Prokurim Publik
Në OSHP shpërthejnë akuzat për keqpërdorime milionëshe në tenderin 17 milionësh
Published
5 years agoon
Akuza për keqpërdorime milionëshe janë drejtuar ndaj drejtoreshës së Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, Valmire Bllaca nga përfaqësues të kompanive private të cilët janë shprehur të pa kënaqur me vlerësimin e ofertave të tyre për tenderin 17 milionësh “Rikonstruimi i rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë”, me numër të prokurimit: 205-19-5392-5-1-1.
Për këtë aktivitet prokurimi ministria ka rekomanduar për kontratë kompanitë “Eskavatori & Pro Group & Best Company” për lotin e parë, si dhe “Papenburg & Ardiani Company” për lotin e dytë. Por, kundër këtij vendimi konsorciumi “2A Group” & “2T” si dhe “Sa-Sallahu & Groma Hold” janë drejtuar me ankesë ministrisë së Infrastrukturës. Por, pas refuzimit, ata të drejtën e tyre e kanë kërkuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Valon Ademi, përfaqësues i konsorciumit “2A Group” & “2T” në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të cilën e ka monitoruar “Front Online” ka drejtuar akuza për keqpërdorime milionëshe ndaj drejtoreshës së prokurimit në këtë Ministri Valmire Bllacës.
“Ne si grup i operatorëve edhe gjatë vlerësimit të parë që i është bërë ofertës sonë jemi shpallur të pa përgjegjshëm, për një dokument që Autoriteti Kontraktues nuk deshi qe ta shikonte e as ta kërkonte, por u mjaftua me një arsye të pa qenë për të na eliminuar neve sepse siç u pa edhe ne rivlerësim cak ka qenë shpallja fitues e operatorit ekonomik “Eskavatori”, që do të thotë për Autoriteti Kontraktues nuk kanë pasur rendësi fare arsyet e eliminimit, por ka pas rendësi kush të shpallet fitues. Në ketë rast kanë shpallur fitues një operator ekonomik që është i pa përgjegjshëm dhe ka ofertuar një çmim prej 1,5 milionë euro më shumë se sa oferta e konsorciumit tonë. D.m.th këtu bëhet fjalë për 1.5 milionë euro keqpërdorim që po tentojnë Autoriteti Kontraktues me dëmtua buxhetin e Kosovës për qëllime që ata i dinë”, ka thënë Ademi në seancën e OSHP-së, raporton “Front Online”.
Ademi më tutje ka thënë se sa iu përket arsyeve për të cilat është eliminuar konsorciumi që ai përfaqëson nuk qëndron pasi që siç ka thënë ai pajisjet të cilat pretendohet që nuk i ka paraqitur kjo arsye nuk qëndron sepse sipas tij në Dosje Tenderit (DT) janë të paraqitura librezat e këtyre pajisjeve, Fotografitë, dhe te gjitha dokumentacionet e kërkuara sipas dosjes së Tenderit.
“Ka ndodhur vetëm një gabim teknik tek kontrata e Qiramarrje se këtyre pajisjeve të cilën Autoriteti Kontraktues shume lehtë ka mundur ta vërtetoj konform nenit 72 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). Arsyeja tjetër e eliminimit tonë ka të bëjë me referencat se kinse ne nuk i përmbushim kërkesën në lidhje me punët e realizuara dhe te përfunduara në periudhën e shkuar 3 vjeçare e cila kërkohet të jete jo me pak se 10 milionë euro. Ne jemi të gatshëm që edhe para Paneli Shqyrtues të dorëzojmë të gjitha provat ne lidhje me ketë pretendim ku shihet qartë se ne si OE e tejkalojmë vlerën prej 10 milionë eurove” ka thënë ai. Ademi më tutje ka thënë se Autoriteti Kontraktues konsorciumit që përfaqëson ai ua ka pranuar punët e përfunduara në vlerë prej 8,5 milionë euro në tre vitet e fundit, por siç ka thënë ai na kontrata numër tre, AK sipas tij nuk e pranon vlerën e realizuar të kësaj kontrate e cila është 4,5 milionë euro, e që sipas tij i bije se vlera totale e punëve të realizuara është 12 milionë euro.
“Unë jam i bindur se prapë edhe nëse kjo lënde kthehet në rivlerësim jam i bindur se Autoriteti Kontraktues nuk do t’i shikoj dokumentet por do të shikojë cakun ku e ka tek OE “Eskavatori” dhe “Papenburgu’”, ka thënë më tutje Valon Ademi
Në anën tjetër Flamur Bllacaku, përfaqësues ligjor i konsorciumit “SA-Sallahu”Sh.P.K.& “Groma Hold” ka thënë se sipas dosjes se tenderit nuk është kërkuar që makineritë të jenë të ndryshme për ketë tha se ka kontrata të nënshkruar të mëhershme ku kompani të ndryshme kanë aplikuar me makineri te ndryshme, ne projektin e zgjerimit N9.1 segmenti Dolc- Gjakovë, sipas tij kompania KAG asfalt ka aplikuar në tre lote me te njëjta makineri dhe nuk ka pasur problem që e njëjta te fitoj tenderin.
Ai më tutje ka treguar se edhe te rehabilitimi i rrugës Rajonale Zhur Dragash- Brod kompania KAG asfalt ka aplikuar në të dy lotet me te njëjtën makineri dhe është shpallur fitues. Gjithashtu edhe rehabilitimi i rrugës Rajonale Zhur Dragash- Brod, kompania “Renual Tahiri” sipas tij ka aplikuar në të dy lotet me te njëjtat makineri dhe nuk ka paraqit problem, raporton “Front Online”.
Në anën tjetër, Valmira Bllaca nga Autoriteti Kontraktues ka thënë në seancën e OSHP-së se me vendimin e datës 23.12.2019 ky projekt është kthyer ne rivlerësim ne bazë te nenit 72 dhe 59 të LPP-së. Sipas saj, në bazë të këtij vendimi përmes e-prokurimit është kërkuar nga grupi Operatoreve Ekonomik me lider “2A Group” që të prezantohen dëshmi për realizimin e kontratave për 3 vitet e fundit. “Ne kontratën e prezantuar me numër 3 vlera e të cilës pa TVSh është 3.716.513.00 euro, ndërsa me TVSH ajo është 4.392.144.42 euro. Në akt kolaudimin e prezantuar nga vet kompania është prezantuar se kjo kompani ka përfunduar vetëm 30 % të punëve te realizuar në ketë kontrate dhe në bazë të këtij e kemi marrë vetëm 30% te vlerës së kontratës.
“Në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës vlera e kërkuar dhe realizuar ka qenë 10 milionë euro, ndërsa pjesa e dytë 11 milionë euro. Vlera totale e projekteve te prezantuar a nga grupi Operatoreve Ekonomik me lider ‘2 A Grup’ është 8.853.0129.26 euro. Në Dosje të Tenderit dhe në njoftimin për kontratë tek kërkesat mbi mundësitë profesionale është kërkuar lista e mjeteve dhe stabilimenteve për realizimin e projektit në ketë kërkese është cekur se nëse OE nuk i ka këto makineri atëherë mund t’i angazhoj pajisjet me një marrëveshje për Qiramarrje. OE nuk ka ofruar marrëveshje për pajisjen AA- 781 Se , AA 782 SE, AA 73 LU, AA -704 PY, gjithashtu nuk ka ofruar për gërryesin e asfaltit për gërryerjen e asfaltit me emër Verting. Sa për sqarim për projektin qe ka qenë ne vlerësim OE ‘2 A Grup’ është anuluar sepse për kërkesën e udhëheqësin punishtes ceket se udhëheqësi nuk duhet të jetë në asnjë projekt në ministri. Në bazë të vendimit tuaj te kaluar GR me lider “2A grup” është shpallur i pa përgjegjshëm andaj konsideroj se ankesa e tyre është te hedhet si e pa lejuar” ka thënë Bllaca, raporton “Front Online”.
Më tutje Bllaca ka thënë se për grupin e Operatoreve “Sa-Sallahu” në letrën standarde që iu është dërguar për eliminim është specifikuar pjesa 1 dhe 2.
“Me qenë se OE ka aplikuar ne te 2 pjesët, ne e kemi cekur OE ka aplikuar me pajisje të njëjta në të dy lotet, ka qenë sqarim për ketë pike, dhe te gjeturat kanë qene te njëjta ky sqarim me shume është bërë edhe për Eksperti Shqyrtues i cili ne ekspertizën e fundit i ka ngatërruar ne ekspertizën kaluar. Ne e kemi pa te rrugës te bëjmë ketë sqarim. Ne seancën dëgjimore po për ketë AP nga ju kryetar është pyetur eksperti se a i plotëson OE ‘Sa-Sallahu’ a i plotëson kriteret ne dosje të tenderit konkretisht është përgjigjur me po, ndërsa në ketë ekspertize kërkesat nuk i plotëson si dëshmi është vieo Incizimi. Ky ekspert në ekspertizat e kaluara ka deklaruar se te gjitha kërkesat për rishqyrtim pranë Autoriteti Kontraktues janë te njëjta me ankesat e dërguara ne OSHP, për te cilat ne seancën dëgjimorë ju kam dëshmuar se asnjë kërkesë për rishqyrtim drejtuar te Autoriteti Kontraktues nuk ka qenë e njëjtë me ankesën e drejtuar ne OSHP, si dëshmi mund t’i referoheni video se seancës se kaluar” tha ajo.
Bllaca me tutje ka thëne se Eksperti Shqyrtues prape ka deklaruar se ankesa e Sa-Sallahu është e njëjta me atë në Autoriteti Kontraktues që sipas saj kjo nuk qëndron, sepse kresa për rishqyrtim tek Autoriteti Kontraktues nuk ka asnjë pretendim ankimor ne lidhje me ketë projekt.
Në anën tjetër gjatë prezantimit në seancë Eksperti Shqyrtues Hysni Muhadri tha se ky Aktivitet i Prokurimit nuk është vlerësuar konform nenit 59 dhe nuk janë trajtuar te gjithë OE konform nenit 7 te LPP-së.
“Sa i përket pretendimit të përfaqësuese së AK, znj.Bllaca e cila thirret në vlerësimin paraprak ku për atë raport kemi vendim të lëshuar nga OSHP, ekzistojnë faktet dhe argumentet për te ia sqaruar e ka përgjigjen mbi 7 faqe për të gjithë kronologjinë dhe pretendimet e ngritura për mashtrim, te gjitha janë te njoftuar. Unë nga fillimi kame qenë transparent. Sa i përket kërkesës për rishqyrtim është e vërtet qe ne e-prokurim e kam pa si te hapet faqja është kërkesa për rishqyrtim pa pretendime ankimore e afatshme në konsulte me IT për te mos ngritën dyshime e kam thirr zyrtarin e IT-s dhe në pjesën e majtë te e-prokurimit në piken 2.8 ku është edhe e nënvizuar ekziston kërkesa për rishqyrtim e OE ‘Sa- Sallahu’ me te gjitha pretendimet ashtu siç e ka dorëzuar ankesën ne OSHP ”, tha ai.
Në fund të seancën përfaqësuesi i konsorciumit “2A Group” & “2T” si dhe “Sa-Sallahu & Groma Hold” kërkuan nga OSHP-ja që ankesat e tyre të aprovohen si të bazuara dhe lënda të kthehet në rivlerësim. Deri sa në anën tjetër Autoriteti Kontraktues kërkojë nga Paneli Shqyrtues që të refuzohen ankesat e OE si te pa bazuara dhe te mbetet ne fuqi vendimi Autoritetit Kontraktues.
Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim.
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Prokurim Publik
Komuna e Vitisë iu dha tenderë kompanive të familjes Emini që punojnë në komunë
Published
1 year agoon
September 15, 2023Florent Emini dhe bashkëshortja e tij Armenda Beqiraj kanë marrë disa kontrata nga Komuna e Vitisë.
Kompania që është në pronësi të Florent Eminit, “Geo Map” merret me hartim të projekteve për këtë komunë. Kurse, kompania “Pro & Co Group SH.P.K”, që është pronë e Armenda Beqirajt, ka marrë disa kontrata për realizim të punëve të ndryshme në këtë komunë.
Kallxo.com ka gjetur se të paktën në një rast projekti ishte hartuar nga “Geo Map”, ndërsa kontratë për realizim të punëve e kishte fituar kompania e bashkëshortes së tij, “Pro & Co Group SH.P.K”.
Florent Emini, që është edhe vëllai i ish-drejtoreshës së Kadastrit dhe Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, e ka nënshkruar një kontratë për ‘hartimin e projekteve investive (kapitale)’ me kompaninë e tij “Geo Map & News”.Grupi i kompanive “Geo Map dhe News Sh.P.K” ka qenë i vetmi operator i përgjegjshëm dhe më pas i ishte dhënë kontrata për “Hartimin e projekteve investive (kapitale) për komunën e Vitisë”.
Kallxo.com i ka analizuar kapacitetet teknike dhe profesionale të kërkuara nga komuna për këtë tender dhe rezultojnë që janë dukshëm më të larta se sa në tenderët e natyrës së njëjtë të hapur nga komunat tjera. Por, kundër njoftimit për kontratë nuk është ankuar asnjë operator ekonomik.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrim të bizneseve, pronar i kompanisë “Geo Map”, e cila ishte pjesë e konsorciumit që e ka fituar këtë kontratë, është Florent Emini.
Kjo kompania kishte marrë kontrata të ngjashme edhe viteve të kaluara.
Në vitin 2019, kompania “Geo Map” kishte nënshkruar kontratën me dy llote për ‘hartim të projekteve investive’, në vlerë totale prej 52,729.5 euro. Në atë kohë, Fatbardha Emini, motra e Florent Eminit, i cili është pronar i kompanisë “Geo Map”, ishte drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë, që udhëhiqet nga Sokol Haliti i LDK-së.
Kompania “Pro&Co Group” nuk është përgjigjur fare në pyetjet rreth lidhjeve familjare të pronares së kësaj kompanie, Armenda Beqiraj dhe pronarit të kompanisë “Geo Map”, Florent Emini. E njëjta pyetje i është ridërguar në emalin e njëjtë që është përgjigjur në pyetjet e para, mirëpo nuk janë përgjigjur.
Në përgjigjen e tyre, “Pro&Co Group” kanë thënë se për të njëjtën çështje, pra pronësinë e dy kompanive kanë pasur telashe edhe me institucione të tjera./Media Ndërtimi
Prokurim Publik
Si dështoi tenderi për “Mirëmbajtjen e Ndriçimit Publik” në Obiliq
Published
1 year agoon
September 6, 2023Si pasojë e tejzgjatjes së procedurave të prokurimit dhe shkeljeve të Ligjit të Prokurimit, Komunës së Obiliqit i kishte dështuar tenderi për “Mirëmbajtjen e Ndriçimit Publik”.
Procedurat janë tejzgjatur pas ankesave të operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar, ndërsa Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), apo e njohur ndryshe edhe si Gjykata e Tenderëve kishte konstatuar se në njërën prej ofertave kishte çmime të manipuluara, pasi ishin jonormalisht të ulëta.
Si pasojë e dështimit të tenderit, Komuna më pas këtë projekt ia kishte kaluar ndërmarrjes publike lokale “Kastrioti”.
Më 28 nëntor 2022, Komuna e Obliqit kishte hapur tenderin që synonte mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
Komuna e Obiliqit kishte kërkuar oferta për 97 pozicione, të gjitha që kishin të bënin me mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Në dokumentin në të cilin Operatorët Ekonomikë duhet të tregonin për çmimin që ofertonin nuk janë dhënë shifrat e përafërta për secilin prej pozicioneve, e as nuk është treguar se kemi të bëjmë me një kontratë publike kornizë me çmime për njësi me poentim.
Komuna as nuk ka publikuar informacione rreth rrjetit të ndriçimit publik që do të mirëmbahej. Operatorët Ekonomikë janë ftuar të ofertojnë për një pozicion, shembull çfarë çmimi kërkojnë ato për “Furnizim, transport dhe montim të trupit ndriçues me poça të CFL 60w, më lirë, qelq dhe material tjetër i nevojshëm për përforcim. Komplet”.
Pas dorëzimit të ofertave, Komuna e Obiliqit kishte pranuar 7 oferta. E më 28 dhjetor të vitit 2022, Komuna e Obiliqit kishte rekomanduar për kontratë operatorin ekonomik “Item El” me çmimin e ofertuar prej 179.50 euro për njësi.
Por ndaj këtij vendimi kishte bërë ankesë operatori ekonomik “Ndriqimi” në Komunën e Obiliqit. Por këta të fundit ia kishin refuzuar ankesën.
Më pas, “Ndriqimi” i ishte drejtuar Gjykatës së Tenderëve.
Manipulimi i çmimeve fillimisht kishte qenë pretendim i kompanisë “Ndriqimi” që më pas i ka vërtetuar eksperti shqyrtues dhe vetë OSHP-ja.
Një tjetër pretendim i kompanisë ankuese “Ndriqimi” kishte qenë se kompania e rekomanduar për kontratë kishte mospërputhje në pozitat e punëtorëve të prezantuar në listën e dorëzuar në ofertë dhe të kontratave të punës.Edhe këtë pretendim të “Ndriqimit” e kishin konstatuar eksperti shqyrtues dhe OSHP-ja, duke ia miratuar si të bazuar.
Në fund, OSHP-ja kishte vendosur që të anulojë vendimin e Komunës së Obiliqit që kompania “Item El” ta fitojë tenderin dhe lënda ishte kthyer në rivlerësim./Media Ndërtimi
Prokurim Publik
Shkeli rregullat e prokurimit publik, dënohet Jeton Podvorica me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë
Published
2 years agoon
May 8, 2023Jeton Podvorica është dënuar me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Podvorica u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, dënimi me burgim, të akuzuarit Podvorica nuk do t’i ekzekutohet, nëse i njëjti nuk do të kryejë vepra të tjera penale në periudhën verifikuese prej 1 viti.
Gjithashtu i akuzuari Podvorica obligohet edhe me shpenzimet e procedurës penale dhe atë 30 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 për fondin për kompensim të viktimave të krimit.
Sipas gjykatësit Kuqi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.
Ndryshe, i akuzuari Podvorica i e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 5 maj 2023.
Sipas aktakuzës së ngritur më 28 prill 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Jeton Podvorica, akuzohej se në cilësinë e personit të autorizuar në kompaninë “EING COM”, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik në aktivitetin e prokurimit me titull “Ndërtimi i Objektit të ri administrativ dhe renovimi i hapësirave përcjellëse”, të iniciuar me datë 16.112020 nga NP “Termokos”.
Siç thuhet në aktakuzë i akuzuari me datë 12 mars 2021, ankesës së ushtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues për eliminimin e kompanisë së tyre nga tenderi me titullin e lartcekur, i ka bashkangjitur dokument të falsifikuar me përmbajtjen të rreme “Marrëveshjen e bashkëpunimit” për trajnim të lidhur në mes të Qendrës për Aftësim Profesional (QAP) dhe kompanisë N.N.T “EING COM” të datës 21/2/2017 dhe dy raporte të vlerësimit nga (QPA) të datës 14/12/2017, në emër të kandidatëve Muhamet Lahi dhe Idriz Podvorica me qëllim të mashtrimit në procedurën e prokurimit publik dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues.
Me këtë, Jeton Podvorica akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 par 1 të Kodit Penal Të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe burgim deri në pesë vjet./Media Ndërtimi.
You must be logged in to post a comment Login