Connect with us

Kontestet Pronësore

Prokuroria urdhëron Policinë të sekuestroj rreth 3 hektarë tokë kontestuese në Veternik

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka urdhëruar Policinë e Kosovës sekuestrimin e përkohshëm të rreth tre hektarëve tokë kontestuese në Veternik, për çka tashme janë vendos edhe shiritat.

Kjo pronë dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, kishte kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar të djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar mbrojta e palëve të dëmtuar, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ajo tha se ky urdhër i prokurorisë vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e kthyer për herë të dytë në rivendosje rastin ku po kërkohej sekuestrimi e përkohshëm i kësaj prone. Teksa shtoi se, pas 7 ditësh pret që edhe Gjykata të marr vendim për sekuestrim.

Fillimisht, kërkesa e palëve të dëmtuara Gursel e Nexhat Sadikut për sekuestrimin e pronës rreth tre hektarësh në Veternik, ku edhe po zhvilloheshin ndërtime, ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë vendim, në Gjykatën e Apelit ishin ankuar Prokuroria dhe avokatët e palëve të dëmtuara. Shkalla e dytë e kishte aprovuar ankesën dhe rastin kishte vendosur ta kthejë në rigjykim, me arsyetimin se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë, pasi gabimisht janë aplikuar dispozitat ligjore në rastin e refuzimit të kërkesës për urdhrin e masës së sigurisë.

Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se provat materiale si dokumenti “Resenje Broj” i vitit 1961 i cili dyshohet se është i falsifikuar, konkretisht nënshkrimi i dhënë në atë dokument nuk është i Milorad Filipoviq, përmes të cilit dokument tashme e ndjera Z.H, nëna e Ylber Hysenit, kishte fituar të drejtën e kësaj prone.

Gjithashtu, thuhej se Gjykata e shkallës së parë, nuk e ka arsyetuar faktin se parcelat të cilat janë paraqitur për sekuestrim të përkohshëm, a ka pasur ndërrim të subjekteve si pronarë.

“Z. H ka qenë e ëma e tani të pandehurit Ylber Hyseni i cili si derivat i këtyre veprimeve ishte shpallur trashëgimtar, ndaj të cilit prokuroria ka bërë kërkesë dhe se ngastra kadastrale e fituar nga i pandehuri ka pësuar ndryshime dhe se në këtë pronë, a është bërë ndryshimi i gjendjes faktike dhe cenimi i interesave pronësore të paraqitësve të kësaj kërkesë”, thuhej në vendimin e parë të Apelit.

Apeli kishte arsyetuar se vendimi i shkallës së parë është kontradiktor, i paqartë dhe në kundërshtim më veten, prandaj edhe ishte kërkuar që të evidentohen këto shkelje.

Mirëpo, edhe në rigjykim, gjykata e shkallës së parë, e kishte refuzuar kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të kësaj parcele, deri në vendosjen përfundimtare të kësaj çështjeje.

Të pakënaqur më këtë vendim, ankesë në Apel ka parashtruar prapë Prokuroria dhe avokatët e palëve të dëmtuara, avokatët Bedri Avdullahu, Saranda Keqekolla-Sadiku dhe Florim Shefqeti.

Gjykata Apelit, për herë të dytë ka anuluar vendimin e Themelores, me arsyetimin se ka bërë shkelje esenciale, duke thënë se vendimi është i paqëndrueshëm dhe çështja duhet t’i kthehet shkallës së parë në rishqyrtim.

“Aktvendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së, pasi që gabimisht janë aplikuar dispozitat ligjore për sekuestrimin e pronës së paluajtshme, ngase gjykata e shkallës së parë me rastin e nxjerrjes së vendimit të atakuar në rivendosje u është referuar dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale (Kodi nr.08/L-032), kurse ndërmarrja e veprimeve procedurale është bërë duke zbatuar dispozitat e Kodit të Procedurës Penale (Kodi nr.04/L-123), pra nxjerrja e vendimit gjyqësor është bërë duke u mbështetur në dispozitat ligjore të KPP-së, i cili është në fuqi, ndërkaq veprimet procedurale janë ndërmarrë në bazë të dispozitave ligjore të KPP-së, i cili ka qenë në fuqi deri më 17.02.2023”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas Apelit, në rastin konkret është dashur të zbatohen dispozitat e Kodit në fuqi, ku janë të përcaktuara edhe veprimet procedurale se si duhet të veprohet në rastin e vendosjes për sekuestrimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme, nëse prokurori i shtetit ka dyshim të bazuar se prona e sekuestruar përkohësisht mund t’i nënshtrohet konfiskimit.

Kontestet Pronësore

Komuna e Istogut ka dështuar ta finalizojë ndërrimin e një parcele komunale me një pronë private

Published

on

Ibrahim Bytyqi nga vitin 2015 kishte bërë kërkesën që ta ndërrojë një pronë prej 1 ari e gjysmë me Komunën e Istogut. Prona e Bytyqit ishte me interes për Komunën e Istogut sepse sot përdoret për rrugë. Ndërsa prona me të Komuna e Istogut e kompensoi Bytyqin ka mbetur pa rrugë.

Komunës së Istogut për shkak të mungesës së një zyrtari iu kishin dashur 7 vite që ta vërtetojë uzurpimin e një prone komunale. Edhe pas 7 viteve kur çështja kishte kaluar në gjykatë, gjyqtari Petrit Ndrecaj lëndën e këtij rasti e kishte referuar në ndërmjetësim, raporotn Kallxo.com.

Me ndërmjetësim nuk ishte pajtuar Komuna e Istogut dhe çështja përfundimisht pritet të trajtohet në Gjykatë. Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë për Selim Ademaj. Ademaj thekson se uzurpime të pronave në atë vend ka shumë e sipas tij tjerët ishin të fortë, e uzurpatorë po e quajnë vetëm atë.Ibrahim Bytyqi tregon se si erdhi deri tek ky problem, ku kërkesa e Bytyqit u pranua nga Komuna e Istogut për ndërrim por që prona iu dha pa rrugë.

“Në vitin 2015 kam bërë kërkesë dhe m’u ka pranua ndërrimi i parcelave prona ime përdoret për rrugë ndërsa pronën ku me kompensoi komuna ka mbetur pa rrugë pasi aty një qytetar Selim Ademaj e ka uzurpu hapësirën përreth dhe prona e ime ka mbetur pa rrugë” – theksoi Bytyqi.Ibrahim Bytyqi po ankohet se nuk po mundet të hapë rrugën sepse aty nuk po e lejon Selim Ademaj. Ndërsa Ademaj  thotë se Bytyqi mund ta përdor rrugën nga pjesa tjetër e pronës.

“Ibrahimi mundet me përdor rrugën andej kah prona e tij sepse e ka ngjitur me pronën ku ja ka dhanë komuna, këtu rrugë nuk ka me u hap sepse këtij prona ju ka ndërrua se ky jav bojke votat, e nëse hapet ka me u hap për krejt lagjen e jo veç për një individ”- theksoi Ademaj.

“Komuna mundet me ardh me kthy pronën, le ta përdor për çkado sepse këtu ka shumë prona të uzurpuara por duhet me vendos me i lshu krejt pronat jo veç unë” – tha më tej Ademaj.Se prona në fjalë figuron në listën e pronave të uzurpuara e pranon edhe drejtori i Kadastrit në Komunën e Istogut, Agon Dreshaj. Por i njëjti thekson se nuk po munden me hapë rrugën pasi rasti është duke u trajtuar në gjykatë.“

Ne si organ administrativ nuk po mundemi me hap rrugën e asaj prone pas që çështja është në Gjykatë  mirëpo si të vendos gjykata ne do e hapim rrugën dhe do i krijojmë qasje asaj prone” – theksoi Dreshaj.

Komunës së Istogut për ta vërtetuar uzurpimin i janë dashur disa vite, kjo për mungesë të një zyrtari të zyrës pronësore juridike. Në vitin 2015 ishte zhvillua procedura administrative për konstatimin e uzurpimit mirëpo kjo procedurë ishte paraqitur në Polici vetëm në vitin 2021.

Prokuroria lëndën e ka dërguar në gjykatë, e Gjykata e Pejës – Dega në Istog lëndën u mundua disa herë për ta zgjidhur me ndërmjetësim. Gjyqtari nuk ka pranuar të flas për “Kallxo Pernime” por ka dërguar përgjigje me shkrim.

Continue Reading

Kontestet Pronësore

Si kaluan në emrin e djalit të zyrtares së Komunës disa prona të Fushë Kosovës

Published

on

Në emisionin “Kallxo Përnime” është transmetuar hulumtimi lidhur me një pronë në Fushë-Kosovë, e cila së fundmi ka dalë në emrin e një zyrtareje komunale, e cila më pas këtë pronë ia ka falur djalit të saj me një kontratë tek noterja.

Hasime Qyqalla është përfaqësuese ligjore e Komunës së Fushë-Kosovës.

Në vitin 2022 ajo kishte përfaqësuar familjen Qyqalla në Gjykatë në çështjen e trashëgimisë.Sipas letrave, një pjesë e oborrit të Ali Krasniqit e po ashtu pjesë e pronës së Ajvaz Azemit më anë të këtij procesi doli në pronësi të djalit të Hasime Qyqallës.

Ali Krasniqi ka rrëfyer procesin se si prona të cilën ai pretendon se e ka blerë para 30 viteve doli me letra në emrin e zyrtarës së Komunës.

Ai pretendon se në vitin 1994 e kishte blerë tokën në Fushë-Kosovë. Aty ai ka ndërtuar shtëpinë, e cila gjatë luftës ishte djegur. Prona si shumë prona të blera në Kosovë nuk ishte regjistruar në kohën kur ishin paguar paratë.

Krasniqi pronën e kishte bërë pazar me Avdi Krasniqin. Djali i këtij të fundit e ka dhënë një deklaratë te noterja, sipas të cilës kjo pronë ishte shitur dhe duhet të jetë në pronësi të Ali Krasniqit.Por letrat thonë se prona është e regjistruar në emër të një familjeje tjetër.

Siç pretendon Ali Krasniqi, prona ishte blerë nga familja Krasniqi prej familjes Qyqalla. As ky transaksion nuk ishte bartur në kadastër.Këtë pronë ka 30 vite që e kam ble, e kam ble me dëshmitarë, pa letra zyrtare, e kam ble prej Avdi Krasniqit, i cili u deklarua se na këtë pronë ia kemi shitur Ali Krasniqit.

Këtu kam jetuar edhe para luftës, në luftë mu ka djegur shtëpia e edhe dokumentacioni, e para 10 viteve një zyrtare e Komunës, Hasime Qyqalla, e cila ka punu në Urbanizëm, tash është avokate e Komunës, e ka bartur këtë pronë e ia ka qitë djalit të saj”- theksoi Krasniqi.

Problemin e njëjtë me Ali Krasniqin e ka edhe fqinji i tij, Ajvaz Azemi. Edhe prona e tij ka dalë në emër të djalit të zyrtares së Komunës së Fushë-Kosovës.

“Më ka premtuar ajo zyrtarja, Hasime Qyqalla, ajo vetë më ka thanë tërhiqe lëndën se nuk i njëjtë me Ali Krasniqin, edhe e kam tërheq, e kam anulu padinë. Unë atë e kam ble para luftës kur u kanë ’87-ta, edhe e kam atë të noterit njeri që ma ka shitë. Edhe me llafe të saj d.m.th. që jam kanë tash një vit unë jam kanë aty në Komunë, kam folë me të, më ka thanë: “Anuloje ankesën në gjyq!” Toka për momentin, si e Alisë, si e imja, në emër në dokument shkruan Altin Qyqalla, djali i Hasimes është”- theksoi Azemi për “Kallxo Përnime”.

Ajvaz Azemi kur e ka tërhequr padinë në letrën e tij  shkruan se po e tërheq padinë pasi nuk është i njëjtë me fqinjin e tij, Ali Krasniqin, sepse ky i fundit e ka zënë pronën pas luftës.Azemi përveç që ka thënë se nuk i qëndron mbrapa atij pretendimi nuk ka treguar se kush e ka shkruar atë.

Continue Reading

Kontestet Pronësore

Si u bartë prona e uzurpuar në emër të një kompanie në Obiliq!

Published

on

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i dëmtuari në cilësi të dëshmitari A.R., ka deklaruar se në mënyrë të kundërligjshme i është uzurpuar prona e paluajtshme nga i akuzuari Sh.I., dhe se sipas tij i gjithë ky problem filloi me rastin e zgjerimit të rrugës për Mitrovicë.

Një deklarim të tillë rreth uzurpimit të pronës, dëshmitari A.R., e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e gjykatëses, Naime Krasniqi- Jashanica.

Sh.I po akuzohet se kundërligjshëm ka uzurpuar pronën e paluajtshme të të dëmtuarit A.R., dhe se në vitin 2014, ka shkuar në zyrën e inspektorit Komunal në Obiliq, lidhur me pronën, e cila është objekt i aktakuzës, duke e kanosur seriozisht me fjalët “nëse vazhdon me këtë punë, do të keni pasoja ju dhe inspektorët e tjerë”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Blerim Igrishta, dëshmitari A.R ka thënë se pronën e cila është objekt i aktakuzës e kishte blerë vitin 2008 dhe pagesa ishte bërë përmes bankës.

Tutje, i njëjti ka deklaruar se të gjitha faktet lidhur me këtë proces gjenden në Kadastër dhe se prona është bartur në emrin e tij, konkretisht të kompanisë “Reforma” Sh.p.k.

Sipas dëshmitarit A.R., problemi kishte filluar me rastin e zgjerimit të rrugës për Mitrovicë, ku kishte vërejtur se në pronën e tij ishte vendosur një sasi e dheut. Për këtë, thotë se ishte ankuar në Komunën e Obiliqit.

Gjatë konstatimit të gjendjes faktike nga ana e gjeodetëve të Komunës ku kishte qenë edhe vetë prezent, tha se ishte ofenduar nga i akuzuari Sh.I., dhe për të mos shkaktuar probleme ishte larguar nga vendi.

Por, të njëjtin sipas tij e kishin kontaktuar ish-avokati dhe fëmijët e tij, të cilët i kishin kërkuar një afat për t’i larguar në mënyrë vullnetare gjërat të cilat ndodheshin në pronë. Megjithatë, dëshmitari thotë se edhe pas kalimit të afatit, nuk i ishte liruar prona.

Pas kësaj, sipas tij në vend të ngjarjes kishin shkuar gjeodetët e Komunës së Obiliqit dhe ishte bërë shenjëzimi, ku përveç tyre ishin prezent inspektorët, policia, vetë ai, si dhe i akuzuari, të cilit i ishte kërkuar lirimi i menjëhershëm i pronës.

Me këtë rast, ai thotë se i akuzuari kishte kundërshtuar dhe për pasojë ishte arrestuar.

Në pyetjen e prokurorit Igrishta se a ka pasur ndonjë pengesë nga dikush gjatë periudhës së bartjes së pronës në emrin e tij, i njëjti tha se nuk kishte pasur pengesë.

Dëshmitari A.R  theksoi se uzurpimi i pronës nga i akuzuari Sh.I ., e kishte penguar në realizimin e projekteve të pretenduara.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të tij, avokatit Driton Muharremi, ndër të tjera ka pohuar se procesverbali për kontrollin inspektues mban datën 23 dhjetor 2014 dhe se më 30 tetor 2014, e kishte paraqitur rastin në polici.

Në anën tjetër, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të të akuzuarit Sh.I, avokatit Fatbardh Makolli, deklaroi se nuk i di arsyet se pse ka kundërshtuar i akuzuari Sh.I., ta lirojë pronën.

Më pas, me propozim të prokurorit Igrishta dhe me pëlqim të palëve në procedurë, u lexuan dëshmitë e dëshmitarëve Nazmi Gashi, Adem Ademaj dhe Xhavit Hoxhaj, të dhëna më parë.

Më pas, në këtë seancë është bërë edhe administrimi i provave materiale.

Seanca e radhës në këtë çështje penale, pritet të mbahet më 28 mars 2023.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 prill 2015 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sh.I po akuzohet se më 19 nëntor 2014, në mënyrë të kundërligjshëm ka uzurpuar pronën e paluajtshme të të dëmtuarit A.R.

Në aktakuzë thuhet se pa autorizim ka ndërtuar një mini-fabrikë për ndërtimin e kubave, duke hyrë në posedim faktik të paluajtshmërisë – tokës, e cila gjendet në fshatin Llazarevë në Komunën e Obiliqit, e cila evidentohet me emrin e të dëmtuarit A.R, me sipërfaqe 6530m2.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Sh.I., refuzon ta lirojë patundshmërinë në fjalë, duke penguar të dëmtuarin ta shfrytëzojë atë.

Me këtë, ai po akuzohet e ka kryer veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, nga neni 332, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Ndërkaq, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, Sh.I  po akuzohet se më 19 nëntor 2014, ka shkuar në zyrën e inspektorit Komunal në Obiliq në lidhje me pronën e cekur si në dispozitivin I të aktakuzës dhe të njëjtin e ka kanosur seriozisht me fjalët “nëse vazhdon me këtë punë do të keni pasoja ju dhe inspektorët e tjerë”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Me këtë, ai po akuzohet e ka kryer veprën penale “Kanosje”, nga neni 185, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending