Connect with us

Aktuale

Odat ekonomike i propozojnë Qeverisë një program të përkrahjes për sektorin privat

Published

on

Duke pasur parasysh rëndësinë e sektorit privat për gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të zhvillojë një pako të masave mbështetëse për të siguruar mbijetesën e sektorit privat pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Sipas një komunikate të OEAK, në këtë situatë të paprecedent, organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat konsiderojnë se mbrojtja e sektorit privat është jetike për ruajtjen e kapaciteteve të shtetit për të gjeneruar të hyra buxhetore dhe rrjedhimisht edhe për mirëqenien e popullsisë.

“Organizatat e sipërcekura e konsiderojnë si të rëndësishme që në këto ditë të vështira për vendin, Qeveria dhe instituc ionet e tjera të pavarura të marrin në konsideratë masat e propozuara me qëllim të largimit të panikut nga tregu dhe shprehjes së mbështetjes publike nga Qeveria për sektorin privat me synim të ruajtjes së normalitetit në treg. Po ashtu është me rëndësi që të ndërmerren masa të nevojshme për sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm në sistemin ekonomik të vendit, si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat, përmes burimeve vetanake për financim të pjesshëm të masave të prezantuar në vijim, por edhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me Institucionet Financiare Ndërkombëtare për strukturimin e financimit të këtij programi stimulues për sektorin privat në Kosovë. Duke përcjellë shembujt e shteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre të rajonit, organizatat e sipërcekura theksojnë se përpilimi dhe zbatimi i një programi të mbështetjes qeveritare do të ndihmonte në minimizimin e dëmeve në ekonominë e vendit, përmes shpëtimi t të sa më shumë ndërmarrjeve dhe vendeve të punës. Në koordinim me një grup ekspertësh financiarë dhe ligjorë, e ndërmarrësish të suksesshëm, organizatat e biznesi i kanë dorëzuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, një dokument që përmban një sërë masash të propozuara në mbështetje të sektorit privat dhe ekonomisë së vendit, të cilat përfshijnë shqyrtimin me prioritet të kërkesave për pagesa nga ana e Thesarit për të gjitha shërbimet dhe produktet e ofruara nga operatorët ekonomikë si dhe ekzekutimi i menjëhershëm i të gjitha detyrimeve tek punëkryesit e kontraktuar, përpilimin e një programi për mbështetjen dhe stimulimin e sektorit privat, i cili do të përfshijë një pako financiare në vlerë prej 5% të bruto produktit vendor të Kosovës për fazën e emergjencës dhe rimëkëmbjes”, thuhet në komunikatë.

Është bërë e ditur saktësisht për çka do të shërbente kjo pako financiare.

“Kjo pako financiare do të shërbente për mbulimin e obligimeve operacionale të bizneseve, përfshirë pagesën e pagave, qirave dhe shpenzimeve operative, por edhe për shtimin e kapitalit dhe zhvillimin e produkteve financiare të reja të ofruara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe për zhvillimin e masave të tjera për stimulimin e funksionimit të zinxhirëve të vlerës në sektorët e ndryshëm të ekonomisë. Në kuadër të këtyre masave është e nevojshme që të krijohet një fond i mbështetjes së menjëhershme direkte për ndërmarrjet dhe punonjësit e ndërmarrjeve, aktiviteti i të cilave është ndërprerë, ose afektuar rëndë, pas marrjes së masave parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19. Me qëllim të shmangies së konfuzionit, por edhe ofrimit të informatave gjithëpërfshirëse, është me rëndësi të krijohet një portal për publikim të të gjitha vendimeve dhe njoftimeve që lidhen me masat parandaluese kundër COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Duke ofruar gatishmërinë e tyre të plotë për bashkëpunim me institucionet përkatëse në dizajnimin e programit të mbështetjes, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, e vlerësojnë si të rëndësishëm të vepruarit e shpejtë të Qeverisë dhe institucioneve të tjera kundrejt propozimeve të sipërcekura, duke konsideruar se secila vonesë në zbatimin e masave konkrete në mbështetje të sektorit privat dhe punonjësve të goditur, do ta bënte më të shtrenjtë rikuperimin nga pasojat dëmtuese mbi ekonominë e vendit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending