Connect with us

Ndërtim

Ndikimi i koronavirusit në sektorin e ndërtimit dhe masat parandaluese të dështimeve

Published

on

Coronavirusi tashmë ka prekur mbi 100 shtet në gjithë botën, duke ndikuar pothuajse në të gjitha sferat. Kjo pandemi ndikim ka edhe në sektorin e Ndërtimatrisë. Kilpatrick Townsend & Stockton LLP (firmë avokatësh që merren me shërbime këshilluese të ndërmarrjeve) ka dalë me disa këshilla për kompanitë e ndërtimit, transmeton Ndërtimi.info.

Ku jemi? Megjithëse shumica e rasteve janë të lehta, numri i rasteve me koronavirus (COVID 19) në mbarë botën tani ka kaluar shifrën 150,000. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin pandemi. Natën e kaluar presidenti, Donald Trump, njoftoi për kufizimet e udhëtimeve nga Evropa për një periudhë 30 ditore. Qytetet dhe shkollat janë duke u mbështëtur në distancën sociale për të mbajtur shpërndarjen në nivel të ulët; dhe duke reflektuar me anulimin e mësimit dhe stafi i punëtorëve po udhëzohet që të punojnë nga shtëpia, transmeton Ndërtimi.info.

Çfarë do të thotë kjo për fushën e ndërtimit, industri kjo që varet nga “e prekshmja”- nga puna e stafit në vendpunishte dhe nga pranim-dorëzimi i materialeve ashtu siç janë porositur? Edhe pse humbja ekonomike asnjëherë nuk mund të krahasohet me humbjen në njerëz që shumë vende të botës e kanë përjetuar, industria e ndërtimit duhet të përgaditet për ndërprerje të paevitueshme të punimeve pasi që ky ndikim global do të prekë brigjet e shtëpisë, do të shfaqen vonimet në orarin e punës dhe do të ndjehen humbjet ekonomike.

Bëhuni proaktiv, jo reaktiv.

Mbrojtja e agjendës – Parashikoni ndërprerjet e dërgesave dhe bëni çfarë të mundeni për të parandaluara ndikimet serioze në agjendën tuaj. Nëse jeni nënkontraktues elektrik ose teknin i mekanikës që ofroni sasi të konsiderueshme të materialeve për projekte mendoni se sim und të kapërceni mungesën në materiale ose në dërgesa të materialeve që mund të keni. A keni materiale rezervë në magazina, nëse jo a keni mundësi financiare dhe logjistike të siguroni një rezervë të tillë tani, në mënyrë që të mbajë biznesin tuaj gjallë gjatë muajve të ardhshëm?

Ndërtimi nuk është i panjohur me mungesën e fuqisë punëtore, dhe industria duhet të përgaditet për mungesa të përkohshme të fuqisë punëtore përderisa shoqëritë po ndikohen nga virusi dhe nga trended globale në ndalesa dhe kufizime në komunitete dhe udhëtime. Nëse puna juaj bëhet nga një staf, mendoni se si do të bëni zevendësime në fuqi punëtore dhe si të ofroni mbulesë për ata që mungojnë si pasojë e semurjes. Konsideroni edhe nëse ndonjë punë mund të bëhet jashtë vendit të punës, si fabrikime të caktuara, nëse performance në vendpunishte kufizohet.

Rishikoni tani kontratat tuaja – Rishikoni tani të gjitha procedurat e cekura në kontratat tuaja dhe afatet që parashihen në to. Nëse mendoni se dërgesat e materialeve mund të vonohen dhe mund të kenë ndikim në performancën tuaj njoftoni palët e duhura me procedurat e duhura. Bëjauni të qartë se pse këto ndërprerje kanë ndodhur. Siguroni të gjitha palët që do të ndjekni obligimet tuaja të punës në mënyrë që të mos ketë pretendime të mundshme hakmarrëse kundër jush për shkelje me paramendim. Kërkoni shtyrje të afateve nëse parashikoni vonesa.

Dokumentoni, dokumentoni, dokumentoni – Duke filluar që tani, formuloni një letër që ilustron përpjekjet tuaja për të kryer punën tuaj në kohë. Nëse orari juaj ndikohet nga ndonjë tregti tjetër në vend, dokumentojeni përmes fotografive se qysh nuk ka ardhur ende radha për punën tuaj dhe formoni regjistrat e detajuara të punës që e pasqyrojnë të njejtën gjë. Mbani kopje të të gjitha shkresave dhe transmetimeve të tyre dhe poashtu tregoni pajtueshmërinë me procedurat që parashihen në kontratë. Kontrata e juaj mund të kërkojë që shkresat të dërgohen brenda një numri të caktuar ditësh dhe në një adresë të caktuar. Mbani kopje të të gjitha dokumenteve që tregojnë për vonesat në transport. Parashikoni të gjitha dëmet e vonesave dhe bëni çfarë të mundeni tani për t’u mbrojtur nga një përfundim i gabuar. Nëse është e aplikueshme mbani kompanitë e ndërmjetësimeve dhe të sigurimeve të njoftuara për ndikimet në projekte.

Forca madhore – e mira dhe e keqja. Nëse biznesi juaj i ndërtimit është si shumica atëherë qëllimi juaj është që të mbaroni punën në afat sa më të shkurtër për aq sa ju lejon klima, dhe jo të hiqni dorë nga punë të vlefshme. Një klauzolë e forcës madhore mund të lirojë palët kontraktuale kur lindin rrethana të caktuara përtej kontrollit të tyre, të cilat e bëjnë punën e pamundur. Shikoni kontratën tuaj nëse e përfshinë një klauzolë e tillë e forcës madhore ekziston, dhe nëse po, lexojeni në mënyrë strikte. Klauzolat e forcave madhore zakonisht janë të draftuara për të identifikuar ngjarje specifike ( akte lufte, zjarre, terrorizëm, greva pune etj.) dhe kontrata juaj mund të mos përfshijë epidemi apo pandemic. Merrni shënime nëse klauzola juaj kërkon që të tregoni përpjekje për zbutje dhe nëse ka një afat të caktuar për njoftimin e palëve tjera të përfshira në raste të ngjarjeve me forca madhore. Kërkoni këshilla ligjore para se të thirrni një klauzolë t ëforcës madhore pasi që mund t ëket ëpasoja të paparashikueshme.

Edhe një herë, bëhuni proaktiv, jo reaktiv. Përderisa bota pauzon në përgjigjen ndaj koronavirusit, kushtojini kohë vlerësimit se ku jeni tani në secilën nga punët tuaja dhe vlerësoni se sim und t’i çoni projektet e tuaja përpara pavarësisht ndërprerjeve të mundshme në punë dhe materiale gjatë javëve të ardhshme.

Ndërtim

Arabia Saudite ndërton një tjetër park të madh ujor në qytetin Qiddiya

Published

on

Fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite ka njoftuar ndërtimin e një parku të dytë të madh tematik ujor për qytetin Qiddiya në jugperëndim të Riadit.

Parku Aquarabia do të ketë 22 udhëtime dhe përvoja miqësore për familjen, me bazë uji. Ai mbështetet nga Kompania e Investimeve të Qytetit Qiddiya (QIC), e cila është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).

PIF tha se parku i ri ujor do të ishte më i madhi në rajon dhe do të plotësonte Qytetin Six Flags Qiddiya prej 1 miliard dollarësh, parkun kryesor të qytetit dhe parkun e parë Six Flags që do të projektohet dhe ndërtohet jashtë Amerikës së Veriut. Kontraktorët e Përgjithshëm Almabani të Arabisë Saudite dhe Bouygues i Francës nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar atë park tematik ujor, i cili mbulon një sipërfaqe prej 320,000 m2, në vitin 2021.

Uji i ricikluar do të përdoret në ujitjen dhe ftohjen e Aquarabia, ndërsa PIF premtoi se mbetjet e ujit do të “uleshin deri në 90%”.

Të dy parqet janë në ndërtim dhe janë caktuar për t’u përfunduar në vitin 2025, me një datë hapjeje ende për t’u komunikuar.

Qyteti Qiddiya do të shfaqë disa atraksione argëtuese, sportive dhe kulturore, duke përfshirë një zonë lojrash dhe e-sportesh, stadiumin Mohammed bin Salman me shumë sporte, një pistë sportive motorike dhe parkun tematik të shpallur së fundmi Dragon Ball.

Argëtimi, koha e lirë dhe sportet janë një nga 13 sektorët strategjikë të PIF për investime, në përputhje me Vizionin 2030 të Arabisë Saudite, i cili synon të diversifikojë ekonominë e Mbretërisë së pasur me naftë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?

Published

on

Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.

“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.

Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.

“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:

Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.

Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha

Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.

Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!

Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.

Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.

Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

on

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending