Connect with us

Kontestet Pronësore

Ngritët aktakuzë ndaj noteres Valbona Murtezi-Bytyqi, ndërroi bashkë blerësit e lokalit në lagjen Ulpiana

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj noteres, Valbona Murtezi-Bytyqi, Bekim Malokut dhe Agim Spahiut.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Shqip.com, e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi më datë 15.02.2022, noterja kishte përpiluar në mënyrë të kundërligjshme, “Aneks Kontratën për shitblerjen e paluajtshmërisë – lokalit, në lagjen Ulpiana.

Nga provat e siguruara, Prokuroria ka vërtetuar se e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi, në cilësinë e noteres në zyrën e saj, e ka përpiluar një aneks kontratë të kundërligjshme, duke i ndërruar bashkë blerësit e lokalit.

Ky veprim ishte bërë pa pëlqimin dhe nënshkrimin e të dëmtuarit, Krenar Alidema, derisa lokalin e kishte bartur në emër të Bekim Maloku dhe Agim Spahiu.

Me këtë e veprim, noterja Murtezi-Bytyqi, dyshohet se ka kryer veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Themelorja ka konstatuar në aktakuzë se dy të pandehurit, Bekim Maloku dhe Agim Spahiu, në bashkëkryerje me dashje, e kanë ndihmuar të pandehurën Valbona Murtezi-Bytyqi, në kryerjen e veprës penale.

Në aktakuzë thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve në këtë Prokurori, janë siguruar prova të mjaftueshme, të cilat vërtetojnë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale.

Prokuroria ka shkruar në aktakuzë se nga faturat e pagesave, vërtetohet se i dëmtuari, Krenar Alidema e ka përmbush obligimin sipas kontratës ku ka paguar shumën e parave të paraparë në kontratë me çka e ka fituar edhe të drejtën e pronësisë së lokalit, i cili është objekt i dy kontratave e të cilin lokal me lidhjen e aneks kontratës nga e pandehura Valbona Murtezi-Bytyqi, në mënyrë të kundërligjshme e ka fituar personi i tretë, në këtë rast i pandehuri Agim Spahiu pa pëlqimin dhe nënshkrimin e të dëmtuarit Krenar Alidema.

Në korrikun e vitit të kaluar, Shqip.com kishte publikuar hulumtimin se si noterja kishte vërtetuar tjetërsimin e pronës në vlerë prej 250 mijë eurosh.

Në aneks kontratën e përpiluar nga noterja Murtezi-Bytyqi dhe nënshkruar nga palët e tjera, thuhet se palët deklarojnë se Alidema ishte pajtuar për shitjen. Megjithatë, në asnjërën pjesën nuk ka deklaratë të tij e as nënshkrim.

Kjo sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi përbën shkelje nga noterja. Eksperti Gzim Shala kishte deklaruar se kalimi i pronësisë së një personi pa nënshkrimin e tij përbën edhe vepër penale.

Vetëm dy muaj pas këtij hulumtimi, Prokuroria Themelore e Prishtinës, nisi hetimet rreth kësaj çështje, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka ndaluar edhe shitjen apo transferimin e lokalit tek personat të tjerë, pasi ka dyshim të bazuar se është përvetësuar me kryerjen e veprës penale.

Shqip.com ka provuar ta kontaktoj noteren Valbona Murtezaj-Bytyqi, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Ndërkaq, avokati i saj, Florim Shefqeti, ka thënë se nuk e ka pranuar ende aktakuzën.

Aktakuza e nxjerrë nga Prokuroria Themelore është mirëpritur nga pala e dëmtuar.

“Ne mendojmë që të njëjtit e kanë kryer veprën penale në bazë të provave që ka dorëzuar pala mbrojtëse dhe presim që gjatë akt zhvillimit të gjykimit, të njëjtit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, ka thënë për Shqip.com, Durim Osmani, avokat i të dëmtuarit Krenar Alidema./Media Ndërtimi.

Kontestet Pronësore

Si u bartë prona e uzurpuar në emër të një kompanie në Obiliq!

Published

on

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i dëmtuari në cilësi të dëshmitari A.R., ka deklaruar se në mënyrë të kundërligjshme i është uzurpuar prona e paluajtshme nga i akuzuari Sh.I., dhe se sipas tij i gjithë ky problem filloi me rastin e zgjerimit të rrugës për Mitrovicë.

Një deklarim të tillë rreth uzurpimit të pronës, dëshmitari A.R., e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e gjykatëses, Naime Krasniqi- Jashanica.

Sh.I po akuzohet se kundërligjshëm ka uzurpuar pronën e paluajtshme të të dëmtuarit A.R., dhe se në vitin 2014, ka shkuar në zyrën e inspektorit Komunal në Obiliq, lidhur me pronën, e cila është objekt i aktakuzës, duke e kanosur seriozisht me fjalët “nëse vazhdon me këtë punë, do të keni pasoja ju dhe inspektorët e tjerë”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Blerim Igrishta, dëshmitari A.R ka thënë se pronën e cila është objekt i aktakuzës e kishte blerë vitin 2008 dhe pagesa ishte bërë përmes bankës.

Tutje, i njëjti ka deklaruar se të gjitha faktet lidhur me këtë proces gjenden në Kadastër dhe se prona është bartur në emrin e tij, konkretisht të kompanisë “Reforma” Sh.p.k.

Sipas dëshmitarit A.R., problemi kishte filluar me rastin e zgjerimit të rrugës për Mitrovicë, ku kishte vërejtur se në pronën e tij ishte vendosur një sasi e dheut. Për këtë, thotë se ishte ankuar në Komunën e Obiliqit.

Gjatë konstatimit të gjendjes faktike nga ana e gjeodetëve të Komunës ku kishte qenë edhe vetë prezent, tha se ishte ofenduar nga i akuzuari Sh.I., dhe për të mos shkaktuar probleme ishte larguar nga vendi.

Por, të njëjtin sipas tij e kishin kontaktuar ish-avokati dhe fëmijët e tij, të cilët i kishin kërkuar një afat për t’i larguar në mënyrë vullnetare gjërat të cilat ndodheshin në pronë. Megjithatë, dëshmitari thotë se edhe pas kalimit të afatit, nuk i ishte liruar prona.

Pas kësaj, sipas tij në vend të ngjarjes kishin shkuar gjeodetët e Komunës së Obiliqit dhe ishte bërë shenjëzimi, ku përveç tyre ishin prezent inspektorët, policia, vetë ai, si dhe i akuzuari, të cilit i ishte kërkuar lirimi i menjëhershëm i pronës.

Me këtë rast, ai thotë se i akuzuari kishte kundërshtuar dhe për pasojë ishte arrestuar.

Në pyetjen e prokurorit Igrishta se a ka pasur ndonjë pengesë nga dikush gjatë periudhës së bartjes së pronës në emrin e tij, i njëjti tha se nuk kishte pasur pengesë.

Dëshmitari A.R  theksoi se uzurpimi i pronës nga i akuzuari Sh.I ., e kishte penguar në realizimin e projekteve të pretenduara.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të tij, avokatit Driton Muharremi, ndër të tjera ka pohuar se procesverbali për kontrollin inspektues mban datën 23 dhjetor 2014 dhe se më 30 tetor 2014, e kishte paraqitur rastin në polici.

Në anën tjetër, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të të akuzuarit Sh.I, avokatit Fatbardh Makolli, deklaroi se nuk i di arsyet se pse ka kundërshtuar i akuzuari Sh.I., ta lirojë pronën.

Më pas, me propozim të prokurorit Igrishta dhe me pëlqim të palëve në procedurë, u lexuan dëshmitë e dëshmitarëve Nazmi Gashi, Adem Ademaj dhe Xhavit Hoxhaj, të dhëna më parë.

Më pas, në këtë seancë është bërë edhe administrimi i provave materiale.

Seanca e radhës në këtë çështje penale, pritet të mbahet më 28 mars 2023.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 prill 2015 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sh.I po akuzohet se më 19 nëntor 2014, në mënyrë të kundërligjshëm ka uzurpuar pronën e paluajtshme të të dëmtuarit A.R.

Në aktakuzë thuhet se pa autorizim ka ndërtuar një mini-fabrikë për ndërtimin e kubave, duke hyrë në posedim faktik të paluajtshmërisë – tokës, e cila gjendet në fshatin Llazarevë në Komunën e Obiliqit, e cila evidentohet me emrin e të dëmtuarit A.R, me sipërfaqe 6530m2.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Sh.I., refuzon ta lirojë patundshmërinë në fjalë, duke penguar të dëmtuarin ta shfrytëzojë atë.

Me këtë, ai po akuzohet e ka kryer veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, nga neni 332, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Ndërkaq, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, Sh.I  po akuzohet se më 19 nëntor 2014, ka shkuar në zyrën e inspektorit Komunal në Obiliq në lidhje me pronën e cekur si në dispozitivin I të aktakuzës dhe të njëjtin e ka kanosur seriozisht me fjalët “nëse vazhdon me këtë punë do të keni pasoja ju dhe inspektorët e tjerë”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Me këtë, ai po akuzohet e ka kryer veprën penale “Kanosje”, nga neni 185, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Kontestet Pronësore

Shitja e dyshimtë e pronës në zyrat e noteres në Prishtinë, u rrit çmimi nga 140 në 160 mijë euro

Published

on

Një shtëpi në Prishtinë ka mbetur pezull dhe pa u bartur nga shitësi te blerësi si pasojë e një kontrate noteriale të përpiluar nga noterja Valdete Ademi.

Palët sot janë në hall pasi kontratën të cilën e lidhën nuk po mund ta zbatojnë.

Dyshimet dhe pretendimet janë se në zyrat e noteres Valdete Ademi u rrit çmimi nga 140 në 160 mijë euro.

E rritja e çmimit u bë mollë sherri mes palëve.Burim Morina ka rrëfyer në emisionin “Kallxo Përnime” se ai  dhe gruaja e tij, Leonida Haskaj-Morina, në vitin 2021, kishin blerë një shtëpi në lagjen “Veternik” të Prishtinës nga familja Pevqeli.

Morina dhe shitësi i shtëpisë fillimisht kishin hartuar një marrëveshje me shkrim, të shkruar me dorë, e të cilën e kishin nënshkruar të dy, raportohet në emisionin Kallxo Përnime.

Në atë marrëveshje ata ishin dakorduar që Burim Morina deri sa të bëhej bartja e shtëpisë në kadastër t’i paguajë shumën 7 mijë e 700 euro si kapar.Marrëveshja për shtëpinë ishte që Burim Morina të paguajë edhe 100 mijë euro para dhe një banesë me dy dhoma gjumi në Fushë-Kosovë.

Pagesa për shtëpinë ishte paraparë të përfundojë në qershorin e vitit 2022.Sipas blerësit, në rast se banesa nuk do të ishte pjesë e kontratës, palët ishin marrë vesh që shtëpia të paguhej me para dhe atë në shumën prej 140 mijë euro, siç dëgjohet edhe në audio-incizimet te noterja.

Për ta realizuar marrëveshjen e tyre, në tetorin e vitit 2022, palët ishin drejtuar te noterja Valdete Ademi në Prishtinë. Deri këtu çdo gjë ishte në rregull.

Gjërat filluan të ndryshojnë kur noterja nuk pranon ta vërtetojë kontratën me çmimin me të cilin palët ishin dakorduar me pretekstin se çmimi i vendosur ishte çmim i ulët.Siç dëgjohet edhe në audio-incizimi, noterja i njofton palët se për të arritur këtë marrëveshje çmimi në “letra” duhej rritur për 20 mijë euro, të cilat do t’i ktheheshin blerësit në momentin kur kryhet transferi bankar.

Pra, nga 140 mijë euro, vlera e shtëpisë në kontratë shkoj në 160 mijë dhe blerësi pranoj ta nënshkruajë kontratën pasi iu tha se 20 mijë euro do t’i ktheheshin porsa të kryhej transferimi.

Për ta realizuar këtë kontratë, blerësi Burim Morinës në fillim të këtij viti i pagoi 100 mijë euro përmes bankës.

Pak kohë më pas ai merr një letër për përmbarim të dhunshëm dhe atë jo në vlerën e marrëveshjes por në vlerën e kontratës që e kishte përpiluar noterja.Sipas asaj letre, Morina i detyrohet familjes Pevqeli edhe 62 mijë euro të tjera.

Unë ne vitin 2021 e kam ble një shtëpi në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës, me atë familjen që e shiste u morëm vesh me dhanë një kapar prej 7 e 700 euro deri sa të përkthehet shtëpia. Çmimi ka qenë me i dhanë 100 mijë euro para dhe një banesë në Fushë-Kosovë, mirëpo ajo marrëveshje u ndërrua tek noterja, e cila tha se kjo nuk kalon por t’i paguan 160 mijë dhe këta t’i kthejnë 20 mijë pasi të bëhet pagesa” – thekson Morina, i cili më tutje tregon se paratë e shënuara në kontratën e noteres iu kërkuan me përmbarim.“Tash kjo familja që ma ka shitur shtëpinë nuk po do banesën qysh jemi marrë vesh por po kërkon paratë qysh janë në kontratën e noteres. Unë s’kam pranuar t’i paguaj dhe kam bërë prapsim në gjykatë dha tash çështja është në Gjykatën e Prishtinës”- tha Morina në emisionin “Kallxo Përnime”.

Burim Morina vendos t’i bëjë disa takime me noteren dhe t’i incizojë bisedat me të për ta faktuar se kontrata nuk ishte bërë sipas marrëveshjes por ishte rritur për 20 mijë euro.Në bisedën e parë mes Burim Morinës dhe noteres Valdete Ademi (bisedë e incizuar nga Morina), dëgjohet Morina duke i kërkuar sqarime noteres se pse u rrit vlera./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Kontestet Pronësore

Si iu mohua Fexhrije Qitakut e drejta për trashëgimi pronësore?

Published

on

Pronën e tij Besim Qitaku mund ta shoh vetëm nga distanca e largët.

Ai dhe nënë e tij nuk mund ta shfrytëzojnë atë, pasi që kësaj të fundit i është mohuar për të qenë trashëgimtare pronësore.

I gjithë procesi u realizua kundërligjshëm duke kaluar nëpër filtra institucional.

Por, themeli i problemit nis nga Komuna e Prishtinës.

Si iu mohua Fexhrije Qitaku e drejta për trashëgimi?

Si është e mundshme që Komuna e Prishtinës lëshoi dy dëshmi për vdekjen për një person nga Komuna e Prishtinës?

Por, a ka mundur zyrtari të bëjë verifikimin e informacioneve të palëve?

A duhet të kishte dhënë përgjegjësi zyrtari i Komunës që ka bërë lëshim të tillë?

Pse sipas Arrita Rezniqit nga IKD-ja, zyrtari komunal mund të thirret para përgjegjësisë penale?

Sa është numri i rasteve të tilla nëpër gjykata?

Pse Kosova s’ka listë për trungun familjar?

Ndiqeni dokumentuarin e realizuar nga “Betimi për Drejtësi”.

Betimi për Drejtësi 303: Përjashtimi i trashëgimtarëve përmes sistemit

Continue Reading

Trending