Connect with us

Infrastrukturë

Në Çeki implementohet prototipi i hapësirave publike që ofrojnë distancë sociale

Published

on

Firma e arkitektëve “HUA HUA Architects” ka projektuar një propozim i cili mund të koordinoj njerëzit në hapësira publike, pas COVID-19.

Programi i emërtuar “The Gastro Safe Zone” ka për qëllim të ‘zgjojë’ bizneset gastronomike duke rregulluar hapësirat e jashtme të ngrënies  dhe duke siguruar masat e kërkuara për distancën sociale. Prototipi i parë tani më është instaluar në rrugët e qytetit Brno të Republikës Çeke.

Përderisa distanca sociale ka dalur të jetë mënyra më efektive e luftimit të një pandemie, “HUA HUA Architects” ka zhvilluar një nismë të rrjetit hapësinor e cila transformon hapësirat publike në zona të sigurta dhe të përcaktuara, ku njerëzit mund të ushqehen pa e përhapur virusin. Me qëllim që të rregullojë ngrënien e ushqimit në hapësira të jashtme, iniciativa ka ftuar për bashkëpunim autoritetet në mënyrë që biznesi i gastronomisë të rikthehet me hapa të sigurt.

Duke iu përmbajtur kritereve të dhëna nga autoritetet, çdo zonë e sigurt është e paisur me një set të hapësirave të ngrënies.

“Seti i hapësirave të ngrënies ka tre ulëse përreth një tavoline të rrumbullakët, ajo është e dizajnuar si një pjesë e vetme, është e palëvizshme, stabile dhe rezistente dhe e ndërtuar nga materiale që mund të dezinfektohen dhe pastrohen shpesh”, kanë thënë HUA HUA Architects.

“The Gastro Safe Zone” është gjithashtu një projekt afatgjatë. Pas kalimit të virusit korona, setet e ngrënies së ushqimit mund të shërbejnë si orendi publike ose mund të përdoren në parqe. Me prototipin e parë të instaluar në rrugët e Brno të Republikës Çeke, projekti mund të adaptohet për hapësirat e qyteteve nëpër botë, shkruan ArchDaily, transmeton Ndërtimi.info.

Infrastrukturë

Tuneli spirale i ndërtuar në Kinë, njihet zyrtarisht si më i gjati në botë

Published

on

Një tunel spirale në Kinë, i ndërtuar nga gjigandi kinez i ndërtimit China State Construction (CSCEC), është njohur si më i gjati në botë.

Guinness World Records ka lëshuar një certifikatë për të konfirmuar statusin e tunelit Hankou në autostradën Xinxiang-Jincheng, e cila është 4,457 metra e gjatë, si pjesa më e gjatë e tunelit rrugor spirale në botë.

Autostrada Xinxiang-Jincheng përfshin 69.8 km që lidh provincat Henan dhe Shanxi nëpërmjet maleve Taihang.

Sistemi spirale i tunelit të autostradës së shpejtë përbëhet nga nëntë tunele që kalojnë nëpër vargmalin malor, me një gjatësi totale prej 28 km.

Tuneli Hanko varion në lartësi nga 784m deri në 893m, me një diferencë maksimale në lartësi ndërmjet hyrjes dhe daljes së tunelit prej 109m, dhe ka një rreze minimale prej 70m.

CSCEC përdori BIM për projektin, si dhe kodet e identifikimit për materialet në kantierin e ndërtimit për të minimizuar humbjet. Ai përdori gjithashtu sensorë IoT në të gjithë vendin e ndërtimit për të mbledhur të dhëna në kohë reale mbi vendosjen e tokës, uljen e harkut dhe matje të tjera.

Autostrada e shpejtë u hap në vitin 2022./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Marrëveshje prej 302 milion € për ndërtimin e fabrikës hekurudhore zvicerane

Published

on

Një konsorcium i udhëhequr nga kompania zvicerane e ndërtimit CSC Costruzioni ka fituar një kontratë me vlerë 302 milionë euro (327 milionë dollarë amerikanë) për të ndërtuar një fabrikë të re hekurudhore në Zvicër.

CSC Costruzioni, një degë e Webuild, mban një aksion prej 67% në konsorciumin që do të ndërtojë projektin Nuovo Stabilimento Industriale Ferroviario (NSIF) në Ticino, Zvicër.

Konsorciumi i quajtur Consorzio Officine Ticinesi OFT do të zbatojë punimet përgatitore dhe punimet e gërmimit për FFS (Ferrovie Federali Svizzere) përpara se të ndërtojë godinën kryesore, ndërtesat teknike pranë dhe të gjitha punimet për zonat e jashtme.

Puna pritet të nisë në korrik të këtij viti, përpara përfundimit në vitin 2027./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Korsi për autobusët dhe rehabilitimi i stacioneve në Tiranë, lidhet kontrata

Published

on

Projekti për ndërhyrjen në disa rrugë në Tiranë për të mundësuar korsi të dedikuar për autobusët si dhe rehabilitimin e disa stacioneve ka tashmë një kontratë të finalizuar.

Bashkia e Tiranës njoftoi në sistemin e prokurimeve se procedura që ka këtë objekt është fituar nga kompania “Liqeni VII” për një vlerë 95.2 milionë lekë me TVSH dhe punimet do të kryhen në harkun kohor të 9 muajve.

Referuar dokumenteve të bëra publikë në fazën e parë të prokurimit parashikohen ndërhyrje në disa segmente. Kështu projekt zbatimi i korsive të dedikuara për autobus përfshin rrugët:

– Unaza e mesme (nga kryqëzimi i “Brrylit” deri te ura “Vasil Shanto” në të dyja anët e lumit “Lana”).

– E “Kavajës” (segmenti nga sheshi “Mustafa Qemal Ataturku” – kryqëzimi me “Ibrahim Rugova”)

– “Muhamet Gjollesha” (segmenti nga ura “Vasil Shanto” – sheshi “Karl Topia”)” thuhet në dokument.

Të njëjtat dokumente parashikojnë edhe rehabilitim të stacioneve ku përfshihen 3 korridoret e linjave të transportit publik qytetës si dhe zonën përreth qendrës ku dhe përqendrimi i udhëtarëve dhe kërkesa për transit është më e madhe:

– Linja “Kinostudio Kombinat”

– Linja “Tirana e Re”

– Linja “Unaza,

“Rrugët janë kryesisht në gjendje të mirë. Ka dëmtime të riparueshme në pjesën e asfaltit në disa segmente ku aktualisht janë vend parkime për automjete.

Sipas detyrës së projektimit rrjeti i kanalizimeve te ujërave dhe bardha dhe te zeza është funksional dhe ne gjendje te mire.

Në stacionet e urbaneve mungojnë tabelat informuese për qytetarët. Në mungesë të një korsie të dedikuar autobusëve kemi vonesa në frekuencën e tyre, trafik, tejmbushje e tyre.

Gjithashtu është i nevojshëm rehabilitim i kurorave të gjelbërta përgjatë segmenteve të projektit, vend grumbullim të mbetjeve urbane dhe elementit ndarës/mbrojtës të kësaj korsie të përshtatshme për evitimin e “kërcimit të gomave” nënvizonte dokumenti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending