Connect with us

Art

Një mbindërtim në qytetin e mbindërtuar

Published

on

Mbindërtimi i një dhome në formë shtëpie mbi një objekt tjetër egzistues, është një pamjet e zakonshme në Prishtinë. Por pse një mbindërtim tjetër, mbi një objekt midis sheshit “Ibrahim Rugova” është një mbindërtim që dallon prej tjerëve.

Arsyeja fillimisht është tek qëllimi. Shtëpia e ndërtuar mbi ish-objektn e shtëpisë së mallrave “Gërmia” nuk i hynë në punë askujt për banim. Në fakt nuk mund të hysh në të. E as ta lëshosh me qera. Funksioni i kësaj shtëpie, mbi ndërtim, është nisja e një debati ose reflektimi mbi ndërtimet në Prishtinë.

Ose më mirë me thënë: mbindërtimet.

Artisti që ka bërë intervenim artistik duke vendosur këtë shtëpi që duket sikur një objekt mbindërtimi pa leje, është Alban Muja. Intervenimi i tij artistik është pjesë e programit të Bienales së Artit “Manifesta” që do të mbahet në Prishtinë për 100 ditë që nga 22 korriku, shkruan Nacionale.com.

Edhe 48 orë, mysafirë dhe vizitorë të Manifestës do të fillojnë të vijnë në Prishtinë për të shikuar intervenimet artistike të Bienales nomade.

Për shtëpinë mbindërtim, Muja është kujdesur deri në detaje të fundit. Edhe ngjyrën e “shtëpisë” është kujdesur ta ketë pak të njejtë me ngjyrën e vjetëruar të objektit të ish-Gërmisë, që do të bëhet sallë koncertale dhe operistike.

“Këto detaje janë një rikujtim i një forme të përdorur shumë nga mbindërtuesit, të cilët duke u munduar që mbindërtimet e tyre të egra dhe pa leje të mos duken të tillla, janë munduar që ta lyejnë në atë formë që të mos dallojë nga objekti, mbi të cilin janë ndërtuar”, thotë Muja në një bisedë për Nacionalen, teksa përballë kemi “shtëpinë ilegale të tijen”.

Për shumë vite, artisti nga Mitrovica që tashmë jeton në Berlin, ka qenë pjesë e shumë ekspozitave të mëdha ndërkombëtare dhe është bërë i njohur falë vrojtimit të tij të rafinuar të mënyrës sesi njerëzit vendosin ti qasen publikes së tyre. Që prej punëve të tija që kanë ardhur pas vrojtimit nga aeroplani e deri tek vrojtimet e fundit të mbindërtimeve në tokë.

“Kjo shtëpi është në fakt edhe pjesë e një inspirimi të disa punëve të mëhershme që kam pasur, në pikturë dhe vizatim, me mbindërtimet”, thotë Muja, teksa tregon disa fotografi të këtyre punëve që ishin ekspozuar në Galerinë e Arteve të Kosovës, para një viti.

Në këto vizatime, Muja luan me formën e pikturës duke vënë në pah mbindërtimet teksa objektet mbi të cilat janë bërë ato “shtëpia” a “dhoma” janë jo të rëndësishme. Por kur kuratorja e Manifesta-s, Catherine Nichols, e kishte vizituar Mujën në studion e tij në Berlin, vizatimet u shndërruan në një intervenim klasik.

“Kur i thash që dua ta bëjë një mbindërtim, ajo më tha: edhe një mbindërtim në gjithë këto mbindërtime?. U shikuam dhe vendosëm që të ishte kjo puna ime në Manifesta”, kujton Muja për Nacionale.com.

Por pse është e rëndësishme kjo formë e intervenimit? Muja shpreson që kalimtarët nëpër shesh dhe vizitorët e Manifestës ta shfrytëzojnë këtë intervenim artistik, si pikënisje për të menduar një zgjidhje për mbindërtimet aktuale dhe një vendim që të ndalohen ato.

“Por një zgjidhje duhet gjetur. Nuk mund të qëndrojnë ato shtëpi përgjithmonë ilegale. Duhet gjetur një zgjidhje. Pro edhe duhet ndalur një herë e mirë kjo formë e ndërtimit”, thotë Muja.

Sesa do të ndikoj vepra e tij në këtë debat mbetet të shihet./Media Ndërtimi.

Art

Si ka evoluar arti dixhital dhe cilat janë karakteristikat e tij përcaktuese?

Published

on

Duke qenë një nëngrup i artit të medias së re, arti dixhital mishëron çdo praktikë krijuese duke përdorur teknologjinë dixhitale si një pjesë thelbësore të procesit. Duke ofruar mediume dhe stile të ndryshme, ai varion nga fotografia dixhitale, grafika kompjuterike dhe arti me piksel tek format eksperimentale si arti i realitetit të shtuar dhe të krijuar nga AI (AR), duke e bërë natyrën e tij mjaft të ngjashme me shkathtësinë e artit të bukur tradicional.

Brenda tij, artistët zakonisht njihen me një sërë elementësh të artit tradicional si forma, linja, ngjyra, forma, hapësira dhe tekstura, duke sugjeruar njëkohësisht mësimin dhe përdorimin e mjeteve dhe softuerëve dixhitalë. Një qasje e tillë lejon eksperimentimin e teknologjisë me qëllim të shprehjes së ndjenjave, emocioneve dhe këndvështrimeve unike.

Arti dixhital mund të perceptohet jo si një medium i vetëm, por një spektër, brenda të cilit prodhohen shpesh vepra si ilustrime, grafika të animuara, GIF, video, AR dhe pjesë të krijuara nga AI. Këto përparime (së bashku me krijimin e internetit) kanë ndryshuar në mënyrë drastike mënyrën se si ne krijojmë, ndajmë dhe shijojmë artin, duke e bërë atë mediumin më shkatërrues që nga mesi i shekullit të 20-të, duke i dhënë jetë artit nga një perspektivë e re, më personale dhe tërheqëse. , në kuadër të së cilës formohet një kalim i shikuesve nga vëzhgues pasivë në pjesëmarrës aktivë.

Për më tepër, mjetet dhe platformat dixhitale kanë mundësuar bashkëpunimin në kohë reale mes artistëve në mbarë botën. Softuer si Adobe Creative Cloud, Procreate dhe Blender, së bashku me komunitetet në internet dhe mediat sociale, ofrojnë hapësira për artistët që të bashkëkrijojnë, të ndajnë ide dhe të marrin reagime, duke nxitur një komunitet artistik më të ndërlidhur.

Integrimi i teknologjive dixhitale në botën e artit ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si arti perceptohet, vlerësohet dhe zotërohet. Aftësia për të përmirësuar, printuar dhe ndarë pjesët e artit globalisht ka zgjeruar audiencën, duke lejuar interpretime të ndryshme dhe ekspozim më të madh. Kjo shtrirje e gjerë jo vetëm që rrit ndikimin e veprave individuale të artit, por gjithashtu diversifikon gamën e mendimeve dhe kritikave që ata marrin.

Për shembull, tradicionalistët shpesh vënë në dyshim legjitimitetin dhe vlerën e veprave të artit dixhital për shkak të riprodhueshmërisë së tyre dhe lehtësisë së perceptuar të krijimit. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për ndikimin mjedisor të artit dixhital, veçanërisht në lidhje me konsumin e energjisë dhe mbetjet elektronike.

Rritja e tregut NFT, ndërkohë që ofron mundësi të reja për artistët, është kritikuar për natyrën e tij spekulative dhe paqëndrueshmërinë e mundshme financiare. Pavarësisht këtyre sfidave, arti dixhital vazhdon të zgjerojë kufijtë e shprehjes krijuese me mjete dhe mediume novatore si AI, modelimi 3D dhe arti gjenerues.

Arti dixhital përfshin një gamë të gjerë stilesh dhe mediumesh, duke përfshirë pikturën dixhitale, grafika kompjuterike, artin e krijuar nga AI, artin e realitetit të shtuar (AR) dhe më shumë. Secila prej këtyre drejtimeve i lejon artistët të eksplorojnë teknika të reja dhe të krijojnë vepra që ndërthurin parimet tradicionale të artit me teknologjinë e fundit.

Continue Reading

Art

“Udhët që më njohin”, të mërkurën hapet ekspozita e artistit Rron Qena

Published

on

Filozofisë së tij artistike Rron Qena i rri gjithmonë pranë, duke e formuar nga afër karakterin bashkë me veprat e tij. Nga ky qëndrim ai përsosë stilin e shprehjes figurative dhe qasjes së tij origjinale në pikturë. Akti krijues brenda kornizës së pëlhurës, nëpërmjet tregimit të guximshëm personal synon thellësitë e përjetimit, si përvojë, si kujtesë, si ftesë për komunikim ndërnjerëzor.

Muza e tij mbetet gjithmonë bindja e tij për të bukurën, si model nga i cili nuk i shmangë sytë.

Kapjet e momenteve plotë jetë të pamjeve të lagjeve, të këndeve të qyteteve, portretet me dedikime të njerëzve të dashur, janë apriori vrojtime dhe përceptime të potencialit frymëzues në ambientin që e rrethon deri sa të shkëndijë magjia e frymëzimit.

Është reflektimi elokuent karshi motivit dhe elementeve të cilat e bëjnë peisazhin urban, apo pasqyrojnë psikologjinë e portretit në punimet e tij. Qasja me qëllim njohje dhe studimi më të thellë të gjuhës së ngjyrave, evoluon në mjeshtëri pikturimi dhe e përbën sintaksën vizuele të pikturës së tij./Media Ndërtimi

Continue Reading

Art

Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Prishtina Art 2024”, hapet sonte në Hotel Grand

Published

on

Edicioni i tetë i Kolonisë Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Prishtina Art” do të hapet, sonte, më 4 korrik nga ora 19:00, në hapësirat e Hotelin Grand në Prishtinë.

Mbi 30 artistë ndërkombëtar do të realizojnë vepra arti në këtë ngjarje tashmë tradicionale e cila zhvillohet në kryeqytet.

“Ngjarja më e madhe dhe më cilësore e pikturës në Ballkan” shkruan në posterin e këtij eventi ku kuratore e ekspozitës është artistja turke, Meryem Cvaga dhe menaxher i projektit Musa Prelvukaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending