Connect with us

Aktuale

Pandemia godet naftëtarët, përgjysmohen edhe të hyrat për arkën e shtetit nga ky sektor

Published

on

Pandemia Covid-19 përveç shëndetit publik, sikur çdo sektor tjetër në ekonomi, ka goditur edhe sektorin e tregut të derivateve.

Sektori i naftës si gjenerues i arkës së shtetit numëron edhe një numër të madh të të punësuarve, por për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe ardhjes së një numri të vogël të bashkatdhetarëve në këtë verë, ka rënie në shitjen e naftës në masë të madhe.

Kurse, të hyrat nga ky sektor për buxhetin e shtetit gati janë përgjysmuar.

Ndonëse nëse vazhdon pandemia dhe bie qarkullimi i shitjes së derivateve, rrezikohen të mbyllen edhe një numër i madh i vendeve të punës në këtë sektor.

Çmimet e derivateve kishin rënë në mënyrë drastike në fillim të shfaqjes së virusit Covid-19, për shkak edhe të rënies së çmimeve në bursën ndërkombëtare.

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për KosovaPress, se po vazhdon situatë e vështirë në tregun e derivateve, pasi edhe qarkullimi ka rënë dukshëm.

Berjani thotë se sektori i naftës mbush arkën e shtetit me mbi 30 për qind, ndërsa është harruar nga shteti për mbështetje në kohë pandemie.

“Kjo situatë është e vështirë, qarkullimi është i vogël kur shihet se në këtë kohë pandemie neve na mungon edhe diaspora. Kjo do të thotë që sektori i naftës nuk është në nivelin siç ka qenë… Sa i përket çmimeve të naftës në pandemi, ka qenë deri 60 cent të ndikuara nga bursa dhe organizata OPEC. Në këtë situatë prapë se prapë çmimet janë reale dhe më të ulëta në rajon. Megjithatë me ndikimet e pandemisë qarkullimi nuk është sikur në vitin e kaluar”, thotë Berjani.

Zvogëlim të shitjes së derivateve ka pasur edhe në “Hib petrol”.

Drejtori i përgjithshëm në “Hib petrol”, Hysen Lajçi thotë se pandemia Covid-19, ka pasur efekt negativ mjaft të madh edhe në këtë kompani.

Lajçi thotë se nëse vazhdon kjo gjendje nuk do të mund t’i mbajnë në punë punëtorët sa janë aktualisht 1 mijë e 300.

“Si rezultat i mos ardhjes së diasporës të gjitha njësitë tona kanë rënie të shitjeve në minimum deri 40 për qind. Infuzioni më i madh për ekonominë e Kosovës është diaspora… pasojat në këtë sektor janë shumë të mëdha dhe në qoftë se qeveria nuk merr masa më shpejt, për ditë e më shumë pasoja do të bëhen. Ne deri tash kemi vazhduar me pagesën e pagave, nuk kemi larguar punëtorë prej punës, por në qoftë se vazhdon kjo situatë, nuk do të mund të mbajmë krejt stafin në punë. Për momentin i kemi 1 mijë e 300 punëtorë të cilët marrin rroga në korporatën tonë”, thotë Lajçi.

Në gjendje të pa lakmueshme është edhe “Petrol Kabashi” në Fushë Kosovë, ku rreth 50 për qind ka rënë shitja e derivateve në pikat e shitjes.

Një arsye tjetër e rënies përveç pandemisë, sipas Atdhe Kabashit, pronar në “Petrol Kabashi”, është edhe mos ardhja e bashkatdhetarëve në këtë sezon.

“Gjendja për momentin është shumë e rëndë, realisht shitjet kanë rënë mbi 50 për qind. Kemi pasur pritje të mëdha për sezonin e verës e cila nuk është realizuar as 30 për qind… mbështetja e shtetit ka qenë shumë e vogël, vetëm 50 për qind e stafit janë paguar nga një herë nga 170 euro, mbështetje tjetër nuk ka pasur. Me gjithë vështirësitë që i kemi pasur, ne nuk kemi larguar punëtorë sepse edhe pse puna në pompa ka rënë, ne stafin duhet me mbajtur pa tjetër. Ne çka kemi pompa të gjithë jemi me restorante dhe markete, puna ka rënë, por punëtorët duhet me i mbajt patjetër në punë… Te ndërtimi punimet nuk janë ndalur as gjatë pandemisë edhe tash, por te shitja ka ndikuar shumë”, thotë Kabashi.

Ai ka thënë se çmimet e derivateve nuk janë stabile. Sipas tij, tre muaj më parë pati rënie të madhe në çmime, ndërsa tash janë duke u rritë çmimet.

Kabashi theksoi se çmimet e derivateve aktualisht janë nga 0.85-0. 90 cent për litër.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress, se në këtë periudhë të pandemisë importi ka shënuar rënie për 13 milionë litra.

“Jo vetëm importi i naftës, por shumë produkte të tjera gjatë kësaj pandemie kanë pësuar rënie. Rënia nuk është shumë e madhe në aspektin statistikor kemi rreth 3 përqind më pak sasi derisa në aspektin e vlerës nafta për shkak të bursës ndërkombëtare ka pasur një ulje drastike. Në aspektin e vlerës kemi rreth 39 përqind më pak vlerë të importit të naftës. Nëse në vitin e kaluar deri në muajin korrik ka pasur 333 milionë litra naftë, në të njëjtën periudhë të vitit 2020 kemi pasur 320 milionë litra import. Derisa ka rënie edhe në aspektin e vlerës për shkak se në nivelin global ka pësuar rënie si çmim”, thotë Stavileci.

Pandemia ka goditur edhe tregun e patundshmërive. Atdhe Kabashi edhe ndërtues i banesave, theksoi se kanë rënë kërkesat për banesat dhe nuk ka shitje.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending