Connect with us

Infrastrukturë

Pagesa për TVSH ngrit çmimet, 4 mijë euro për metër katror shiten banesat në Tiranë

Published

on

Ministria e Financave parashikon në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2022-2026, që do të aplikohet futja e skemës së TVSH-së në shitjen e parë të banesave të reja rezidenciale. “Ligji aktual e ka përjashtuar aplikimin e TVSH-së për shitjen e banesave.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar -ja aplikohet për procesin e ndërtimit të tyre nga subjektet ndërtuese, ndërkohë që shitja prej ndërtuesve është furnizim i përjashtuar. Trajtimi si furnizim i përjashtuar ka pasur parasysh përballimin e çmimeve të shitjes së apartamenteve nga publiku, pasi aplikimi i TVSH-së do i rriste çmimin e shitjes. Kjo politikë është ndjekur nga viti 1996 e në vijim”,thuhet në strategjinë afatmesme të të ardhurave të Ministrisë së Financave.

Strategjia afatmesme e të ardhurave 2022-2026 është hartuar mbi bazën e rekomandimeve nga FMN dhe do të konsultohet me grupet e biznesit.

Ndërtuesit: Futja e TVSH-së do të reflektohet në rritjen e çmimeve të apartamenteve

Arben Dervishi, sekretari i Shoqatës të Ndërtuesve tha se futja e skemës së TVSH-së në shitjen e parë të banesave të reja rezidenciale do të rrisë kostot e ndërtimit, për rrjedhojë edhe shtrenjtimin e çmimeve, raporton Shekulli.al.

“Shoqata e Ndërtuesve nuk është konsultuar ende për këto ndryshime, por vendosja e TVSH-së te shitja e apartamenteve është kundërshtuar edhe në të kaluarën, pasi rrit kostot e ndërtimit. Në përfundim të objektit kostoja e shtuar e ndërtimit do të paguhet nga blerësi. Ndërtuesit janë të ngarkuar me shumë taksa. Për zhvillimin e një ndërtimi fillimisht paguhet 1% të çmimit kur kryen aplikimin e lejes, 8% në momentin e marrjes të lejes, 3% taksë për të pastrehët, si dhe 40-45% arrijnë pagesat e truallit. Në disa raste pagesat për pronarin e tokës (kur është i vetëm) arrijnë edhe 50 deri 60%. Nëse do të shtohet edhe TVSh-ja në shitjen e apartamenteve do të këtë rritje të lartë të kostove.

Përveç taksave ndërtuesit janë të prekur edhe nga rritja e çmimeve të lëndëve të para që ende nuk ka filluar të ndihet i plotë. Çmimi i hekurit pas krizës me Ukrainën u rrit mbi 900 USD/ton. Rritja e kostove do të rrisë çmimet e apartamenteve.

Ndërtuesit mund t’i çojnë çmimit e shitjes 5,000 apo deri 10,000 euro/m2 si në Romë, por tregu nuk arrin t’i absorbojë. Vendosja e TVSh-së jo vetëm që do të ulte shitjet, por edhe peshën e sektorit të ndërtimit të PBB-së”, pohon z. Dervishi.

Nëntorin e 2021 çmimet e apartamenteve të reja brenda vijës të verdhë të ndërtimit u rritën 10% krahasuar me 2020. Në zonat, si: Ish blloku, Myslym Shyri, rruga “Bardhyl” rritja e çmimeve varionte nga 15 deri 20%. Brenda unazës, sipas agjencive imobilare apartamentet e reja nuk ofronin çmime më të ulëta se 1500 euro/m2, ndërsa te periferitë si “Porcelani” apo “Ali Demi”, nuk u shiten më shtëpi banimi me çmime nën 900 euro/m2.

Vitin e kaluar sipas ndërtuesve u shtua kërkesa për blerje në fazën e hershme të ndërtimit në objekte me çmime të larta deri në 4,000 euro për metër katror, kryesisht kullat.

Në të gjitha kullat që po ngrihen në kryeqytet, apartamentet po shiten me çmime nga 3,000 deri në 4,000 euro për metër katror./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Një pallat 7 katesh “mbin” tek lulishtja në Kombinat, banorët protestojnë

Published

on

Mes thirrjeve “Duam parkun tonë”, dhjetëra fëmijë dhe banorë të rrugës “Llambi Bonata” protestuan pasditen e djeshme kundër shkatërrimit të lulishtes së lagjes së tyre në Kombinat. Ata shprehen se prej më shumë se 20 vitesh, kjo hapësirë publike është e vetmja që kanë për të kaluar kohën e lirë si dhe për të luajtur fëmijët.

Me një vendim të bashkisë Tiranë, të janarit të 2024, i është dhënë leja ndërtimit të një pallati me 5 dhe 7 kate si dhe 2 kate parkim nëntokësor.

Sipas tabelës së projektit, e cila tanimë është rrëzuar nga banorët në shenjë proteste, lulishtes i kanë dalë pronarë, përkatësisht Keid Kalaja dhe Brugen Strati, ndërsa ndërtues është shoqëria “Fidalba” sh.p.k.

Në tabelën informuese të projektit thuhet se leja është dhënë për rrugën “Sabaudin Gabrani”, e cila ndodhet në afërsi të Misto Mames. Ndërkohë që pallati do të ndërtohet në rrugën “Llambi Bonata”.

Banorët, të cilët u mblodhën në lulishte u shprehën se në këtë zonë nuk ka vende të tjera çlodhjeje dhe argëtimi.

Banorët argumentojnë se pranë kësaj lulishteje është shembur një pallat me arsyetimin e tërmetit, ndërsa prej kohësh nuk ka asnjë plan për rindërtimin e tij, me pretendimin se toka është e papërshtatshme.

Banorët i janë drejtuar njësisë administrative nr.6 si dhe komisariatit përmes kërkesave përkatëse për të kundërshtuar projektin si dhe duke kërkuar informacion plotësues të origjinës së pronës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

KAWA Group shtrin rrjetin e operimit, hap zyrë edhe në Londër

Published

on

Kompania e ndërtimit KAWA Group, zyrtarisht tashmë do të operojë edhe në kryeqytetin britanik.

Kompania e njohur shqiptare e ndërtimit, të shtunën, më 18 maj 2024, përmes një ceremonie festive do të inauguroj zyrën operuese në qendër të Londrës.

KAWA në Mbretërinë e Bashkuar do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro

Published

on

Së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh rrugën “1 Tetori” me atë “Isa Kastrati”.

Komuna e Prishtinës tashmë ka bërë edhe përzgjedhjen e kompanive në vlerë prej afro një gjysmë milioni euro, raporton Indeksonline.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në prokurimin online E-prokurimi , për këtë projekt janë shpallur fitues “Grupi i Operatorëve Ekonomikë Gashi 3 ING SH.P.K. Gashi ING SH.P.K.”, me çmimin prej 487,977.63 eurosh.

Për këtë projekt kanë aplikuar katër grupe ekonomike. Në bazë të kësaj dosjeje operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë kanë ofruar ofertë më të lirë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending