Grupi punues diskutoi metodologjinë për studimin e fizibilitetit për fshatin Zym i Hasit, duke përfshirë aktivitetet e planifikuara dhe u dakordua për punën e përbashkët në të ardhmen.
Në kuadër të këtij takimi kishin edhe rastin të shohin përvojën me planin e konzervimit dhe menaxhimit të Janjevës, mbi metodologjinë e përdorur, procesin, sfidat dhe rezultatet.
Duke përfshirë të gjithë palët relevante të interesit, ky studim do të përcaktojë mbrojtjen, konzervimin, zhvillimin dhe promovimin e fshatit Zym i Hasit, një zonë me vlera të trashëgimisë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Studimi do të analizojë fuqitë e ndryshimit në aspektet kulturore, mjedisore dhe socio-ekonomike dhe do të mundësojë një mbrojtje të koordinuar, përmirësim dhe zhvillim.
Do të identifikojë qëllime afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonës dhe do të zhvillojë strategji dhe veprime inovative për arritjen e tyre.
Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës./Media Ndërtimi