Connect with us

Infrastrukturë

Në fund të gushtit kthehet në funksion Blloku B1 i “Kosovës B”

Published

on

Periudhën disa mujore të qetësisë elektroenergjetike që pati Kosova pas krizës së madhe energjetike të shpërfaqur në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, e destabilizoi ndjeshëm nisja e punëve të remontit në Bllokun B1 të termocentraleve “Kosova B”.

Remonti i planifikuar i B1-shit ka nisur saktësisht më 7 gusht, dhe është paraparë që punët remontuese në këtë stabiliment të zgjasin diku deri më 27-28 gusht. Pra, kanë mbetur edhe disa ditë, më saktësisht edhe 4-5 ditë deri në kthimin në punë të kësaj njësie prodhuese të termocentraleve të Kosovës, që në njëfarë mënyre të tejkalohet së paku për një kohë kriza elektroenergjetike për mungesë të energjisë së prodhuar nga termocentralet tona.

Nëse nuk ndodhë ndonjë e papritur dhe ndonjë defekt teknik i paparashikuar, nga fundi i gushtit do të jenë në prodhim gjithsej katër blloqe të termocentraleve (B1 dhe B2 të “Kosova B” dhe A3 e A4 të “Kosovës A”, që bashkarisht do të prodhonin diku rreth 780 megavatë-orë energji elektrike (B1 dhe B2 bashkarisht diku rreth 520 megavatë-orë dhe A3 dhe A4 bashkarisht 260 megavatë-orë), që i bie thuaja se aq sa përafërsisht lëvizë konsumi i Kosovës në ditët verore.

Në këtë sasi që do të ketë në dispozicion Kosova pas rikthimit të B1, duhet shtuar edhe diku rreth 100 megavatë-orë të prodhuara nga stabilimentet te energjisë së rinovueshme.

Në muajt në vijim, në remont do të jetë vetëm blloku A5, i “Kosovës A”, tek i cili do bëhet remonti kapital dhe do të zgjasë diku deri në nëntor të këtij viti. Kjo është gjendja aktuale, e shpërfaqur qartë sidomos pas shkuarjes së përnjëhershme në remont të A5-shit dhe B1-shit, përkatësisht pas ndërprerjes së prodhimit në këto dy stabilimente./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Fillon asfaltimi i rrugës së Patrikanës në drejtim të Rugovës

Published

on

Mëngjesin e sotëm ka nisur asfaltimi i rrugës së Patrikanës që çon në drejtim të Rugovës.

Kjo rrugë ka kohë që ishte në gjendje te mjerueshme dhe shkaktonte ndotje nga pluhuri i madh pas kalimit të veturave.

Ky është një lajm i mirë edhe për turistët që frekuentojnë bukuritë e Rugovës gjatë stinës së verës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës fton qytetarët në diskutim të përgjithshëm publik

Published

on

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kryetari Përparim Rama do mbajë diskutim të përgjithshëm publik me qytetarët më 25.06. 2024 në Sallën e Kuvendit Komunal me anë të live stream.

Në diskutim përpos kryetarit, të pranishëm do jenë edhe nënkryetarët, Alban Zogaj, Donjeta Lushaku si dhe ekipi i drejtorëve të drejtorive komunale.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë, si mundësi për hapjen e temave të rëndësishme në interesin e përgjithshëm.

Qytetarët mund të lënë koment dhe sugjerime deri më 25.06.2024 në adresat e publikuara në link.

https://prishtinaonline.com/lajmet/4171/komuna-e-prishtines-organizon-diskutim-te-pergjithshem-publik

Continue Reading

Infrastrukturë

Ferrovial shet aksionet e kompanisë indiane të ndërtimit të rrugëve për 214 milionë euro

Published

on

Kompania e infrastrukturës me seli holandeze Ferrovial ka shitur aksionet e saj të kompanisë indiane të ndërtimit të rrugëve IRB Infrastructure Developers nëpërmjet degës së saj Cintra.

Ferrovial njoftoi se kishte shitur 5% të aksioneve të saj në IRB për 214 milionë euro (231.4 milionë dollarë amerikanë) nëpërmjet një ‘marrëveshjeje blloku’ ose vendosjes së 301.9 milionë aksioneve me investitorët institucionalë në Bursën Kombëtare të Stock (NBE) dhe Bursën e Bombeit (BSE). ).

Pavarësisht shitjes, Ferrovial mbetet aksioneri i dytë më i madh i IRB me 19.9% ​​të aksioneve.

Kompania holandeze gjithashtu do të mbajë të njëjtin përfaqësim në bordin e drejtorëve të IRB dhe se shitja e 5% të aksioneve do të rriste likuiditetin e aksioneve të IRB.

Operacioni vjen pas njoftimit të fundit për blerjen e 24% në IRB Infrastructure Trust. Ferrovial tha se kjo do të “plotësonte” strategjinë e saj në Indi, një treg me “perspektiva të shkëlqyera rritjeje afatgjata”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending