Connect with us

Aktuale

Punëtorët e ndërtimit janë infektuar gjithandej në botë, puna po ndërpritet

Published

on

Kompanitë e sektorit të ndërtimit dhe organizatat tjera të kësaj industrie po marrin masa të rrepta ndaj kërcënimit të koronavirusit, duke shkallëzuar masa ndaj stafit, pasi përhapja nuk po ndalet. Ndihmë inxhinierëve dhe arkitektektëve po ju kërkohet edhe të adaptojnë hapësira të ndyshme për trajtim. Gjithandej botës po lajmërohen raste të punëtorëve që po infektohen.

“Kompania Gannett Fleming e ka marrë shumë seriozisht këtë kërcënim para se të shndërrohej në pandemi të dukshme dhe ne kemi investuar shumë në përpjekje për të qëndruar në krye të zhvillimit të krizës për t’I mbajtur punëtorët tanë të sigurtë,” tha për median ERN, Robert Scaer, CEO i kompanisë.

Ndër të tjera, Guvernatori Andrew Cuomo i bëri thirrje presidentit Donald Trump që të përdorë korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane për të “shfrytëzuar ekspertizën e saj, pajisjet dhe fuqinë e njerëzve që të rikonfigurojnë dhe pajisin objektet ekzistuese- si bazat ushtarake ose konviktet e kolegjeve – në mënyrë që të shërbejnë si qendra të përkohshme mjekësore,” ai e bëri këtë thirrje në rubrikën e opinioneve të New York Times.

Diku tjetër, ndërtimi i një residence të re banimi në kampusin e Universitetit Bellingham në Washington, është pezulluar  pasi një nga punëtorët në atë vend rezultoi pozitiv për COVID-19, universiteti raportoi këtë ngjarje me 13 mars. Dy nga punonjësit e tjerë të cilët ishin në kontakt gjatë tërë kohës me punëtorin e infektuar janë vendosur tashmë në vetë-karantinë.

Disa media amerikane raportuan më 13 mars se projekti 1.3 miliardë dollarësh i Google me seli në Londër u mbyll për së paku në periudhën 2 ditore pasi një nga nënkontraktorët rezultoi si i infektuar pozitiv në testin për COVID-19. Në këtë vend punojnë rreth 200 njerëz dhe si i tillë besohet të jetë vendi i parë me madhësi të tillë i prekur nga koronavirusi, thuhet në raporte.

Situata u konfirmua nga kontraktori me qendër në Australi, Lendlease, i cili tha në një deklaratë se punonjësi i prekur “është në izolim … dhe, si masë paraprake, punishtja është mbyllur për dy ditë për të lejuar një pastrim të thellë të objekteve”.

Më 13 Mars, Skanska AB me qendër në Suedi kishte raportuar për një punonjës të infektuar dhe disa të tjerë që shfaqnin simptoma në selin e tyre në Norvegji.

Por, kompania nuk raportoi asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në projekte dhe as përçarje të materialeve ose furnizimeve të tjera  ndalesa e mallrave nga Kina. “Sidoqoftë ne jemi duke monitoruar situatën dhe po planifikojmë skenarë të ndryshëm si rënie të prodhimit kinez,” thotë një zëdhënës i kompanisë.

Skanska ndaloi udhëtimet ndërkombëtare për 35,000 punonjësit e saj qysh nga data 3 Mars, por ndalesa 39-ditore e fluturimeve në SHBA për shtetasit evropianë e thirrur nga Presidenti Donald Trump më datë 11 Mars ka shtuar sfidat.

Tregu ynë amerikan përbën një pjesë të madhe të tregut tonë të përgjithshëm. Ne kemi nevojë për t’u takuar, në internet, por edhe ballë për ballë … Kjo është sigurisht më e vështirë këto kohë,” thotë ndër të tjera zëdhënësi.

Që nga fillimi i muajit mars, një ekip i veçantë koordinimi i udhëhequr nga nënkryetari ekzekutiv i burimeve njerëzore të kompanisë ka monitoruar ndikimet e virusit.

Zëdhënësi i kompanisë së dizajnit me qendër në Londër “Arup Group” shprehet se “zyrat tona në të gjithë botën kanë plane emergjente për t’u përballuar me ndërprerjen e tregut dhe ne kemi aktivizuar ato plane ashtu siç kërkohet“.

Ai pranon se “numëri i madh i njerëzve që punojnë nga distanca, në mënyrë të pashmangshme rrit stresin në sistemet tona të IT për sa i përket gjerësisë së grupit, por ne kemi shtuar kapacitete në fushat kryesore strategjike”.

Pasi shkalla e pandemisë u bë e qartë, Arup ngriti një grup drejtues global për të koordinuar veprimet në të gjithë kompaninë.

Rubeela Farooqi, ekonomist amerikan, njëherësh shef në High Frequency Economics, kompani kjo kërkimore në sektorin ekonomik me bazë në New York, parashikon që sektori i ndërtimit ka të ngjarë t’u bashkohet sektoreve tjera në marrjen e ndonjë vendimi madhor për pezullimet e punës  për shkak të shpenzimeve të ruajtjes dhe rihapjes, bazuar në një storje të MarketWatch.

Turmail thotë se AGC po bën “një gamë të gjërave” për të ndihmuar anëtarët e saj, duke përfshirë një faqe online në webin e saj për t’i mbajtur të njoftuar rreth koronavirusit.

Humphreys & Partners Architects, me seli në Dallas, thotë se do të zhvillojë të gjitha takimet vetëm online për 30 ditë, do të kufizojë udhëtimet ajrore dhe do të inkurajojë marrëveshjet e punës nga shtëpia.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending