Connect with us

Infrastrukturë

Në dy rrugë të Prishtinës nga nesër qarkullimi bëhet përkohësisht në dy drejtime

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga nesër, 16 Maj 2020, qarkullimi në rrugën “Imzot Mark Sopi” nga Katedralja deri në kryqëzimin me rrugën “Nazmi Mustafa” dhe rruga “Nazmi Mustafa” bëhet përkohësisht në dy drejtime.

Ky ndryshim i përkohshëm do të ndodhë për shkak të punimeve në rikonstruktimin e rrugëve në lagjen Pejton të kryeqytetit.

“Po ashtu, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i trafikut, ju lusim që t’i largoni veturat e juaja deri nesër, e shtunë 16 maj, në ora 10:00” ka thënë Komuna në njoftimin e lëshuar./Ndërtimi.info/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjermania po prodhon më pak makineri!

Published

on

Kostot e larta të energjisë, kërkesa e dobët globale, një zhvendosje shkatërruese drejt ekonomive neto zero dhe konkurrenca në rritje nga Kina po ngrenë pyetje ekzistenciale për modelin ekonomik të Gjermanisë.

Drejtorët ekzekutivë dhe lobet e biznesit thonë se baza e saj e fortë industriale historikisht është afër plasaritjes, një rrezik “de-industrializimi” i shoqëruar shpesh me thirrje për mbështetje nga qeveria. Të dhënat mujore të prodhimit industrial japin pamjet më të dukshme se si po ecën sektori, duke treguar një rënie të qartë që nga fundi i vitit 2017, të përkeqësuar nga pandemia COVID-19 dhe tani lufta në Ukrainë, transmeton SCAN.

Sipas analistëve, në Gjermani, është relativisht e qartë se prodhimi industrial do të mbetet më i ulët se përpara rritjes së çmimit të energjisë me luftën në Ukrainë. Prodhimi industrial i referohet sektorëve të prodhimit, energjisë dhe ndërtimit. Treguesi është një indeks i bazuar në një periudhë referimi dhe tregon ndryshime në vëllime.

Megjithëse ky tregues jep pamjen më të përditësuar se ku po shkon industria, ekonomistët përdorin masa të tjera për të marrë një kuptim më të gjerë të trendit. Një e tillë është se sa vlerë i shtohet ekonomisë nga prodhimi dhe kjo ka rënë vetëm pak. Në fakt, indeksi kryesor evropian i shërbimeve publike nuk ka pasur një vit pozitiv që nga viti 2020.

Ekonomistët mendojnë se Gjermania me të vërtetë po prodhon më pak makina, apo produkte të tjera dhe si rrjedhojë po eksporton më pak prej tyre. Por, nëse shikohet se sa fitojnë në të vërtetë kompanitë nga kjo situatë, vlera e shtuar për produkt është rritur.

Kjo tregon se kompanitë po ngjiten në shkallët e cilësisë. Një faktor tjetër është se, me zinxhirët e furnizimit të shtrirë nga pasiguritë tregtare të pesë viteve të fundit, kompanitë po sigurojnë më shumë lëndë të parë në vendin e tyre.

Me 20%, pjesa e prodhimit në prodhimin e përgjithshëm të Gjermanisë është shumë më e lartë se mesatarja 16% në Bashkimin Evropian dhe me përjashtim të Japonisë, shumë më e lartë se në ekonomitë e tjera kryesore të botës.

Disa ekonomistë e përkufizojnë de-industrializimin si një humbje të konsiderueshme të punëtorëve në sektorin industrial. Megjithëse të dhënat tregojnë një prirje rënëse afatgjatë, prodhimi në Gjermani ende përbën 27% të punësimit total, nga 32% 20 vjet më parë, tregojnë shifrat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Kjo mbetet një përqindje shumë më e madhe se në ekonomitë e tjera të mëdha të eurozonës, me përjashtim të Italisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

BE miraton një kredi prej 325 milionë eurosh për rinovimin e linjës hekurudhore në Shqipëri

Published

on

Bashkimi Evropian ka miratuar një kredi prej 325 milionë eurosh për të modernizuar një linjë hekurudhore prej 120 km në Shqipëri.

Projekti do të përfshijë elektrifikimin, rindërtimin e 12 stacioneve, instalimin e një sistemi telekomi dhe sinjalizimi dhe përmirësime të sigurisë për të lejuar trenat të udhëtojnë me shpejtësi deri në 120 km/h.

Linja hekurudhore do të zgjerojë Rrjetin Trans-Europian të Korridorit Mesdhetar dhe do të lidhë kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën me kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Financimi, megjithëse Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE-së, u miratua në bazë të iniciativës Team Europe, duke kombinuar fondet nga Banka Evropiane e Investimeve, Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending