Connect with us

Infrastrukturë

Nga Fondi Publik i Arabisë Saudite pritet ndërtimi i stadiumit të ri olimpik të Tiranës me kosot 800 milionë euro

Published

on

Do të kushtojë 500 deri në 800 milionë euro dhe do të financohet nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF).

Parku i ri Olimpik i Kryeqytetit është drejt fazës së përfundimit të projektit nga një studio britanike dhe sipas presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, do t’i dorëzohet së shpejti partnerëve në Arabinë Saudite, shkruan SCAN TV.

Ylli deklaroi në emisionin INSIDER ne SCAN nga gazetari Angelo Haruni, se vendndodhja është përcaktuar pranë aeroportit të Tiranës, në një zonë midis tij, autostradës së re dhe disa liqeneve.

Sipas tij, pjesa më e madhe e tokës është shtetërore, madje qeveria është duke përgatitur  edhe shpronësimet për pronarët në pjesën e mbetur të sipërfaqes ku do të ndërtohet projekti.

“Kjo është një iniciativë e diskutuar me qeverinë, kryeministrin. Kemi rënë dakord. I kam thënë se do gjej një tokë që të mos rëndojë buxhetin e shtetit. Pjesa dërrmuese 2/3 është tokë shtetërore, parcelat e tjera do të kompensohen. Është një zonë e konceptuar që zbret nga aeroporti dhe shkon tek kjo qendër.

Kam pasur një takim me kadastrën, kemi nxjerrë të gjithë hartën. Takimi i radhës është për të bërë gati VKM-në e shpronësimit që t’ia paraqesim investitorit pa probleme pronësie.

Shumë shpejt do të kemi mundësi të prezantojmë edhe renderat me video. Po ju tregoj edhe mesazhet me investitorët nga Arabia Saudite që kërkojnë planet e biznesit”.

Kreu i KOKSH tha për SCAN se vlera e projektit është rritur në 800 milionë euro, sepse vlera e mëparshme prej 500 milionë eurosh u konsiderua një projekt i vogël nga ana e fondit saudit PIF.

“Unë kam pasur një takim në Riad me princin që është ministër i sportit. Pasi i prezantova shumën prej 500 mln eurosh më tha se mendonte se është një shumë e vogël që ta paraqesim tek Fondi i Arabisë Saudite.

Më tha të mundohemi që ta rrisim pak më shumë. Dhe shifra tani ka arritur në 800 mln euro, por janë të dyja variantet”.

Kompleksi olimpik do të përfshijë një stadium prej 41,508 vendesh, 3 fusha futbolli, stadium të mbyllur atletik, salla multisportive, pistë hockey, fusha golfi, hapësirë rekreative për fëmijët, poligon qitjeje, pishinë, muze, restorante, kinema, etj.

Ai do të financohet me formatin PPP, si arena kombëtare dhe plani i biznesit parashikon një hotel me 5 yje dhe dy hotele me 4 dhe 3 yje, zyra për biznese dhe prodhim energjie nga panelet diellore./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending