Kshtu e tha Arbri mram, n’debat t’kanal 10. Me vemendje e kom shiqu e ngu debatin. Pos drejtorve t’Drites e Gilanit edhe dy ish futbollistve, ishin edhe Arbri e Albani. Ish fajtori edhe fajtori present. Amo qudia ma e madhe ishte se akteri kryesor mungojke, ARKITEKTI, edhe ai Arber emrin. Nejse, ai e din pse s’kishte qene n’debat.
Ta shtjelloj pak si asht situata e Stadionit, arsyet e ngecjes dhe e ardhmja.
Pra, arsyja e vertete e ngecjes se punve n’stadion jane kalimi nga kategoria e 2te ne te 4ten te standardave te UEFA. Fillimisht pra asht ba projekti i renovimit te stadionit me 2017. Kte pjese e projekton çdo arkitekt lokal se kemi t’bajm me RENOVIM. Punet fillojne, ngadalsohen, arsyetimet e Arbrit te Gilanit ishin qesharake, jo pandemia jo shiu jo shtrejtimet…s’pijn uje ato o Arber. Mos na nenqmo trunin. Edhe me kto pune shkel e shko, ne nderkohe vjen “nevoja” qe stadioni t’shendrohet ne stadion te kategorise 4 te UEFA.
Dreqi ktu kish hi n’valle tash. S’di kush e kish dhone ste urdher, amo ideja paska qene e mire, lokacioni i gabuar. Pra, projekti i kategorise 2 ka egzistu edhe ka qene publik, sepse ishte per renovim. E kur hini dreqi i paditunise e u vendos per k4, aty s’ka pas projekt. Albani mir e kishte ktu, amo o perzijke qellimisht kategorite 2 e 4 e qe kan randsi ma t’madhe. Kryetari pa’aftsine e tij u mundojke me pergjithsu.
Arberi fajsin e paditunin e pranojke, se s’ka pas projekt t’ri. A e dini pse s’ka pas? Ktu osht krejt nyja e problemit. Pra, edhe Arber arkitekti e qe e kom mik, e ka dijte se ma nuk bahet fjale per renovim, por per ndertim te ri nen temelet e vjetres. Me Arber arkitektin s’kam fole kurr per kte teme, mirpo po besoj se njeri s’ka pervoja me stadione, se osht pune shume e madhe e kompleksive. Pra, Luta i ka pas paret per kat.2, Ministria e ka ndru kat. nga 2 ne 4 , punekrysi s’ka dijt kah me ja nis pa projekt, a projekt te ri s’ka. Ky asht thelbi i problemit. E krejt mas ksaj asht politike. Se nuk ka arkitekt qe mer me projektu stadionin e kat.4 ne temelet e ktij stadioni n’Gilan. Thjesht, teknikisht osht e paegzekutushme, se si ministria, si Luta si Albani, kan konsultu amatera t’cilt projekt t’stadionit me standarde te UEFA, kan pa veq n’jutube. Osht pune super e madhe me projektu stadion k4.
Sa isha n’grupin e projektusve te stadionit ne Katowice e per t’cilin kam pas shkrue ma heret, muj me thone se ishim nja 10 arkitekta, nja 10 inxhinera, teknik etj…stafi nja 40 veta, e njeni ishte menagjer i projektit, kryearkitekti. Kte e tregoj ilustrativisht ish futbollisti mram n’debat me rastin ne Suedi. Se si kteyarkitekti kishte mare medalje, sepse ai asht KRYESORI ne projekt.
Demek, s’ka pas kush me bo projekt k4. Do t’duhej me qene arkitekt me pervoje nderkombtare, e kta kryetart tone kan kujtu e hala po kujtojn se projekti bohet me2€/m². Provone. Qashtu masanej nashta nipat kan me lujt n’stadion t’ri.
Si rezultat i ksaj, Luta azgen amo s’ka dijt, Albani tuc edhe s’po din. Gilani jetim.
Mram arsyetimi ma qesharak i kryetarit ishte kur thojke une s’premtoj data. A dini pse? Se tash e ka kuptu se problemin e kan shkaktue t’paditunit e tash me dal prej situates duhet projekt i ri, e s’ka kush e bon.
Se ai projekt duhet me u verifiku ne UEFA, e nuk osht i shpejte. Se kryetari n’shkurt na thojke se stadionin e nisi si t’nalet shivi. Premtim ky publik. E mram thojke une s’rrej. Upsss… kryetar, kush pi han llafet. Se henez tash e ke kuptu ato qka ta kom thonen qysh n’fushate, si ty si n’publik se stadioni nuk lryhet qashtu. Ky stadion me k4 qaty ku osht kurrr s’munet me u kry e me u qertifiku prej UEFA. As struj t’mjaftushme s’ki atyhit, as trajtim t’ujnave, as rruge etj etj
E keni mar kollaj punen e stadionit, qysh keni me mar kollaj edhe Qendren. Se tek mas 1 vjetve po ju bjen zhetoni n’kry per qka ju kom fole, e tregu e terhjeke vrejtjen para 1 viti. Majemni per fjale edhe per Qendren edhe Komunen e re.
Si rezyme, o Gilanlijt e mi, mos shihni ondra me sy qele, se me kta njerz stadioni k4 e i qertifikum kurr s’ka me u kry. Naj surrogat nashta edhe bohet, amo jo stadion k4 i qertifikum ne UEFA. Telashet e njejta i ka edhe F. Vokrri n’Pr, se UEFA don me terhjeke licencen.
E kta t’meqmit e Gilanit, tu dasht me mbulu paditunijen e vet, mram folshin per pazarin e asfalltimet. Kuku per neve me kta amatera.
Tung e bofshi. A ti kryetar, mos thuj se s’premtoj, se premtimin e ki bo publik.
Kryetar, a je nis per n’shpi a jo?
Se mram veq keni kallxu se s’keni haber per pune t’mdhaja. Kur s’din vet ata qe dijne.
Opinion nga arkitekti Lulzim Behxheti./Media Ndërtimi.