Connect with us

Infrastrukturë

Në fshatin Hajnoc të Kamenicës vendoset gurthemeli i urës për këmbësorë

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ndalesën e radhës gjatë vizitës në këtë komunë e pati në fshatin Hajnoc, që banohet me shumicë serbe, me rastin e vënies së gurthemelit tek ura për këmbësorë. Aty u mirëprit nga përfaqësuesi i fshatit Radovan Antiq dhe banorë të fshatit.

Rregullimi i urës për këmbësorë, e cila kalon mbi lumin Morava, që lidh fshatin Hajnoc me qytetin dhe fshatrat e tjera, ka qenë kërkesë e banorëve që jetojnë aty. Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Kamenicës ka ndarë mbi 85 mijë euro.

“Gjatë inaugurimit kryeministri Kurti, u shpreh se janë të interesuar që t’i ndihmojnë sa më shumë qytetarëve, pasi që sipas tij, ata e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre me punë të ndershme, me angazhim qytetar, por gjithashtu edhe me këtë bashkëjetesë që është shembull për mbarë Kosovën. Ai falënderoi kryetarin Rahimaj dhe ministrin Rashiq për punën dhe angazhimin në adresimin dhe realizimin e kësaj kërkesë të drejtë dhe nevoje të banorëve të këtij fshati. Radovan Antiq, banor i fshatit, teksa u shpreh falënderues për projektin në fjalë tha se urat janë të rëndësishme për ne, sepse ato bashkojnë njerëzit e fetë e bashkojnë të gjithë njerëzit qëllim mirë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndërkaq, ministri Rashiq theksoi se kryeministri Kurti ka treguar gjithmonë gatishmërinë dhe vendosmërinë për të ndihmuar në të gjitha problemet e sfidat e qytetarëve tanë dhe falënderoi banorët e fshatit për nismën e tyre e kryetarin e Komunës për bashkëpunimin e ngushtë.

Sipas njoftimit, për urën kryesore, krahas kësaj për këmbësorë, që do të lidhë fshatin Hajnoc me qytetin dhe fshatrat tjera përreth, foli kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, i cili njoftoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht ministria e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, tashmë ka ndarë 700 mijë euro dhe tha se shpreson që gjatë këtij viti të ecin mbarë procedurat e prokurimit, ashtu që ndërtimi të mund të filloj sa më parë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Auditori: NPB-ja shkurtoi afatin për tenderin mbi 300 mijë euro për riparim të rrugëve pa arsyetim të qëndrueshëm

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka shkurtuar pa ndonjë arsyetim të qëndrueshëm afatin kohor për dorëzim të ofertave në tenderin mbi 300 mijë euro për riparim të rrugëve.

Sipas raportit të auditimit për vitin 2023 për NPB-në, kjo ndërmarrje publike lokale afatet kohore për tenderin “Riparimi i Rrugëve Urbane dhe Rurale” në vlerë 313 mijë euro, i ka shkurtuar për 7 ditë, nga 20 ditë sa duhet të jetë sipas ligjit, në 13 ditë.

“Afati kohor për dorëzimin e tenderëve/aplikacioneve është shkurtuar me arsyetimin se natyra e punëve ka të bëjë me intervenime urgjente” – thuhet në gjetjen e ZKA-së, shkruan Kallxo.com

Në lidhje me këtë, sipas ZKA-së, Departamenti i Monitorimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ka vlerësuar se nuk ka pasur ndonjë detyrim emergjent, duke marrë parasysh lëndën dhe natyrën e aktivitetit.

“..andaj ka rekomanduar NPB-në të veprojë sipas nenit 44 të LPP-së dhe këtë aktivitet të prokurimit ta realizojë me afate të rregullta, mirëpo ky rekomandim nuk ishte zbatuar nga ndërmarrja” – thuhet tutje në raport.

Në gjetjen e saj, Zyra Kombëtare e Auditimit ka thënë se shkurtimi i afateve pa arsyetime bindëse dhe të bazuara ligjore, mund të kufizojë konkurrencën dhe për rrjedhojë mosmarrjen e ofertave më të përshtatshme për kompaninë.

Me këtë gjetje të ZKA-së, Ndërmarrja Publike Banesore është pajtuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Published

on

Ministria e Infrastrukturës njofton se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani I Elezit.

Bllokimi I këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani I Elezit), shkruan Indeksonline.

Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda).

Punimet në hekurudhë është duke i realizuar kompania “G.C.F Generate Construzioni Ferroviarie-dega në Kosovë.

Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Pjesa e jashtme e klimës vendoset brenda objektit të Spitalit në Ferizaj (VIDEO)

Published

on

Një pamje e pazakontë është raportuar nga Spitali i Ferizajt. Pajisja e klimatizimit, e cila vendoset jashtë objekteve, është parë e vendosur brenda hapësirës së spitalit në njërin repart.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Kallxo.com pamje të pajisjes.

Sipas qytetarit anonim, brenda objektit është temperatura e lartë nga pajisja në fjalë.

Kallxo.com ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Fikret Arifi i cili thotë se pajisja ka kohë që është e vendosur aty.

Sipas tij, në hapësirën e brendshme të spitalit është i vendosur “Autoklavi” pajisje kjo e cila kryen sterilizimin e manteleve, fashave e pajisjeve të tjera kirurgjike.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2115359122163589

Arifi shtoi se kjo pajisje ka nevojë që të ketë hapësirë të ftohtë dhe objekti ua ka pamundësuar që pajisjen e jashtme të klimatizimit ta vendosin jashtë objektit.

“Objekti i Ferizajt është veç i adaptuar. Nuk është spital ai, ajo ka qenë Mjekësi Familjare dhe tërë kohën vetëm është meremetu.

Qajo pjesa e ‘Autklavit’ i bie bash në mes të Spitalit, nuk ka shansë këto gypat a çka janë me i qitë jashtë. Ata e kanë qitë me e zbut situatën për një ‘Autoklav’ që është aty e temperaturat e larta që po bëhen brenda aty kanë bërë defekte të shpesha”- deklaroi Arifi.

Ai shtoi se presin një pajisje të re të ‘Autoklavit’ dhe se planifikojnë për ta vendosur në një objekt jashtë spitalit.“

Dje (27.05.2024) e dhamë idenë që me e shpu tavanin dhe me e qitë krejt naltë, punëtorët na thanë që s’munden me dhanë garancion që nuk pikë shiu”- shtoi Arifi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending