Connect with us

Aktuale

Një rrëfim për punën e mërgimtarëve shqiptarë në Gjermani

Published

on

Kanë kaluar më shumë se 50 vjet prej se shqiptarët e parë erdhën nga Kosova si punëtorë krahu në Gjermani dhe ndër keto 50 vjet, gjërat kanë ndryshuar.

Pra, bëhet fjalë për katër gjenerata mërgimtarësh shqiptarë në Gjermani, të cilët midis vete kanë po aq ngjashmëri sa edhe dallime. Kjo nënkupton që për “mërgimtarët” nuk mund të flitet si të ishin grup homogjen. Shkaqet e migrimit, prejardhja, shkalla e edukimit, pritshmëritë nga emigrimi, qëllimet në jetë dallojnë jo veç midis gjeneratave, por midis secilit individ veç e veç.

Gjenerata e parë e përshkruar më lart kishte preokupime tjera në atë kohë, prioriteti kyç ishte puna dhe mbajtja e familjes në Kosovë. Nuk ekzistonte as mundësia dhe motivimi nga vendasit, por as vetëdija për nevojën e integrimit dhe pjesëmarrjes aktive në shoqërinë e re me përjashtime natyrisht.

Refugjatët e shumtë të viteve të ‘90-ta kaluan nëpër sfida shumë të rënda. Pa leje të sigurt qëndrimi, duke banuar në konvikte të përbashkëta, në kushte të vështira jetese, me presionin për t’ju ndihmuar edhe familjeve në Kosovë, edhe ata nuk kishin mundësi dhe mbështetje për t’u integruar dhe identifikuar me vendin e ri. Një numër i konsiderueshëm u kthyen vetë ose u dëbuan nga organet gjermane pas luftës në Kosovë. Ata që mbetën, filluan punë dhe u përqëndruan në jetën e tyre këtu, natyrisht duke ju ndihmuar edhe prindërve dhe familjarëve në Kosovë. Disa prej tyre arritën të mësojnë gjermanishten më mirë dhe të aftësohen në profesione të ndryshme, disa madje arritën të kryejnë edhe studimet.

Fëmijët a nipat e mbesat e tyre, të cilët në Gjermani filluan qysh nga kopshti ose nga klasa e parë, dalëngadalë po e ndjejnë veten si qytetarë vendas dhe po identifikohen me Gjermaninë si vend i tyre. Këta e kanë edhe kompetencën gjuhësore, besa edhe pozitën shoqërore më të përshtatshme se dy gjeneratat e mëparshme e kjo rezulton edhe në guximin qytetar, në ngritjen e zërit kundër padrejtësive dhe diskriminimit racor në shoqërinë gjermane. Kjo gjeneratë nuk do të falënderohet orë e çast për pritjen dhe ndihmën nga shteti gjerman, siç kanë bërë prindërit dhe gjyshërit e tyre. Kjo sepse ata ndihen se janë në vendin e tyre dhe se suksesi u ka ardhur falë mundit të tyre.

E për fëmijët e Vjollcës, të cilët do i takonin gjeneratës së katërt, ndoshta do jetë edhe më e natyrshme që të identifikohen së pari me vendin ku jetojnë, pra Gjermaninë dhe si rrjedhojë, nuk do ta kenë më aq të theksuar presionin e të jetuarit midis dy kulturave.

Ndoshta mërgimtarët shqiptarë historikisht janë të lidhur shumë emocionalisht me vendet e origjinës, gjë që nuk ka asgjë të keqe parimisht. Mirëpo, ideale do ishte një lloj gërshetimi dhe barazpeshimi i identifikimit mes dy vendeve. Dhe kjo duket se veç është duke ndodhur.

Ky artikull wshtw shkruar pwr Kosovotwopointzero.com. | Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0

Autori i shkrimit wshtë Driton Gashi ka studiuar për gjuhësi dhe pedagogji në Universitetin e Bochum-it dhe punon si pedagog shkolle dhe këshilltar pedagogjik në një kolegj për të rritur në qytetin Dortmund, Gjermani. Studimet pasuniversitare i ka mbaruar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Hagen-it dhe ka marrë titullin akademik “Magjistër i Drejtësisë”, “Master of Mediation” (MM), (ndërmjetës privat dhe jashtëgjyqësor në raste të konflikteve familjare). Nga viti 1993 punon për dhjetëra gjykata dhe institucione tjera të larta shtetërore si përkthyes i betuar dhe i autorizuar gjyqësor për gjuhën gjermane dhe shqipe./Media Ndërtimi.

 

 

Aktuale

Rritet çmimi i faturës së mbeturinave nga 4.70 euro në 6.20 euro

Published

on

Çmimi i faturave të mbeturinave do të rritet nga 4.70 euro në 6 euro e 20 cent. Kjo pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi rregulloren e re.

Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Petrit Reçica tha për Radio Kosovën se kjo nuk është ndonjë rritje e madhe pasi që kompania ka shpenzime të mëdha. Ndërkohë që Radio Kosova merr vesh se faturat do të rriten nga janari  2024.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten rregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave, e cila parasheh ndryshime në fatura të mbeturinave. Kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Rreçica, tha për Radio Kosovën se në rregulloren e re përfshihet edhe rritja e çmimit të faturave nga 4.70 cent në 6.20 cent.

“Në mesin e ndryshimeve në rregullore të re përfshihet edhe ndryshimi i çmimit të tarifës për shërbime të qytetarëve. Nuk është ndonjë rritje e madhe nga 4.70 euro është diku 6.20 cent”, tha ai.

Reçica, tha se si kompani e kanë mirëpritur këtë rritje për shkak të shpenzimeve jashtëzakonisht të mëdha, siç thotë ai të kompanisë. Ai shtoi se këto çmime do të ndikojnë në sigurim të makinave të reja dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët.

“Kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha duke përfshirë derivatet, pjesëve, mirëmbajtjes së kamionëve dhe duke shtuar faktin se ka ndryshime edhe të çmimeve kanë prekur edhe operimin tonë çdo ditë. Ne si kompani kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha edhe në deponi, ku ne kemi një vendim të qeverisë i cili rritë me automatizëm çdo 1 janar të vitit për një euro në ton. Prandaj kjo rritje e faturave do të ndikojë sadopak që si kompani të arrijmë të sigurojmë makineri të reja dhe të ofrojmë shërbim sa më cilësor edhe për qytetarët”, shtoi ai.

Reçica, nuk bëri të ditur se prej cilës datë do të zbatohet rritja, mirëpo Radio Kosova merr vesh se kjo do të ndodhë në janar 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tregu i Fundvitit në Prishtinë, bizneset do të përzgjidhen me short

Published

on

Komuna e Prishtinës ka thënë se për arsye të numrit të lartë të bizneseve të cilat i kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit.

Ata kanë ftuar të gjitha bizneset të cilat i kanë plotësuar kriteret dhe emrat i gjejnë në listën që sot në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short.

Tutje është thënë se bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë.

Ankesa u tha se duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Targat KM gati po zhduken nga veriu i Kosovës

Published

on

Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.

https://www.evropaelire.org/a/veriu-pa-targat-km-/32708694.html

Continue Reading

Trending