Connect with us

Aktuale

Pandemia mbylli bizneset e huaja: Falimentojne 458 sipermarrje italiane

Published

on

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit të kaluar e mbyllën aktivitetin 408 ndërmarrje të huaja dhe me pronësi të përzier vendase dhe të huaj, duke bërë që numri i sipërmarrjeve të huaja të bjerë me 6.3 për qind në raport me vitin 2019. Sipërmarrjet e mbyllura përbëjnë gati 7% të subjekteve të huaja e të përbashkëta që ushtrojnë aktivitetin në vend. Rënia e bizneseve nga partnerët kryesore tregtare (Italia, Greqia, Kosova, Turqia, Gjermania, Maqedonia, Izraeli, SHBA) ishte më e fortë me rreth 16%, por u kompensua disi nga hapja e bizneseve nga vende të tjera, të cilat u rriten me 23.5% më 2020. Falimentet më të mëdha u panë në ndërmarrjet italiane në Shqipëri me rreth 408 të tilla.

Italia është vendi me numrin më të madh të bizneseve në vendin tonë me rreth 2553 të tilla, me rënie 15 % në raport me vitin 2019. Ndërsa në përqindje rënien më të madhe e kishin bizneset nga Izraeli, me 59% pak se në 2019 ose me 99 biznese të mbyllura. Ndërmarrjet nga ky vend operojnë kryesisht në sektorin e call center dhe në bujqësi. Gjatë vitit pandemik u mbyllën një seri biznesesh nga partnerët kryesor të tregtare të vendit. 58 biznese mbyllen aktivitetin më 2020. Totali i bizneseve nga Kosova pësoi rënie me 13 % gjatë vitit pandemik, ndërmarrjet nga Greqia shënuan rënie me 15% ato nga Maqedonia me 22 %, dhe Turqia me 7%.

Por teksa bizneset nga partneret tanë tregtarë shënuan rënie, pësuan rritje bizneset me të cilat Shqipëria nuk e ka të zhvilluar shumë bashkëpunimin ekonomikë. Bizneset nga vendet e tjera në vendin tonë arritën në 1903 subjekte me një rritje 23 për qind në raport me vitin 2019. Zinxhirët e furnizimit u dëmtuan nga kufizimet e pandemisë, ndaj shumë shtete që më parë nuk kishin marrëdhënie tregtare dhe ekonomike me vendin tonë krijuan lidhje të reja gjatë pandemisë duke hapur edhe biznese. Në të kundërt bizneset nga vendet partnere nuk mbijetuan në kushtet e krizës pandemike dhe ekonomike.

Sipas INSTAT, ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,6% të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 4,0% të ndërmarrjeve aktive në vitin 2019, dhe punësojnë 12,4% të të punësuarve gjithsej. Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 62,2% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Pronarët apo bashkëpronarët me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 77,8% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 64,9% dhe 12,1%.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending