Connect with us

Trashëgimia

Në arën me kumbulla, mbishkrimi antik ‘vulos’ lidhjen me Dardaninë

Published

on

Grumbuj rëre, gurësh dhe mbeturinash janë hedhur në dy anët e një grope të madhe në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, rreth 15 kilometra afër kryeqytetit, përderisa arkeologët e kanë të vështirë ta balancojnë kohën e tyre në mes kërkesave të gazetarëve në vend, paraqitjeve nëpër studio televizive, takimeve me liderët politikë dhe gërmimeve që planifikojnë t’i realizojnë.

Vëmendja ditëve të fundit është e fokusuar në një tokë bujqësore private të mbjellë me kumbulla, që nga momenti kur një fotografi e një zbulimi arkeologjik u bë virale në rrjete sociale.

Në të njëjtin vend arkeologët vitin e kaluar zbuluan një bazilikë antike të shekullit të gjashtë.Kjo bazilikë, kishë Paleokristiane, doli të ketë një mbishkrim të dedikuar për perandorin Justinian dhe gruan e tij Teodora – ‘Urbem Dardania’ që do të thotë ‘qytet në Dardani’” –  e që sipas arkeologëve këtu dëshmohet origjina dardane e perandorit më të madh bizantin.

Justiniani kishte lindur në Tauresium, që mendohet se ka qenë në afërsi të Shkupit të sotëm.Mbishkrimi është zbuluar në afërsi prej 100 metrave nga Parku Arkeologjik i Ulpianës, më saktë në kishën që ishte zbuluar në gusht të vitit të kaluar.

Gërmimet janë mbështetur nga Bashkimi Evropian në vlerë 1 milion euro, në kuadër të projektit  “Misioni Arkeologjik Evropian në Kosovë: nga Ulpiana në Justiniana Secunda”, i cili u lansua në dhjetor 2021 dhe pritet të përfundojë në dhjetor 2024.

Ndërsa, që nga viti 2017, ka një marrëveshje bashkëpunimi për këto gërmime në mes Universitetit të Prishtinës, Institutit të Arkeologjisë dhe Institutit “Ecole Normale Superieure” nga Parisi./Media Ndërtimi

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending