 3000 vjet të vjetër.
Pas renovimeve të ndryshme që janë munduar të ruajnë autenticitetin e vendit, muzeu është hapur zyrtarisht për vizitorë në vitin 2008, ku të pranishëm ishin shumë zyrtarë të shtetit maçedon.
Emri “Gjiri i eshtrave” është përzgjedhur për shkak se gjatë gërmimeve janë gjetur numër i madh i kockave të kafshëve, dhe kështu është pritur mirë nga vizitorët si një epitet i qëlluar. Ndryshe, “Muzeu i ujit”, ka ndihmuar shumë në rritjen kulturore por edhe turistike të vendit.
I kombinuar me pamje piktoreske të liqenit dhe lashtësinë e muzeut, vendi është tepër joshës për tu vizituar, e njëkohësisht e bënë muzeun si një nga vendet më interesante në rajon.
Vendi numëron 24 shtëpi parahistorike dhe paraqet jetesën në bashkësi duke rrëfyen mënyrën e të jetuarit në lashtësi.
Shumë nga vizitorët e kanë cilësuar si të ngjashëm me Hawain dhe ishujt e tjerë që vizitohen nga mbarë bota.
Afër këtij muzeu, vizitorët mund të bëjë edhe eksplorime në ujë përmes scuba-diving, ndërkaq edhe përgjatë gjithë vitit muzeu është i hapur.
Nëse keni planifikuar të vizitoni Ohrin, mos e humbni shansin për t’u njohur me “Gjirn e eshtrave” në Muzeun në ujë”.
You must be logged in to post a comment Login