Connect with us

Aktuale

Ngjyrosen rrugët për të siguruar që vrapuesit do të ruajnë distancën sociale

Published

on

Këmbësorët në Bristol kanë pikturuar një “korsi vrapuese” në një rrugë për t’u siguruar që vrapuesit i përmbahen rregullave të distancës sociale.

Rregullat e bllokimit aktualisht thonë që njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç nëse duhet të dalin jashtë për nevoja thelbësore, përfshirë punën që nuk mund të bëhet nga shtëpia, blerjet për ushqim dhe ushtrimet e përditshme, raporton Metro, transmeton lajmi.net.

Njerëzit në të gjithë botën gjithashtu inkurajohen të mbajnë distancën shoqërore, duke mbajtur dy metra larg nga çdo person tjetër në çdo kohë.

Kjo distancë natyrisht bëhet më e ndërlikuar për t’u ruajtur nëse të gjithë vrapojnë ose shëtisin rrugët ose të gjithë shkojnë në të njëjtin park.

Kështu që të siguroheni që vrapuesit dhe blerësit të mbajnë distancën e tyre, pa pasur nevojë për vrapim të shpejtë nëpër rrugë kur shihni dikë që vrapon drejt jush, banorët e Bristolit kanë ngjyrosur një korsi vrapuesi në tokë.

Fjalët “vrapues ju lutem” janë spërkatur në njërën anë të një rruge njëdrejtimëshe. Akti duket se ka qenë i suksesshëm, pasi fotot tregojnë vrapues duke lënë një hapësirë të gjerë nga këmbësorët. /Lajmi.net/

Aktuale

Shtyhet gjykimi në Prizren ndaj dy gjeodetëve të akuzuar për keqpërdorimin e detyrës

Published

on

Bajram Selmani dhe Luljeta Rizanaj, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit.

Seanca e sotme nuk është mbajtur pasi sipas kryetares së trupit Teuta Krusha në mungesë të ekspertit të gjeodezisë Faton Bajselmani nuk janë plotësuar kushte ligjore që të vazhdohej seanca.Gjithashtu, në seancë nuk ishte prezent as përfaqësuesi nga Prokuroria e Prizrenit.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Bajram Selmani më datë 10.12.2017 në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar, gjeodet i licencuar, ka keqpërdorur detyrën e tij duke bërë ndarjen e parcelave pa lejen, dokumentin dhe kërkesën e njërit bashkëpronar, këtu njëherit edhe i dëmtuari Gjek Gjevlekaj, e me ç’rast parashtron kërkesën dhe realizon regjistrimin me ndryshime të pronës.

Sipas dosjes, thuhet që i akuzuari Bajram Selmani “me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona të tjerë, vëllezërit Pran, Gjon dhe Mihil Gjevlekaj, e që pretendohet të ketë shkelur të drejtat e personit tjetër bashkëpronar Gjek Gjevlekaj ka ndërmarrë veprimet e lartcekura”.

Ndërsa, e akuzuara e dytë Luljeta Rizanaj pretendohet se më datë 12.02.2018 në Prizren në kohë të pacaktuar, si gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe kadastër bën regjistrimin me ndryshime të pronës së bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj në Kadastral-Map.E akuzuara në fjalë pretendohet që regjistrimin në Kadastral-Map, e ka bërë edhe pse lënda nuk ishte e kompletuar, mungonte dokumenti i identifikimit si dhe kërkesa dhe autorizuari i bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj, pa pëlqimin e tij bën ndarjen e parcelave.

Continue Reading

Aktuale

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës për projektin e Ndërtimit dhe renovimit të objekteve sportive e kulturore

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot më datë 20.06.2024, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B. B., dhe B. K., për shkak se sipas Prokurorisë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B. B., dhe B. K., kanë cilësinë e personave zyrtarë.

Sipas Prokurorisë i pandehuri B. B. në cilësinë e menaxherit të kontratës, për projektin: “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, ndërsa i pandehuri B. K. në cilësinë e Mbikëqyrësit të projektit të njëjtë.

Gjithnjë sipas aktakuzës prej datës 22.05.2018  e deri më datë 22.10.2018, në Suharekë, të akuzuarit i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt.

“Gjatë kësaj kohe në kundërshtim me Rregullat dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B. K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B. B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit – poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plastifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë, ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me barë natyror.

“Me këto veprime Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm të material në shumë prej 6 mijë e 839 euro, ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6 mijë e 839 euro|.

Lidhur me çështjen, prokurori i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shpëlarja e parave e financimi i terrorizmit, rrezik nga Projektligji për kripto-asetet – BQK-ja do t’i mbikëqyr

Published

on

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të enjten ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për kripto-asetet, me ç’rast u theksua nevoja për  miratimin e ligjit në Kuvend, raporton Ekonomia Online. Anëtarja e Komisionit për Ekonomia, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj ka filluar nismën me dëgjimin e parë publik në muajin gusht të vitit 2021, ndërsa ka vazhduar në korrik 2022, teksa shtoi se këtë projektligj e ka mbështetur edhe Këshilli i Evropës.

“Janë bërë më shumë se dy vite kur nisma për kripto-asetet është filluar, deri më tani në këtë proces janë mbajtur dy dëgjime publike, i pari është mbajt në gusht 2021 për të diskutuar për idenë, i dyti është mbajt një vit më pas në korrik 2022-ës për një draft. KE-ja, përmes ekspertëve ka mbështetur grupet e punës, fokusi ka qenë të punohet kundër pastrimit të parave. Ky ligj ka për qëllim ruajtjen e kripto-aseteve”, tha Kusari-Lila.

Përfaqësuesi i BQK-së, Ervin Mala, tha se kanë filluar diskutimet për organizimin dhe ndarjen e resurseve dhe akteve ligjore.“Banka Qendrore do të ketë rolin për monitorimin e të gjithë operatorëve që do të merren në këto asete”, tha ai.

Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj, tha se Qeveria duhet të ketë monitorimin e kësaj paraje në mënyrë që të mos keqpërdoret.

“Sa i përket kriptove, janë globale dhe ne duhet patjetër t’i standardizojmë ligjet në fjalë, ne duhet të kemi një licencim të tyre e kontroll, nuk besoj se ka dikush kompetencë tjetër përveç BQK-së. Qeveria duhet të ketë monitorim të parasë, të mos ketë shpëlarje të parave dhe të mos financohet terrorizmi. Duhet të regjistrohen individët qe kanë të bëjnë me asetet të mbrohen të dhënat dhe të ruhen transaksionet”, tha Lekaj.

Vyrtyt Ibrahimaga, avokat, tha se në draftin e parë janë përfshirë kushte që iu mungon rregullimi me akte nënligjore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending