Connect with us

Ndërtim

Objekti me rreth 20 ari sipërfaqe parashihet të ndërtohet në Hajvali për strehimoren e qenëve endacak

Published

on

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë në vlerë 239 mijë euro për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë.

Objekti me rreth 20 ari sipërfaqe parashihet të ndërtohet në Hajvali.

Tenderi është nënshkruar me operatorin Eurometal SH.P.K. derisa, periudha e vlefshmërisë është për 90 ditë, raporton Kallxo.com.

Paraprakisht ky tender ka dështuar për shkak të ndryshimeve të mëdha në bursën ndërkombëtare me çmimin e metalit.

Nga Komuna e Prishtinës më herët është bërë e ditur se në strehimoren për qentë endacakë do kryen procedura si: Kastrim, Strelizim, Vaksinim dhe Lëshim (KSLV).Qentë do qëndrojnë deri në dy javë në këtë strehimore gjatë kryerjes së procedurës së lartpërmendur

Sa i përket trajtimit të qenve endacakë, nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, në seancën e Kuvendit Komunal më 28 prill teksa po diskutohej për qentë endacakë, ka thënë në Prishtinë janë 5-10 mijë qen enacakë, duke potencuar se ky problem u ka dalë nga duart.

Komuna më herët gjatë këtij viti, ka planifikuar të ndajë parcelë në fshatin Slivovë për një tjetër strehimore për qentë endacakë, por lokacioni është kundërshtuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ndërtim

Danimarka nderon punëtorët që humbën jetën në ndërtimin e stadiumeve të Katarit

Published

on

Futbollistët danezë nuk do të kenë me vete familjarët dhe bashkëshortet në Botërorin e Katar.

Një zgjedhje kjo e ndërmarrë në të njëjtën linjë me pozicionimin që ka marrë prej kohësh Federata Daneze në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut në vendin që do të organizojë turneun.

“Nuk duam të kontribuojmë në rritjen e përfitimeve të Katarit dhe për këtë arsye kemi reduktuar sa më shumë të jetë e mundur numrin e personave që do të jenë në këtë udhëtim”, bënë të ditur nga Federata për të përditshmen “Ekstra Bladet”.

Në ditët e shkuara, Hummel, sponsori teknik i kombëtares daneze, prezantoi fanellat që lojtarët do të veshin në Botëror. Në njërën prej tyre me qëllim janë zbehur simboli dhe logot, pasi, siç u shpjegua, “danezët nuk duan që fanellat e tyre të jenë të dukshme në një turne që u ka kushtuar jetën mijëra personave”, ndërkohë që fanella e tretë do të jetë e gjitha e zezë, në shenjë zie për të gjithë punëtorët që kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit.

Sipas disa statistikave, 6,500 punëtorë migrantë kanë vdekur duke ndërtuar kantierin e Kupës së Botës 2022

Ndërtimi i vendeve për Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar filloi menjëherë pasi vendit të vogël të Lindjes së Mesme iu dha evenimenti në dhjetor 2010. Që atëherë, më shumë se 6,500 punëtorë ndërtimi migrantë kanë vdekur, sipas një raporti nga The Guardian që mori çuditërisht pak. vëmendje.

Për të ndërtuar shtatë stadiume të reja, një aeroport të ri, dhjetëra hotele dhe një qytet krejtësisht të ri që do të presë finalen e Kupës së Botës, vendi punësoi punëtorë nga, mes vendeve të tjera, India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka. Në 10 vitet që nga fitimi i ofertës së diskutueshme, mesatarisht 12 punëtorë nga këto pesë vende kanë vdekur në javë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Bechtel ka nevojë për furnizues për ndërtimin e digës shqiptare prej 600 milionë euro

Published

on

Bechtel dhe UK Export Finance (UKEF) po zhvillojnë një panair furnizuesish në fund të këtij muaji në një përpjekje për të gjetur furnizues në Mbretërinë e Bashkuar për projektin e hidrocentralit të Skavicës në Shqipëri.

Me taksapaguesit britanikë (nëpërmjet UKEF) që sigurojnë përfshirjen e kontraktorit amerikan Bechtel në projektin të Shqipërisë prej 600 milion euro, Bechtel-it i kërkohet t’u bëjë disa punë furnitorëve britanikë (ose të paktën furnitorëve me një zyrë të regjistruar në MB, pavarësisht nga vendbanimi aktual).

Projekti 210 MW Skavica përfshin ndërtimin e një dige rregulluese në lumin Drin në Shqipëri. Projekti po zhvillohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prodhuesi dhe furnizuesi publik i 75% të energjisë elektrike në Shqipëri.

Bechtel po kërkon të takojë kompani në Mbretërinë e Bashkuar që janë të interesuara për të mbështetur ekzekutimin e projektit dhe kanë aftësitë në fushën e inxhinierisë civile, strukturore ose mekanike dhe/ose pajisjeve të ndërtimit.

Një panair furnizuesish po mbahet më 20 dhe 21 tetor 2022 në 1 Great George Street (shtëpia e Institutit të Inxhinierëve Civilë), Londër SW1P 3AA./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Publikohen pamjet nga Ura e madhe e Kukësit, Rama e quan spektakël mbresëlënës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po bëhet në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën tha se nuk kanë lënë përqeshje pa i bërë kur e ka prezantuar projektin në 3D.

Rama në një postim në Facebook e ka quajtur spektakël mbresëlënës inxhinierik.

“Mirëmëngjesi…. dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending