Connect with us

Auto

Në SHBA ekspozohet vetura solare “Sion”

Published

on

Kompania gjermane Sono Motors prezantoi për herë të parë EV-n solare Sion të përballueshme gjatë muajit korrik, dhe tani po e ekspozon atë në botë.

Sion po shfaqet në SHBA për herë të parë, në një turne tre-javore në vend që përfshin ndalesa në Boston (më 14 tetor), Detroit (17 tetor), Zonën e Gjirit të San Franciskos (më 24 tetor – 25), dhe Los Angeles (27-28 tetor).

Turneu filloi në Times Square në New York, prej nga janë edhe pamjet që mund të shihni në këtë postim. Që kur u prezantua Sion, Sono Motors mori më shumë se 42 mijë rezervime dhe para-porositje për të, duke theksuar interesin e lartë që ka mbledhur në treg.

Makina mund të nisë të prodhohet në gjysmën e dytë të vitit 2023, megjithëse kjo mund të rrëshqasë – dhe e njëjta gjë vlen edhe për çmimin e synuar të shitjes me pakicë prej 25,000 euro. Të dyja këto tingëllojnë më shumë nga ajo që kompania do të dëshironte të ndodhte, jo domosdoshmërisht gjëra që mund të ndodhin./Media Ndërtimi

Auto

Volkswagen dhe Renault nuk do të prodhojnë së bashku vetura të lira elektrike

Published

on

Volkswagen dhe Renault nuk arritën të bien dakord për bashkëpunimin për një automjet elektrik me kosto të ulët.

Tani dy gjigantët e automobilave do të duhet të ndjekin rrugët e tyre të ndara, transmeton Telegrafi.

Renault për herë të parë konfirmoi kontaktet midis kompanive në dhjetor, kur bisedimet u përshkruan se ishin në një fazë shumë të hershme.

Edhe pse prodhuesit në fund nuk arritën të arrinin një marrëveshje, burimet thonë se ata ishin afër arritjes së një marrëveshjeje.

Kompanitë u përfshinë në muaj negociatash mbi projektin, për të cilin të dyja markat shpresonin se do të ndihmonte në uljen e kostos së zhvillimit të një automjeti të vogël elektrik, por VW vendosi të tërhiqej nga marrëveshja, raporton Reuters.

Projekti pritej të çonte në krijimin e Twingo-s tjetër, të cilin Renault tani do ta zhvillojë vetëm dhe duhet të dalë në shitje në vitin 2026 me një çmim fillestar prej më pak se 20,000 euro.

Burimet thonë se vendimi i Volkswagen për t’u larguar nga tryeza e bisedimeve u nxit nga plani i tij i ri për të zhvilluar në mënyrë të pavarur bazën mekanike, duke shënuar një ndryshim në qëndrim për gjigantin e automjeteve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW zbulon një version unik të XM të mbuluar në kadife

Published

on

Pikërisht kur mendohej se XM nga BMW nuk mund të ishte më i mrekullueshëm, marka ka prezantuar një version ndryshe të tij.

Siç raportohet, BMW u bashkua me modelen Naomi Campbell për të krijuar një version unik të modelit M, përcjell Telegrafi.

Por, pse vjollcë? Sepse kjo është ngjyra e preferuar e modeles.

I quajtur Mystique Allure, XM i veçantë në llojin e vetë, i mbuluar me kadife, do të debutojë publikisht gjatë kësaj jave në Festivalin e Filmit në Kanë.

Megjithatë, kjo me sa duket nuk është hera e parë që marka gjermane e mbulon një veturë të saj me pëlhurë. Në vitin 2008, modeli Gina Light Visionary është prezantuar me një pëlhurë që e mbulonte strukturën metalike të tij.

Kjo na lë të nënkuptojmë se BMW po e zhvillon si zakon për të realizuar ndryshime interesante në trupin e një veture./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

SHBA rrit tarifat për automjetet elektrike nga Kina

Published

on

SHBA kanë rritur tarifat për automjetet elektrike nga Kina nga 25 për qind në 100 për qind, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, pas një sërë masash të ashpra me të cilat administrata e presidentit, Joe Biden kërkon të kufizojë importet nga ai vend.

Tarifat e reja do të zbatohen jo vetëm për automjetet elektrike, por edhe për bateritë dhe panelet diellore, gjysmëpërçuesit, vinçat portualë dhe disa produkte mjekësore si maskat mbrojtëse.

“Njoftimi i sotëm është një reflektim i angazhimit të presidentit Joe Biden për t’u kujdesur për punëtorët amerikanë. Kur përballemi me mosrespektimin e rregullave të konkurrencës dhe praktikave të padrejta nga jashtë, presidenti do të përdorë gjithçka që ka në dispozicion për të mbrojtur punëtorët dhe industrinë amerikane”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Kjo e fundit pretendon se masat janë të nevojshme sepse Kina po vërshon tregjet botërore me eksporte të lira të krijuara artificialisht dhe Biden reagoi pavarësisht përpjekjeve për të stabilizuar marrëdhëniet me Pekinin, tha Lael Brainard, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Elon Musk, CEO i prodhuesit të veturave elektrike Tesla, gjithashtu ka paralajmëruar vazhdimisht se prodhuesit kinezë kanë një avantazh të padrejtë.

Sipas qeverisë amerikane, këto masa do të ndikojnë në eksportet nga Kina, të cilat arrijnë në 18 miliardë dollarë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending