Connect with us

Prokurim Publik

Në OSHP shpërthejnë akuzat për keqpërdorime milionëshe në tenderin 17 milionësh

Published

on

Akuza për keqpërdorime milionëshe janë drejtuar ndaj drejtoreshës së Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, Valmire Bllaca nga përfaqësues të kompanive private të cilët janë shprehur të pa kënaqur me vlerësimin e ofertave të tyre për tenderin 17 milionësh “Rikonstruimi i rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë”, me numër të prokurimit: 205-19-5392-5-1-1.

Për këtë aktivitet prokurimi ministria ka rekomanduar për kontratë kompanitë “Eskavatori & Pro Group & Best Company” për lotin e parë, si dhe “Papenburg & Ardiani Company” për lotin e dytë. Por, kundër këtij vendimi  konsorciumi “2A Group” & “2T” si dhe “Sa-Sallahu & Groma Hold” janë drejtuar me ankesë ministrisë së Infrastrukturës. Por, pas refuzimit, ata të drejtën e tyre e kanë kërkuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Valon Ademi, përfaqësues i konsorciumit “2A Group” & “2T” në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të cilën e ka monitoruar “Front Online” ka drejtuar akuza për keqpërdorime milionëshe ndaj drejtoreshës së prokurimit në këtë Ministri Valmire Bllacës.

“Ne si grup i operatorëve edhe gjatë vlerësimit të parë që i është bërë ofertës sonë jemi shpallur të pa përgjegjshëm, për një dokument që Autoriteti Kontraktues nuk deshi qe ta shikonte e as ta kërkonte, por u mjaftua me një arsye të pa qenë për të na eliminuar neve sepse siç u pa edhe ne rivlerësim cak ka qenë shpallja fitues e operatorit ekonomik “Eskavatori”, që do të thotë për Autoriteti Kontraktues nuk kanë pasur rendësi fare arsyet e eliminimit, por ka pas rendësi kush të shpallet fitues. Në ketë rast kanë shpallur fitues një operator ekonomik që është i pa përgjegjshëm dhe ka ofertuar një çmim prej 1,5 milionë euro më shumë se sa oferta e konsorciumit tonë. D.m.th këtu bëhet fjalë për 1.5 milionë euro keqpërdorim që po tentojnë Autoriteti Kontraktues me dëmtua buxhetin e Kosovës për qëllime që ata i dinë”, ka thënë Ademi në seancën e OSHP-së, raporton “Front Online”.

Ademi më tutje ka thënë se sa iu përket arsyeve për të cilat është eliminuar konsorciumi që ai përfaqëson nuk qëndron pasi që siç ka thënë ai pajisjet të cilat pretendohet që nuk i ka paraqitur kjo arsye nuk qëndron sepse sipas tij në Dosje Tenderit (DT) janë të paraqitura librezat e këtyre pajisjeve, Fotografitë, dhe te gjitha dokumentacionet e kërkuara sipas dosjes së Tenderit.

“Ka ndodhur vetëm një gabim teknik tek kontrata e Qiramarrje se këtyre pajisjeve të cilën Autoriteti Kontraktues shume lehtë ka mundur ta vërtetoj konform nenit 72 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). Arsyeja tjetër e eliminimit tonë ka të bëjë me referencat se kinse ne nuk i përmbushim kërkesën në lidhje me punët e realizuara dhe te përfunduara në periudhën e shkuar 3 vjeçare e cila kërkohet të jete jo me pak se 10 milionë euro. Ne jemi të gatshëm që edhe para Paneli Shqyrtues të dorëzojmë të gjitha provat ne lidhje me ketë pretendim ku shihet qartë se ne si OE e tejkalojmë vlerën prej 10 milionë eurove” ka thënë ai. Ademi më tutje ka thënë se Autoriteti Kontraktues  konsorciumit që përfaqëson ai ua ka pranuar punët e përfunduara në vlerë prej 8,5 milionë euro në tre vitet e fundit, por siç ka thënë ai na kontrata numër tre, AK sipas tij nuk e pranon vlerën e realizuar të kësaj kontrate e cila është 4,5 milionë euro, e që sipas tij i bije se vlera totale e punëve të realizuara është 12 milionë euro.

“Unë jam i bindur se prapë edhe nëse kjo lënde kthehet në rivlerësim jam i bindur se Autoriteti Kontraktues nuk do t’i shikoj dokumentet por do të shikojë cakun ku e ka tek OE “Eskavatori” dhe “Papenburgu’”,  ka thënë më tutje Valon Ademi

Në anën tjetër Flamur Bllacaku, përfaqësues ligjor i konsorciumit “SA-Sallahu”Sh.P.K.& “Groma Hold” ka thënë se sipas dosjes se tenderit nuk është kërkuar që makineritë të jenë të ndryshme për ketë tha se ka kontrata të nënshkruar të mëhershme ku kompani të ndryshme kanë aplikuar me makineri te ndryshme, ne projektin e zgjerimit N9.1 segmenti Dolc- Gjakovë, sipas tij kompania KAG asfalt ka aplikuar në tre lote me te njëjta makineri dhe nuk ka pasur problem që e njëjta te fitoj tenderin.

Ai më tutje ka treguar se edhe te rehabilitimi i rrugës Rajonale Zhur Dragash- Brod kompania KAG asfalt ka aplikuar në të dy lotet me te njëjtën makineri dhe është shpallur fitues. Gjithashtu edhe rehabilitimi i rrugës Rajonale Zhur Dragash- Brod, kompania “Renual Tahiri” sipas tij ka aplikuar në të dy lotet me te njëjtat makineri dhe nuk ka paraqit problem, raporton “Front Online”.

Në anën tjetër, Valmira Bllaca nga Autoriteti Kontraktues ka thënë në seancën e OSHP-së se me vendimin e datës 23.12.2019 ky projekt është kthyer ne rivlerësim ne bazë te nenit 72 dhe 59 të LPP-së. Sipas saj, në bazë të këtij vendimi përmes e-prokurimit është kërkuar nga grupi Operatoreve Ekonomik me lider “2A Group” që të prezantohen dëshmi për realizimin e kontratave për 3 vitet e fundit. “Ne kontratën e prezantuar me numër 3 vlera e të cilës pa TVSh është 3.716.513.00 euro, ndërsa me TVSH ajo është 4.392.144.42 euro. Në akt kolaudimin e prezantuar nga vet kompania është prezantuar se kjo kompani ka përfunduar vetëm 30 % të punëve te realizuar në ketë kontrate dhe në bazë të këtij e kemi marrë vetëm 30% te vlerës së kontratës.

“Në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës vlera e kërkuar dhe realizuar ka qenë 10 milionë euro, ndërsa pjesa e dytë 11 milionë euro. Vlera totale e projekteve te prezantuar a nga  grupi Operatoreve Ekonomik me lider ‘2 A Grup’ është 8.853.0129.26 euro. Në Dosje të Tenderit dhe në njoftimin për kontratë tek kërkesat mbi mundësitë profesionale është kërkuar lista e mjeteve dhe stabilimenteve për realizimin e projektit në ketë kërkese është cekur se nëse OE nuk i ka këto makineri atëherë mund t’i angazhoj pajisjet me një marrëveshje për Qiramarrje. OE nuk ka ofruar marrëveshje për pajisjen AA- 781 Se , AA 782 SE, AA 73 LU, AA -704 PY, gjithashtu nuk ka ofruar për gërryesin e asfaltit për gërryerjen e asfaltit me emër Verting. Sa për sqarim për projektin qe ka qenë ne vlerësim OE ‘2 A Grup’ është anuluar sepse për kërkesën e udhëheqësin punishtes ceket se udhëheqësi nuk duhet të jetë në asnjë projekt në ministri. Në bazë të vendimit tuaj te kaluar GR me lider “2A grup” është shpallur i pa përgjegjshëm andaj konsideroj se ankesa e tyre është te hedhet si e pa lejuar” ka thënë Bllaca, raporton “Front Online”.

Më tutje Bllaca ka thënë se për grupin e Operatoreve “Sa-Sallahu” në letrën standarde që iu është dërguar për eliminim është specifikuar pjesa 1 dhe 2.

“Me qenë se OE ka aplikuar ne te 2 pjesët, ne e kemi cekur OE ka aplikuar me pajisje të njëjta në të dy lotet, ka qenë sqarim për ketë pike, dhe te gjeturat kanë qene te njëjta ky sqarim me shume është bërë edhe për Eksperti Shqyrtues i cili ne ekspertizën e fundit i ka ngatërruar ne ekspertizën kaluar. Ne  e kemi pa te rrugës te bëjmë ketë sqarim. Ne seancën dëgjimore po për ketë AP nga ju kryetar është pyetur eksperti se a i plotëson OE ‘Sa-Sallahu’ a i plotëson kriteret ne dosje të tenderit konkretisht është përgjigjur me po, ndërsa në ketë ekspertize kërkesat nuk i plotëson si dëshmi është vieo Incizimi. Ky ekspert në ekspertizat e kaluara ka deklaruar se te gjitha kërkesat për rishqyrtim pranë Autoriteti Kontraktues janë te njëjta me ankesat e dërguara ne OSHP, për te cilat ne seancën dëgjimorë ju kam dëshmuar se asnjë kërkesë për rishqyrtim drejtuar te Autoriteti Kontraktues nuk ka qenë e njëjtë me ankesën e drejtuar ne OSHP, si dëshmi mund t’i referoheni video se seancës se kaluar” tha ajo.

Bllaca me tutje ka thëne se Eksperti Shqyrtues prape ka deklaruar se ankesa e Sa-Sallahu është  e njëjta me atë në Autoriteti Kontraktues që sipas saj kjo nuk qëndron, sepse kresa për rishqyrtim tek Autoriteti Kontraktues nuk ka asnjë pretendim ankimor ne lidhje me ketë projekt.

 Në anën tjetër gjatë prezantimit në seancë Eksperti Shqyrtues Hysni Muhadri  tha se ky Aktivitet i Prokurimit nuk është vlerësuar konform nenit 59 dhe nuk janë trajtuar te gjithë OE konform nenit 7 te LPP-së.

“Sa i përket pretendimit të përfaqësuese së AK, znj.Bllaca e cila thirret në vlerësimin paraprak ku për atë raport kemi vendim të lëshuar nga OSHP, ekzistojnë faktet dhe argumentet për te ia sqaruar e ka përgjigjen mbi 7 faqe për të gjithë kronologjinë dhe pretendimet e ngritura për mashtrim, te gjitha janë te njoftuar. Unë nga fillimi kame qenë transparent. Sa i përket kërkesës për rishqyrtim është e vërtet qe ne e-prokurim e kam pa si te hapet faqja është kërkesa  për rishqyrtim pa pretendime ankimore e afatshme në konsulte me IT për te mos ngritën dyshime e kam thirr zyrtarin e IT-s dhe në pjesën e majtë te e-prokurimit në piken 2.8 ku është edhe e nënvizuar ekziston kërkesa për rishqyrtim e OE ‘Sa- Sallahu’ me te gjitha pretendimet ashtu siç e ka dorëzuar ankesën  ne OSHP ”, tha ai.

Në fund të seancën përfaqësuesi i konsorciumit “2A Group” & “2T” si dhe “Sa-Sallahu & Groma Hold” kërkuan nga OSHP-ja që  ankesat e tyre të aprovohen si të bazuara dhe lënda të kthehet në rivlerësim. Deri sa në anën tjetër Autoriteti Kontraktues kërkojë nga Paneli Shqyrtues që të refuzohen ankesat e OE si te pa bazuara dhe te mbetet ne fuqi vendimi  Autoritetit Kontraktues.

Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim.

Prokurim Publik

Komuna e Kaçanikut furnizohet me 5 mijë metra kub dru, jep tender afër 400 mijë €

Published

on

Komuna e Kaçanikut i ka blerë drutë për dy vjet e ardhshme.

Ajo ka nënshkruar kontratë në vlerë 375 mijë euro me kompaninë “Dardani”.

Atë e ka shpërblyer me tender, përmes procedurës së hapur, në të cilin aktivitet prokurimi kriter kryesor ishte çmimi më i ulët.

Kontrata është publike kornizë që nënkupton se kompania që u zgjodh fituese, furnizimin me dru do ta bëjë sipas nevojës. Pra komuna do të paguajë për metrat e drunjve që djeg, raporton “Front Online”.

Në aktivitetin e prokurimit morën pjesë dy kompani.

“Aome” ofertoi me një çmim prej rreth 400 mijë eurove.

Kurse operatori “Dardani” konkurroi me 375 mijë sosh, duke u shpallur edhe fitues.

Komuna ka kërkuar afër 5 mijë metra kub dru.

Peleti e druri kryesojnë si lëndë djegëse që komunat përdorin për ngrohje.

Mbi 357 mijë euro komunës së Suharekës, i ka kushtuar blerja e drurit dhe peletit për shkolla, Qendra të Mjekësisë Familjare e institucione kulturore.

Për mirëmbajtjen e ngrohjes qendrore, Ferizaj shpenzoi 12 mijë e 542 euro.

Furnizimi me dru, komunës së populluar me shumicë serbe, Novobërdës, i kushtoi afro 59 mijë euro.

Dimri që kaloi ishte paralajmëruar të jetë i vështirë për shkak të krizës energjetike dhe ngritjes së vazhdueshme të çmimeve për produktet bazike./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Monitorohen tenderët e dhënë nga Komuna e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Pejës

Published

on

Demokraci Plus, gjatë vitit 2022 ka monitoruar njëzetë (20) tenderë të dhënë nga pesë (5) komuna të Kosovës:  Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Pejë. Disa nga të gjeturat kryesore nga raporti i monitorimit janë:

  • Institucionet publike kanë shpërblyer me kontratë operatorët ekonomikë të cilët nuk i kanë përmbushur kërkesat e vendosura në Dosjen e Tenderit;
  • Institucionet publike kanë vendosur kritere diskriminuese të cilat kanë

dëmtuar konkurrencën dhe kanë dërguar në uljen e numrit të ofertuesve;

  • Institucionet publike vazhdojnë të përdorin procedurën e negociuar pa publikim të kontratës pavarësisht se nuk plotësohen kërkesat ligjore për përdorimin e kësaj procedure.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: https://dpl.us/fiu

Continue Reading

Prokurim Publik

Komuna e Podujevës i jep tender kompanisë që kishte çmimet më të larta se tetë konkurrues

Published

on

Ani pse kishte çmimet më të larta se tetë kompanitë e tjera konkurruese, “Eing Com”, arriti ta fitojë tenderin e emërtuar: ‘Përmirësimi i infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të shkollave’.

Në njoftimin që ka shpërndarë Komuna e Podujevës, Eing Com kishte konkurruar në çdo Lot që ishte shpallur nga kjo komunë, dhe në të gjitha Lotet çmimet e tyre shihen se janë më të larta.

Arsyetimi i komunës për të shpallur fituese këtë kompani ishte çmimi i ulët, megjithatë shihet qartë që çmimet e tyre janë më të larta se kompanitë e tjera.

Rreth këtij tenderi, tashmë çdo gjë ka përfunduar. Përveç diçkaje, kryerjes së punimeve.

Por, kjo nuk ishte “dhurata e vetme” për kompaninë (detajet për të do t’i gjeni në pjesën e poshtme të tekstit). Eing Com u shpall fituese edhe në tenderin për: “Ndërtimin e Stacionit të Autobusëve”, tender për të cilin parashiheshin diku 1.1 milionë euro shpenzime.

Duhet përmendur faktin se në tenderin respektiv, kompania në fjalë ka bashkëpunuar edhe më nënkontraktorë.

“Loni”, “Sinani ing” dhe “Isars”, janë tri kompanitë te të cilat Eing Com gjeti besimin për bashkëpunim, me ç’rast konkurruan me çmimin: 1 milion e 165 mijë e 575 euro, çmim ky që ishte më i larti nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Pas ankesave të kandidatëve të tjerë, pra jofitues, detyroi palën përgjegjëse që ta dërgojë tenderin te Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP).

“Konstruktori ing 1969”, ishte kompania që e dërgoi të OSHP-ja këtë tender. Kjo kompani kishte konkurruar me çmimin më të ulët, 937 mijë e 733 euro.

Mirëpo, kjo nuk mjaftoi që OShP-ja të refuzojë tenderin për Eing com. Gazeta Nacionale ka siguruar vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ku kësaj radhe u refuzua ankesa e firmës “Konstruktori ing 1969”.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me pronarin e kompanisë Eing.com, Eljesah Podvorica, dhe i njëjti ka thënë se jo vetëm me Podujevën, por edhe me disa komuna të tjera ka kontrata për punë.

Podvorica ka deklaruar se krejt kjo është natyrë e punës.

“Hahaha… jo vetëm tri po na i kem 30 a 100, jo vetëm në Podujevë por në të gjithë Kosovën. Pyetja juaj shumë interesante. Jo na me Podujevën kemi, s’po di sa kontrata janë, po kemi kontrata edhe me Lipjanin, Prishtinën, me organizata të huaj. Mu ma merr menja që është natyrë e punës,” – i ka thënë ai gazetës.

Tutje Podvorica ka deklaruar se asnjëherë nuk është marrë me parti dhe nuk merret as tash.

“Është e mundshme që me fitu edhe pse e ke çmimin më të shtrenjtin. Ne në çdo vend që operojmë mundohemi me qenë të përgjegjshëm me vlera maksimale, me qenë të përgjegjshëm 100%. Vlerësimi ka qenë i komunës, lënda ka shku në OSHP. Ata e kanë kthy në rivlerësim dhe është zgjedh operatori që ka qenë i përgjegjshëm. S’ka kurrgjë të keqe diçka. Çfarë afërsie, çfarë afërsi bash e çuditshme. Unë mundem me pas afërsi me njerëzit që i njoh. Kushtimisht unë jam i Podujevës dhe me parti politike as që merremi, dhe s’jemi marrë asnjëherë”, ka thënë ai.

Gazeta Nacionale ka tentuar të kontaktojë për disa ditë rresht edhe Komunën e Podujevës për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Continue Reading

Trending