Connect with us

Ndërtim

Nis rregullimi shkallëve te Kroi i Bardhë në lagjen Dardania

Published

on

Përmirësimi i kohës nënkupton edhe nisjen e intervenimeve jashtë sikurse rasti me shkallët tek Kroi i Bardhë.

Së shpejti edhe me shkallët tek Posta. Ky është vetëm fillimi!, ka deklaruar nënkryetarja e Komunës së Prishtinës Donjeta Sahatçiu.

Shkallët që gjenden tek Posta e madhe në lagjen Dardania në Prishtinë janë vendosur në vitin 1982.

Që nga ajo kohë e largët Komuna e Prishtinës nuk ka investuar në to.

Gjendja infrastrukturore e shkallëve është e rëndë./Media Ndërtimi.

Që 40 vjet shkallët tek Posta e Madhe nuk janë riparuar, Komuna ankohet se nuk ka buxhet për të intervenuar

 

Ndërtim

Zhvillimi i hovshëm i ndërtimtarisë në Shqipëri, u zhvilluan edhe ndërtimet turistike dhe industria mbështetëse

Published

on

Ndërtimi është kthyer në një nga sektorët kryesorë që po mbështet rritjen ekonomike, i nxitur nga shtimi i projekteve rezidenciale, vazhdimi i punimeve për rindërtimin pas tërmetit dhe investimet publike, kryesisht në ndërtimin e rrugëve.

Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e ndërtimit, në vitin 2021, ishte rreth 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro).

Që prej 2014-s, sektori i është rikthyer ciklit zgjerues, dhe në vitin 2021 tejkaloi nivelin e 2008-s, kur janë dhe të dhënat më të hershme të publikuara nga INSTAT.

Pesha e ndërtimit ndaj PBB-së në total u rrit me 0.6 pikë përqindje, në 9.6%, duke arritur në nivelin më të lartë që nga 2013-a.

Sektori u rrit me ritme dyshifrore në tre tremujorë (deri në 40% në tremujorin e dytë), me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur zgjerimi ishte njëshifror (4.9%).

Rritja e fortë vijoi dhe në tremujorin e parë të vitit 2022, me 25.5%.

Ndërtimi e mbylli vitin 2021 me rritje të fortë prej 19.4% (nga 1.81% vitin e mëparshëm), ndërsa aktiviteti i pasurive të paluajtshme u zgjerua me 8.9% (nga 5.5% vitin e mëparshëm të pandemisë).

Pjesa më e madhe e kompanive të ndërtimit raportuan zgjerim të ndjeshëm të të ardhurave, sidomos në sektorin rezidencial.

Për të dytin vit radhazi u shënua dhe një numër i lartë i hyrjeve të reja nga ky sektor në renditjen e “Monitor 200”, për shkak të rritjes së shpejtë.

Në vitin 2021 u shtuan në listën e “Monitor 200” edhe 9 subjekte të reja të lidhura me ndërtimin, duke e çuar në total në 42 sipërmarrje.

Vitet e fundit, sektori i ndërtimeve rezidenciale po njeh rritje të vazhdueshme, i nxitur nga shtimi i ndjeshëm i lejeve të ndërtimit dhe kanalizimi i parave informale në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Ka vijuar zgjerimi edhe në hoteleri e turizëm, pas kthimit të Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik dhe kërkesës së lartë nga agjencitë e mëdha europiane turistike. Fshatrat turistikë vijojnë të mbeten një investim tërheqës për sipërmarrësit vendas, për shkak të kthimit të shpejtë dhe më me pak mundime, që ato kanë në raport me investimin në hoteleri.

Rritja e vazhdueshme e sektorit të ndërtimit ka nxitur dhe industrinë mbështetëse, që ka shënuar zgjerim të fortë për të dytin vit radhazi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Ndryshimet klimatike po ndikojnë në përdorimin e bambusë në ndërtimtari

Published

on

Druri i bambusë prej mijëra vitesh ka gjetur përdorim në ndërtim në kontinentin e Azisë.

Por në vitet e fundit, ky dru çdo herë e më shumë po shfrytëzohet në zhvillimin e qëndrueshëm të banesave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në vende tjera.

Një ndër kompanitë në SHBA që ka vënë në qendër të ndërtimit drurin e bambusë është Bamboo Living.

Kjo kompani me bazë në Havai është e specializuar në ndërtimin e shtëpive prej bambusë dhe ndër të tjerë ka klientë edhe shumë personalitete të njohura të cilët çdo herë e më shumë po i besojnë këtij lloj ndërtimi.

E arkitekti kryesor i kësaj kompanie ndërtimi David Sands tregon arsyet se pse përdorimi i drurit të bambusë është e ardhmja e ndërtimit.

“Bambutë gjigante janë bimë drunore me rritjen më të shpejtë në planet. Këto bimë drunore për vetëm disa muaj mund të arrijnë gjatësinë deri në 100 metra. Dhe duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën bambutë, atëherë krijohet material i jashtëzakonshëm ndërtimi”

Sands thotë se bambuja ka benefite edhe në natyrë.

“Për shkak se është bima me rritjen më të shpejtë, është ndoshta mënyra më e shpejtë natyrore për të nxjerrë dioksid karbonin nga atmosfera jonë. Nëpërmjet fotosintezës, ai merr dioksid karbonin dhe e kthen atë në sheqerna dhe më pas në fibër aktual, mekanizmi i ruajtje së karbonit atmosferik”.

Sipas Sands druri i bambusë ofron siguri të madhe në sektorin e ndërtimtarisë, pasi është material i fortë.

“Është një material tepër i fortë. Në bazë të peshës, është në fakt më i fortë se çeliku, i cili është shumë më i rëndë se i njëjti seksion kryq i bambusë. Bambu ka më shumë se dyfishin e forcës së drurit që përdoret zakonisht për ndërtim, dhe ka një forcë shtypëse të ngjashme me betonin. Ne kemi parë ndërtesat tona të kalojnë nëpër uragane të shumta të kategorisë 5, e poashtu edhe në tërmete të cilat kanë shkuar deri në 6.9 të shkallës Rihter.

Sands foli edhe për rritjen e interesimit për të ndërtuar me drunjë të bambusë. Sipas tij një ndër arsyet kryesore që ka shtyrë njerëzit të investojnë në këtë lloj ndërtimi është ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike që po ndodhin./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Ndërtuesit thonë se izolimi i një shtëpie kushton rreth 6 mijë euro

Published

on

Një shtëpi me sipërfaqe 200 metra katror mund të kushtojë rreth 6 mijë euro për t’u izoluar me fasadë.

Kështu tha Faton Hoxha, nga shoqata e ndërtuesve.

“Një shtëpi rreth 200 metra katror e cila mund t’i plotësojë kërkesat e një familje pesë apo gjashtë anëtarëshe. Ajo shtëpi mund t’i ketë 200 apo 250 metra fasadë ajo do të kushtojë diku 5 mijë apo 6 mijë euro për t’u izoluar” – tha Hoxha për Klan Kosova.

Gjatë seancës së kuvendit ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, iu ka kërkuar qytetarëve që t’i izolojnë shtëpitë e tyre para ardhjes së dimrit.

Kërkesa e Rizvanollit erdhi për shkak të masave për kursimin e energjisë.

Eksperti i energjetikës, Lulzim Syla ka folur në lidhje me idenë e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për izolimin e shtëpive.

Syla u shpreh se izolimi i shtëpive do të duhej të fillonte në pranverë dhe jo tani.

“Do të duhej të kishte më tepër njoftim nga ana e qeverisë se cilat mund të jenë masat preventive, siç mund të jenë edhe izolimet, por izolimet do të duhej të fillonin nga pranvera dhe jo tani. Do të duhej të bëhej më herët dhe propozimi im ka qenë që nga fillimi që ne do të mund të merrnim model shumë të mirë projektet që kanë ndodhur me MCC-në. MCC e ka pasur një program për mbështetjen e familjeve për izolime dhe qeveria që nga viti i kaluar do të duhej të kopjonte të njëjtin model” tha Syla./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending