Connect with us

Ndërtim

Nis restaurimi në xhaminë e Osman Efendisë në Novobërdë  

Published

on

Ka nisur punëtoria e radhës e HeritageLab me qëllim të restaurimit të Xhamisë së Osman Efendisë në qytetin e artë dhe argjendë të Novobërdës.

👷‍♀️ 👷‍♂️ Gjatë këtyre ditëve, rreth 20 studentë të arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të ngjashme do të mësojnë metodat e ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore përmes pjesëmarrjes aktive në punën praktike dhe ligjërata plotësuese.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social” zbatuar nga #UNDPKosovo dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP)./Media Ndërtimi.

Ka nisur punëtoria e radhës e HeritageLab me qëllim të restaurimit të Xhamisë së Osman Efendisë në qytetin e artë dhe argjendë të Novobërdës.

👷‍♀️ 👷‍♂️ Gjatë këtyre ditëve, rreth 20 studentë të arkitekturës, trashëgimisë kulturore dhe fushave të ngjashme do të mësojnë metodat e ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore përmes pjesëmarrjes aktive në punën praktike dhe ligjërata plotësuese.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social” zbatuar nga #UNDPKosovo dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP)./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”

Published

on

Ministrja Artane Rizvanolli ka folur sot në Kuvendin e Kosovës ku ka arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Ajo ka thënë se si Qeveri kanë marrë disa masa për përballjen me këtë situatë derisa ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët.

Ajo ka thënë se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Vendimi për të sekuestruar dhe konfiskuar ndërtimet pa leje në Shqipëri erdhi si domosdoshmëri për të frenuar abuzimet

Published

on

Lufta me ndërtimet pa leje, nuk është vetëm një betejë ligjore me biznesmenët që abuzojnë, por është dhe betejë për të ‘pastruar’ imazhin e qeverisë, përballë akuzave të opozitës që pas kullave fshihet mazhoranca.

“Këtë problematikë e ngritëm ne, e ngritëm dhe natyrisht e ngritëm për një arsye shumë të thjeshtë; sepse asnjë nga ata të cilët ndërtojnë metra katrorë për qëllim fitimi, nuk na mban dot lidhur me asgjë. Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe të gjitha legjendat urbane të fshehjes sime apo tonën prapa kullave apo pallateve”, tha Rama.

Vendimi i qeverisë për të sekuestruar dhe konfiskuar ndërtimet pa leje apo shtesat e kateve, erdhi si domosdoshmëri për të frenuar abuzimet të cilat po lejoheshin hapur edhe nga drejtësia, shkruan Report TV.

“Ky është një mjet i ri që ne përdorim që ka dalë duke parë se çfarë shtegu ka mbetur hapur. Shtegun e hapur të drejtësisë ne nuk e mbyllim dot, do ta mbylli reforma, do ta mbylli një proces që kërkon kohën e vet, por ama ne mund ta bëjmë krejtësisht absurd shpenzimin për të ndërtuar metra katrorë”, tha Rama.

Mirëpo nuk do të ketë vetëm bllokim të objektit, sekuestrim, gjobë, konfiskim dhe ndjekje penale për ndërtuesit që shkelin lejet që marrin. Këshilli i Ministrave nëpërmjet një vendimi të miratuar ka vendosur që për të gjitha ndërtimet që do të bëhen të caktohet një mbikëqyrës, i cili do të kontrollojë të gjithë mbarëvajtjen e punimeve.

Sipas vendimit të qeverisë mbikëqyrësi ka detyrimin të njoftojë on-line brenda 5 ditëve në sistemin e-leje pranë autoriteteve përkatëse në rastet kur vëren se punimet e kryera janë në shkelje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Nëpërmjet këtij sinjalizimi, do të ndërhyhet në kohë për të parandaluar shkeljet e kontratave me lejet e ndërtimit, siç është rasti i ndërtimit të kateve shtesë.

Mbikëqyrësi do të jetë një person fizik ose juridik i licencuar për ushtrimin e aktivitetit për mbikëqyrjen e punimeve, i regjistruar në QKB dhe që disponon një NIPT. Mbikëqyrësi do të caktohet nga vetë zhvilluesi, i cili e ka të detyrueshëm, dhe do të kontraktohet duke pasur parasysh llojin e punimeve që do të mbikëqyren në zbatimin e veprës.

Po ashtu në nenin 11 në pikën 2 të vendimit thuhet se “Në rastin e punimeve shtesë, mbikëqyrësi kërkon nga zbatuesi i punimeve prova dhe inspektime shtesë për të verifikuar konformitetin e punimeve me projektin e specifikimet teknike, sipas kushteve të kontratës. Këto punime shtesë janë objekt i një raportimi të veçantë pranë autoritetit që lëshon lejen e ndërtimit në sistemin on-line të lejeve të ndërtimit”.

Në përfundim të ndërtimit, mbikëqyrësi kontrollon dhe përllogarit koston përfundimtare të objektit, duke përputhur vlerën e preventivuar dhe të kontraktuar me atë të paraqitur në situacionin përfundimtar, si dhe bën sqarimet përkatëse në rastet e mospërputhjes. Për raportin përfundimtar mbikëqyrësi mban përgjegjësi ligjore./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Javën e ardhshme fillon ndërtimi i dy çerdheve në Gjilan

Published

on

Javën e ardhshme fillon ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj në Dobërçan, ka njoftuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan.

Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen.”, deklaroi Hyseni.

Continue Reading

Trending