Tregu i ndërtimeve në Kosovë: Shumë banesa, çmime shumë të larta dhe kërkesa të bollshme
Në Kosovë ka kohë që ka numër të madh banesash në treg, ka kërkesa, ose relativisht kërkesa të bollshme për shtiblerje dhe ka çmime enorme të larta të tyre.
Çmimi i banesave në Kosovë, kudo, nga dita në ditë, po vjen duke u ngritur vazhdimisht.
Tani një metër katror i një banese në pjesët e qendrës së Prishtinës, flitet se po tregtohet me 2.000 e 3.000 euro, ndërkohë që vjet ky çmim ka lëvizur nga 1.500 deri në 2.000 mijë euro.
Lëvizje të çmimit të banesave ka edhe në pjesët periferike të kryeqytetit dhe në qytetet e tjera të vendit.
Në anën tjetër, në pjesët e qendrës së Sarajevës një metër katror i një banese dy dhomëshe, deri para dy-tre muajsh mesatarisht ka kushtuar 1.833 euro, në Podgoricë 1.566 euro dhe në Shkup 1.461 euro.
Tani një metër katror i një banese në pjesët e qendrës së Prishtinës, flitet se po tregtohet edhe me 2.000 e 3.000 euro, ndërkohë që vjet ky çmim ka lëvizur më së shumti nga 1.500 deri në 2.000 mijë euro.
Njësoj me çmime të ngritura shumë, shiten edhe banesat në lagjet periferike të kryeqytetit, ku një metër katror ka arritur në 1.000 deri në 1.500 euro, çmim ky që në vitin e kaluar sillej nga 750 deri në 850 euro.
Çmimet e banesave janë ngritur ndjeshëm edhe në qendrat e tjera të Kosovës, dhe tani një metër katror në zonat e qendrës thuaja askund nuk mund të gjesh nën 700 euro, ndërkohë që në vitin paraprak në qytetet e shumta të Kosovës, edhe përgjatë zonave të qendrës, ka dominuar çmimi prej 400-500 eurosh.
Çmimet aktuale të banesave në Kosovë janë goxha më të ulëta se në Slloveni dhe Kroaci, të përafërta me disa qendra të Serbisë, por goxha më të larta se në Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.
Sipas të dhënave që ka siguruar Buletini Ekonomik, ende më së shtrenjti kushton një metër katror i banesës në qendër të Lubjanës, ku një metër katror i një banese dy dhomëshe mesatarisht kushton 4. 277 euro, në pjesën e qendrës së Zagrebit metri katror i një banese të ngjashme, mesatarisht kushton 3.440 euro, në Beograd 3.099.
Ndërsa, në pjesët e qendrës së Sarajevës një metër katror i një banese dy dhomëshe deri para dy-tre mujash, ka kushtuar 1.833 euro, në Podgoricë 1.566 euro dhe në Shkup një metër katror i një banese dy dhomëshe kushtonte mesatarisht 1.461 euro. Kështu pak a shumë sillen çmimet e banesave në rajon.
Ndërtimtarët, kompanitë ndërtimore që kanë treg më të madh në Prishtinë, theksojnë se çmimi i ngritur i banesave është kryekëput pasojë e ngritjes së çmimeve të materialit ndërtimor, sidomos të hekurit (armëbetonit) dhe të blloqeve e tullave të ndërtimit, i inflacionit dhe i kostos së ndërtimit të një banese.
Dhe, është e vërtetë se çmimet e hekurit dhe të materialeve të tjera të nevojshme për një banesë janë ngritur ndjeshëm, sidomos gjatë kohës së pandemisë COVID 19 dhe sidomos pas eskalimit të luftës ruso-ukrainase.
Sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare që përcjellin ekzaktësisht lëvizjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, çmimi i hekurit (armëbetonit) në rajon më 17 qershor ka qenë 1.350 dollarë për një tonelatë. Ndërsa, një tonelatë e hekurit më 9 qershor ka kushtuar 1.400 dollarë.
Nga fillimi i këtij viti, një tonelatë e hekurit çmimin më të lartë në tregjet e rajonit e ka pasur më 4 prill, kur një ton hekur për ndërtimtari ka kushtuar 1.610 dollarë, ndërsa me çmimin më të ulët, ose 1.300 dollarë për një ton, hekuri është tregtuar më 18 maj, kanë transmetuar mediet e rajonit./Media Ndërtimi.
Analizë nga gazetari Mehemt Gjata.