Connect with us

Infrastrukturë

Në gjendje të rëndë e me përplot gropa rruga Prishtinë-Lipjan

Published

on

Rruga që të shpie nga Prishtina për në Lipjan, tash e disa vite është në gjendje të rëndë.

Pamjet tregojnë për gjendjen e rënduar të rrugës derisa qytetarët ankohen se kjo po u shkakton shumë probleme.

“Është pengesë shumë e madhe, i prish me guma e me krejt, n’përgjithësi duhet me u rregullu patjetër. Po çka janë t`u bo nuk e di”- tha qytetari Ejup Zharku.

Nga Komuna e Lipjanit thonë se kjo rrugë është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe se edhe ata kanë pranuar ankesa nga qytetarët.

“Komuna e Lipjanit dhe Ministria e Infrastrukturës kanë pasur një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e kësaj rruge, e cila ka qenë edhe e buxhetuar (2021) nga ana e Qeverisë së Kosovës, më pastaj ky projekt është eliminuar nga ky buxhetu” kanë thënë nga komuna, raporton Kallxo.com

“Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë takimit që ka pasur më parë me zv/ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka marrë zotimin se kjo rrugë së shpejti do të procedohet’’, thuhet tutje në përgjigjet e Komunës së Lipjanit.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka kthyer përgjigje rreth deklaratave të Komunës për largimin e projektit për rehabilitimin e kësaj rruge e cila sipas përgjigjeve të komunës ishte pjesë e buxhetit të vitit 2021.

Sipas buxhetit të vitit 2023 të Qeverisë së Kosovës, kjo rrugë është buxhetuar nga marsi i vitit 2021, deri në muajin gusht të vitit 2025, me vlerë 500,000 euro./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Edhe një vepër tjetër humane në Suharekë, gati të përurohet Qendra Rekreative “Duje”

Published

on

Edhe një vepër tjetër humane nga njerëzit e mirë të Suharekës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj beri të ditur se në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve është gati të përurohet hapja e objektit të Qendrës Rekreative për persona me Sindromin Down dhe Autizëm  “Duje” e financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”.

Objekti i Qendra Rekreative “Duje” do të përurohet në ceremoninë e organizuar të enjten më 1 qershor 2023, në ora 11:00, në Suharekë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

200 milionë euro kosovarët blen patundshmëri në Durrës dhe Shëngjin gjatë vitit 2022

Published

on

Kapital të madh financiar qytetarët e Kosovës kanë dërguar vitin e kaluar drejt shteteve fqinje, kryesisht në Shqipëri, ku kanë investuar në blerjen e patundshmërive.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Instituti për Hulumtime “Front” janë hiç më pak se 180 milionë € që kosovarët blenë patundshmëri në shtetet fqinje gjatë vitit 2022, shifër kjo pothuajse dyfish më e lartë e investimeve se në vitin 2021.

Rritja e investimeve të kosovarëve drejt shteteve fqinje po ndodhë në kohën kur nga Qeveria “Kurti” ka një iniciativë ligjore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, përderisa kërkesa të tilla nuk ka për investitorët e huaj në Shqipëri.

Rritja e investimeve, sipas Bankës Qendrore të Kosovës,  ka ndodhur në pjesën e dytë të vitit të kaluar, pasi që gjatë periudhës janar-qershor 2022 investimet e kosovarëve jashtë vendit kanë qenë 80 milionë euro, përderisa në pjesën e dytë të vitit të kaluar kanë arritur mbi 100 milionë €.

Rritjen e kërkesës e konfirmojnë nga Shqipëria, një prej vendeve ku kosovarët blejnë më së shumti prona.

Gazetari Lavdrim Lita thotë se kërkesa për investime në patundshmëri e kosovarëve është tejet e lartë.

“Shqiptarët e Kosovës janë bërë pronar apartamentesh, hotelesh dhe biznesesh nga Shëngjini, Velipoja deri në Sarandë. Turizmi patriotik është biznes i mirë për sektorin e hotelerisë dhe transportit, sidomos kompanitë e udhëtimit/transportit kosovare janë shumë përpara dhe ofrojnë shpejtësi dhe komoditet”, u shpreh Lita për iFront.

Eksperti i ekonomisë, Pano Sako, në anën tjetër, e cilësoi si proces normal blerjen e patundshmërive jashtë vendit nga kosovarët.

Ai veçoi dy arsye që i shtyjnë kosovarët të zgjedhin kryesisht pronat në Shqipëri.

“Aryseja e parë është integrimi natyror mes një populli që jeton në dy shtete të ndryshme, pa pritur burokracitë e afrimit të shteteve. E dyta: investimi është një reduktim i shpenzimeve për pushimet që bëjnë çdo vit. Shembull, nëse një familje kosovare do të paguante 1500 euro për pushimet e saj, e ka llogaritur që duke blerë një shtëpi, kjo kosto reduktohet”, u shpreh Sako për iFront.

Integrimi ekonomik mes dy vendeve të një kombi po vlerësohet si një gjë e mirë sepse zgjeron tregun për mallra dhe shërbime të specializuara.

Në Kosovë situata shihet me sy më ndryshe.

Me investimin e kosovarëve jashtë vendit ikën një pjesë e mirë e kapitalit financiar.

Kështu po vlerëson ekonomisti Besnik Avdija.

“Përveç humbjes së një vlere të caktuar monetare, është edhe humbje e një investimi alternativ në ekonominë vendore. Megjithatë nëse e shohim në aspektin investiv, pronarët mbesin prapë qytetarë të vendit tonë dhe në plan afatgjatë rritet kapitali i tyre, respektivisht fuqia blerëse”, theksoi ai për iFront.

Kompanitë e Patundshmërive: Kërkesat e çmimet në qiell, Durrësi e Shëngjini top destinacione

Kompania kosovare ACCESS Real Estate thotë se janë dyfishuar kërkesat për blerjen të patundshmërive nga kosovarët në Shqipëri. Më të preferuarat mbesin zonat bregdetare.“Ka interes më shumë. Kur ka ndodh tërmeti, vetëm atëherë ka pasë rënie të kërkesës, pastaj ka shkuar duke u rritë, vitin e fundit interesimi është dyfish më i madh, zonat e preferuar janë Durrësi dhe Shëngjini”, u shprehen nga kjo kompani për iFront.

Kompania “Star RealEstate”, e cila operon në Shqipëri, ka treguar “menyn” me çmimet atje.

“Vlora dhe Saranda janë më të shtrenjta. Shëngjin dhe Durrësi më të lira. Në Sarandë nuk gjen banesë nën 100 mijë euro, kurse në Durrës mund të gjesh me 70 -80 mijë euro”, thanë nga kjo kompani iFront.

Kostoja e ndërtimit u rrit pas ngritjes së çmimit të çimentos.

Continue Reading

Infrastrukturë

Tuneli i rrugës ‘Agim Ramadani’ do të ndërtohet për 4 milionë euro

Published

on

Makinat do t’iu lëshojnë vend këmbësorëve. Kjo pasi në rrugën “Agim Ramadani” do të ndërtohet një tunel në të cilin pastaj do të mund të kalojnë veturat, e pjesa sipër do të shndërrohet në shesh.

Ai do të kalojë nga Teatri i Qytetit e deri te komuna e vjetër dhe nga Xhamia e Madhe në drejtim të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Nga Komuna pohuan se projektimi tashmë është përcjellë për tenderim.

“Në kuadër të projektimit do të bëhen edhe analiza arkeologjike, të cilat do të na njoftojnë për pjesën nëntokësore sepse jemi në një zonë historike. Po ashtu do të punojmë në detaje sa i përket pjesës së projektimit dhe pasi ta kemi kontraktonin, për 3-4 muaj do ta kemi projektin dhe jemi të interesuar që pas përmbylljes së projektit ta buxhetojmë, që në vitin 2024 të nisin punimet”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Investimeve Kapitale, raporton magazina televizive Ju Flet Prishtina.

E eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, pohon se kryeqyteti ka nevojë për këso projektesh të infrastrukturës, veçse këshillon që të bëhet studim i mirë i fizibilitetit paraprakisht.

“Njëra nga projektet që është diskutuar kohë më parë, diku 6-7 vite është projekti i nënkalimit. Po shpresoj se do të ketë lëvizje për qendrën e Prishtinës, zonën e parë, si dhe do të jetë më pas një mundësi e mirë e qarkullimit të automjeteve duke ia shtuar edhe qarkoren rrethore, e cila është e domosdoshme për atë pjesë të qytetit”, tha Dedaj.

Këtë e vlerësojnë edhe qytetarët pasi duan të kenë më shumë hapësirë për ta. Megjithatë ka edhe të atillë që janë skeptikë se kjo do të implementohet shpejt.

Nga Komuna pohuan se kostoja do të dihet kur të përmbyllet projekti, por nga planifikimet aktuale kjo pritet të kushtojë rreth 4 milionë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending